Nuk ka gola në derbin e Milanos

618
Derbi i Milanos u mbyll pa gola edhe pse ndodhi gjithçka dhe rastet nuk munguan. Një sfidë e interpretuar më mirë nga Inter, po që u tradhtua nga kapiteni Icardi, i cili shpërdoroi mundësi të arta për të shënuar.
Sulmuesi argjentinas iu anulua edhe një gol me ndihmën e sistemit VAR. ai ndodhej në pozicion jashtë loje kur mori pasimin. E njëjta i ndodhi edhe Cutrone së Milan gjatë në pjesën e dytë, por kësaj here vendimi i gjyqtarit ishte i menjëhershëm.
Mauro Icardi kishte mundësinë të shënonte shumë pranë portës. Ai nuk u tregua i saktë edhe kur ishte në zonën e vogël dhe me portën e boshatisur, kur po luheshin minutat shtesë. Një mundësi e pashfrytëzuar nga të dy ekipet që synojnë një vend në Champions League. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 27 që u shty për shkak të vdekjes së parakohshme të Davide Astori.
Sigal