Familjet e të përndjekurve të regjimit letër ambasadorëve: Rrisni presionin ndaj shtetit që të ndalen imazhet e komunizmit

126
Sigal

Partia e të Drejtave të Mohuara

Kryetari i PDM-së Ilir Vata

Letër drejtuar: Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ambasadores, Yuri Kim

Delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadores ChristianeHohmann

Të nderuar zonja dhe zotërinj ambasadorë.

Partia e të Drejtave të Mohuara është e shqetësuar për shfaqen në publik të figurës së diktatorit Enver Hoxha, përgjegjës për gjenocidin komunist në Shqipëri.

Kërkojmë nga Juaj që të rrisni presionin e shteteve që përfaqësoni që Shqipëria të distancohet nga e shkuara e regjimit komunist.

Nuk shkohet në Evropë me duar me gjak..?!

PDM dënon me forcë provokimin që bënë shteti nëpërmjet figurës së Diktatori shfaqur në publik me 29 nëntor 2022, 32 vite nga rënia e diktaturës.

Kjo nuk i shërben pajtimit, por dasisë kombëtare dhe është provokim i hapur që u bëhet të gjithë atyre që vuajtën nga regjimi komunist.

PDM kërkon që të ndalohet me ligj shfaqjes në publik i figurës së diktatorit dhe eksponentëve të krimit komunist .Shqipëria në gjysmëdiktaturë, persekutorë të pandëshkuar, të pushtetshëm dhe të vlerësuar. Persekutorët janë në krye të partive politike, institucionet e larta të shteti, në parlament, dhe në sistemin e drejtësisë janë ata që kanë ekzekutuar shqiptarët. Edhe në ditën e çlirimit 29 nëntori 2022, 32 vite nga rënia e diktaturës, në rastin e 81 vjetorit të krijimit të Partisë Komuniste, u shfaq sërish, figura e diktatorit Enver Hoxha.

Reminishenca e diktaturë jo vetëm shfaqen publikisht por ata komprometojnë demokracinë dhe janë rrezik për të ardhmen.

Procesi i hapjeve të dosjeve dihet të vazhdojë bashkë me ligjin për dekomunistizimin, duke ndalur me ligj shfaqjen në publik të eksponentëve të krimit gjatë kohës së diktaturës. Nëse nuk bëhet kjo, atëherë ne jemi në diktatorë në një formë tjetër dhe ky është realitet i pa shmangshëm.

Shqipëria mbete i vetmi vend nga ish-vendet komuniste që nuk ka hetuar krimet e komunizmit, nuk ka bërë dekomunistizimin, transparencën me të shkuarën, madje ende ka frikë të hap dosjet e sigurimit të shteti dhe të dëliri shtetin nga e shkuara.

Gjysmëdiktatura ku jetojmë sot e ka bërë Shqipërinë mostër të demokracive në botë, ku ish-komunistë, persekutorët, ata që dëbuan, internua, vranë shqiptarë jo vetëm janë të vklerësuar, të dekoruar, por janë zot të shteti dhe të politikës.

S’ka të djathtë në Shqipëri, politika drejtohet po nga ata ish-komunistë, spiunët e sigurimit të shteti.

BE vjen në Shqipëri dhe do shoh sesi shteti gjysmëdiktaturë, ku politikanët ditë betohet për demokraci, natën punon për diktaturën e regjimit që lamë pas.

Janë ende mbi 6000 varre të humbur, të groposur nga regjimi komunist duke ju mohuar të drejtën e një nderimi të fundit dhe politika për 32 vite është sjellë me ta si vetë regjimi komunist.

Kujtesë..!

Statistikat e gjenocidit komunist në Shqipëri asnjëherë nuk kanë qenë ekzaktësisht të sakta dhe kjo tabele përmbledhëse është marrë nga të dhënat e shoqatës së të përndjekurve politikë në bazë rrethesh dhe publikuar për herë të parë në gazetën “Liria”.

Statistikat janë mbledhur nga shoqatat e rretheve, por ende nuk kemi një shifër zyrtare të të ekzekutuarve dhe atyre që vuajtën ne burgjet e diktaturës, apo ata që u ekzekutuan në fshehtësi.

Ja disa të dhënë që janë përsëritur për 31vite, përpunuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë në rrethe:

Të ekzekutuar 6.023 persona

Të vdekur në burg 1.065

Të burgosur 34.135 (26.768 burra dhe 7.367 gra)

Të sëmurë mendorë 260

Të internuar deri në vitin 1954 59.517

Të vdekur në internim 9.000

Shqipëria kishte në periudhën e diktaturës 23 burgje dhe 48 kampe internimi. Gjatë sistemit komunist u burgosën dhe u pushkatuan nëpër burgje gjithsej 6535 viktima.

Numri i varreve të humbura që janë groposur tanëzash në fshehtësi nga sigurimi i shtetit, është afërsisht 6800 persona, por ende nuk ka një shifër të saktë, madje këta janë persona që nuk kanë ende një varr ku familjarët e tyre të kenë mundësinë të nisin vajin apo kujën për njerëzit që ende nuk i kanë në një prehje të qetë dhe njerëzorë, ndonëse konsiderohen martirë të lirisë.

Shqipëria burg e izoluar nga bota ngriti një sistem i tërë burgjesh, si në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Pukë, Mirditë…etj.

Në regjimin diktatorial, shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim.

Institute e të përndjekurve janë si institute e marksizëm leninizmit, i shërbej riinstalimit të diktaturës.

PDM do informojë zyrtarë të BE-së dhe trupin diplomatik në Shqipëri për zhytjen e shteti në të shkuarën dhe minimin e demokracisë nga politikan që kanë lidhje me regjimin vetë drejtpërdrejt apo familjarëve të tyre.