Sigal

Tripleta e Gareth Bale ka dërguar Real Madrid në finalen e Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi uellsian ka qenë i papërmbajtshëm ndaj japonezëve të Kashima-s teksa Real Madrid ka fituar me lehtësi 3-1. Në finalen e madhe do të përballen me Al Ain, që mposhti River Plate pas penalltive.

Madrilenët hasën jo pak vështirësi në gjetjen e rrugës së rrjetës. 1një minutë nga fundi i pjesës së parë, Gareth Bale me një kombinim të bukur me Marcelon, shënon një gol të bukur. Japonezët tentuan që të reagonin në fillimin e pjesës së dytë, por bëjnë një gafë të rëndë në minutën e 53-të, duke i dhënë mundësinë Bale që të realizonte edhe golin e dytë,. Dy minuta më pas pas një aksioni të gjatë, Marcelo shërben për Bale, i cili me një goditje të fortë shënon golin e tretë personal.

Pak minuta më pas, ai zëvendësohet nga Asensio dhe duartrokitet nga i gjithë stadiumi i Zayed Sports City në Abu Dhabi. Bale është bërë lojtari i tretë pas Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s që shënon një tripletë në këtë kompeticion. Në minutën e 78-të japonezët shënojnë golin e nderit falë Doi. Në fillim goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit të VAR, ai është quajtur i rregullt.