Strakosha drejt largimit nga Lazio, Tare nis bisedimet me një luzitan

395
Sigal

Thomas Strakosha ka kaluar një vit shumë të vështirë, por edhe 2021 pritet të jetë një malore për të.

Pas infektimit me Covid-19 gardiani kuqezi e humbi vendin e titullarit dhe tani i duhet të provojë edhe njëherë aftësitë e tij mes katërkëndëshit.

Reina po bën mjaft mirë dhe Inzaghi është shprehur se do ishte padrejtësi ta ulte spanjollin në stol. Ndërkohë në këto kushte e ardhmja e Strakoshës te Lazio vihen në dyshim për shkak se kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2022 dh nuk ka shenja rinovimi.

Një sinjal për largimin e tij është edhe merkatoja e Lazios.

Nga Italia bëhet me dije se Igli Tare, drejtori i kryeqytetasve ka hyrë në bisedime për të transferuar portierin e Granadas, Rui Silva. Portugezi ka treguar aftësi shumë të mira mes katërkëndëshit dhe në verë mbyll kontratën e tij me klubin spanjoll.