Bologna fiton me përmbysje spektakolare ndaj Interit, Mihajlovic jep leksion (VIDEO)

325
Sigal

Bologna i jep një leksion të mirë futbolli Interit në duelin e javës së 30-të në Seria A. Skuadra e Mihajlovic fitoi 2-1 me përmbysje në “San Siro”, duke i bërë një përmbysje të papritur ndeshjes. Lukaku zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të, pasi u gjend me portën e boshatisur. Në fillimin e pjesës së dytë Bologna mbetet me një futbollistë më pak, ndërkohë që Interi shpërdoroi një penallti me Lautaron. Miqtë nuk u dorëzuan, teksa edhe pse në disavantazh numerik barazuan me Juwara. Gjithsesi të papriturat nuk mbaruan, teksa Bastoni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 3 minuta pas daljes së tij, Barrow finalizoi një aksion spektakolar të ekipit të Mihajlovic.