Aventura e Botërorit 2022 merr fund për këtë lojtar të Anglisë, u largua për arsye…

95
Sigal

Kupa e Botës merr fund për Ben White. Qendërmbrojtësi ndërkombëtar i Arsenalit është tërhequr nga kampi i misionit të ekipit kombëtar të Anglisë dhe është kthyer në ishull për arsye personale.

Britaniku nuk pritet të rikthehet në Katar, ndaj do të mungojë në pjesën e mbetur të Botërorit, në të cilin nuk konkurroi gjatë kohës që ishte në detyrë. Kujtojmë se Tre Luanët u kualifikuan në “16” dhe do të përballen me Senegalin në raundin e parë me eliminim direkt.