Barcelona hidhet në sulm për mbrojtësin serb të Fiorentinës

426
Sigal

Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi, pas problemeve të vazhdueshme fizike të Samuel Umtiti apo dhe pasigurisë së të riut, Todibo.

Për këtë arsye, drejtuesit blaugrana kanë hedhur sytë nga Seria A, aty ku pëlqehet mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic. 22-vjecari serb është duke zhvilluar një sezon të mirë dhe vështirë se drejtuesit e klubit vjollcë do të heqin dorë prej tij.

Barcelona është e gatshme të ofrojë deri në 40 milionë euro për mbrojtësin, i cili rreth një vit më parë kërkohej me ngulm nga Manchester United, kur “Djajtë e Kuq” drejtoheshin nga tekniku portugez, Jose Mourinho.