Barazim spektakolar në Kamzë mes Teutës dhe Skënderbeut

179
Sigal

Teuta dhe Skënderbeut kanë dhuruar spektakël mes tyre në një ndeshje e cila prodhoi një barazim 2-2 në Kamzë. Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të, kur Jean Victor krosoi nga krahu i majtë dhe Alfred Mensah dërgoi topin në trekëndësh falë një goditje shumë të bukur me kokë.

Kampionët e Edi Martinit reaguan dhe barazuan pa u mbyllur pjesa e parë. Lorenc Vila gjti golin me një goditje potente.  Teuta e filloi pjesën e dytë njësoj siç mbylli të parën. Sërish Lorenco Vila që do të gjente golin e dytë. Durrsakët u kënaqën pas avantazhit, ndërsa Skënderbeu nuk u dorëzua dhe nisi sulmet.

Skënderbeu ia doli të gjejë golin e barazimit me anë të Melos Bajramit, i cili kishte pak çaste që ishte future në fushë. Mbrojtësi dardan shfrytëzoi një kros të ardhur nga goditja e dënimit, kërceu lart dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë. Kampionët në fuqi ndajnë vendin e tretë me Vllazninë me nga 13 pikë, ndërsa skuadra e Migen Memellit, renditet në vend të parafundit me 7 pikë.