Botërori çdo 2 vjet/ Conmebol nuk lejon ekipet e Amerikës së Jugut të marrin pjesë

147
Sigal

Pas UEFA-s, edhe Conmebol ka hedhur poshtë propozimin më të ri të FIFA-s për organizimin e kampionateve Botërorë çdo dy vite.

Konfederata Amerikano-Jugore e Futbollit ka kërcënuar FIFA-n se nëse miraton një propozim të tillë atëherë ata do të ndalojnë Brazilin dhe Argjentinën të marrin pjesë në Botëroret që do të zhvillohen çdo dy vite, pasi e kanë cilësuar të padrejtë, pa asnjë arsye.

Madje sipas Conmebol një Botëror çdo dy vite nuk sjell asnjë avantazh, kështu që kanë njoftuar FIFA-n se nëse diçka e tillë zyrtarizohet atëherë 10 shtetet e Amerikës së Jugut nuk do të marrin pjesë në Botëror.