“Besimi i tepërt dhe tolerimi më shumë se duhet”, çfarë paralajmëron peshëngritësi Briken Calja

167
Sigal

Kampioni ynë në peshëngritje Briken Calja nuk po kalon një moment të mirë.

Ai u dëmtua gjatë Evropianit zhvilluar në Tiranë dhe nuk arriti të marrë medalje. Ky dëmtim bëri që ai të mos marrë pjesë edhe në Lojërat Mesdhetare.

Por ditën e sotme, përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka paralajmëruar diçka.

Sipas tij, besimi i tepërt te disa persona dhe tolerimi e ka acaruar kampionin.

“2 gabimet e mia në karrierë! Besimi i tepërt me personat e gabuar. Tolerimi më shumë se duhet. Së shpejti do të marrin përgjigjen e duhur” – shkruan Calja, duke paralajmëruar diçka.

“Besimi i tepërt dhe tolerimi më shumë se duhet”,