“Arratisja” e Moxhit dhe Partizani me Dalipin, dy kahe që shtyhen

659
Nga Agron KAJA
AKTUALITET/ Ja pse nuk duhet anashkaluar largimi prej 50 ditësh i Drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit nga Shqipëria
Një nga skuadrat më të mëdha në historinë e futbollit shqiptar, Partizani i Kategorisë Superiore 2017-2018, rezulton më i veçantë në hapësirën e 10 viteve të fundit. Vjen ky konstatim, sepse në këtë periudhë skuadra e kuqe ka pasur shumë ulje e ngritje, ka provuar edhe kategoritë inferiore, por ka tentuar edhe Titullin Kampion. Kampionati i fundit që ka fituar Partizani, është ai në sezonin 1992-1993, ndërsa Kupa e fundit e Shqipërisë është në sezonin 2003-2004, ndërkohë që në historinë e tij që nga krijimi në vitin 1946, koleksionon 15 Kampionate dhe 15 Kupa të fituara. E gjithë kjo hyrje, ndoshta është e mangët për historinë e madhe që ka Partizani, por në këtë realitet është një krahasim që tregon zbehjen e tij në këtë periudhë. Duke u mbledhur akoma më shumë në kohë, e duke qëndruar vetëm në këtë sezon, 2017-2018, Partizani rezulton me shumë dritëhije, nga bankina në drejtimin e tij, duke i shtuar historisë së tij 72 vjeçare edhe një nga goditjet më evidente (pas rënies nga Superiorja), hallakatjen e bankinës. Këtë sezon Partizani e nisi me Luçiano Moxhin si drejtor i Përgjithshëm, me Antonelo Preitin si Drejtor Teknik, si dhe me Mark Iulianon trajner, ky i fundit një ish-futbollist i Juventusit dhe i Kombëtares italiane. E pikërisht këta “tre moskëtierë” italianë janë ata që e “bombarduan” Partizanin me lojtarë skarco, me trajner pa përvojë dhe si drejtues, për pagën e madhe, ndoshta duhet të krahasohen me skuadra të mëdha në Evropë. Lëkundja që tregoi Partizani deri në muajin nëntor të vitit të kaluar, e largoi Iulianon nga bankina dhe skarcot e Moxhit, ndërsa ju besua Sulejman Starovës detyra e trajnerit. Por, duke qenë nëpërkëmbë Moxhi me Preitin, Starova nuk mundi të bënte më shumë se sa vendi i 6-të në renditje, e për këtë “kupola” e shkarkoi, duke ulur zëvendësin e tij, Klevis Dalipin. Dhe këtu erdhi ndryshimi i pritur, pasi me Dalipin rezultatet kanë ardhur në rritje, ku në 6 ndeshje të kampionatit si trajner i parë i Partizanit, Dalipi rezulton me 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, me një golavarazh shumë pozitiv, 11:1. Dhe çudia e kësaj periudhe ku Klevis Dalipi e drejton Partizanin, është se Moxhi ka 50 ditë që nuk duket fare në klub, ku më shumë është parë në tribuna të stadiumeve në Serinë A të Italisë! Kësisoj, “arratisja” e tij ka rezultuar pozitive dhe me fat për skuadrën, dhe nëse nuk do të jetë të dielën në Laç, Partizani ndoshta do të ketë më shumë fat pa të në stadium.
Çudia e kësaj periudhe në të cilën Klevis Dalipi e drejton Partizanin, është se Moxhi ka 50 ditë që nuk duket fare në klub, sepse më shumë është parë në tribuna të stadiumeve në Serinë A të Italisë
KATEGORIA SUPERIORE
Partizani në 6 ndeshjet e fundit
Java e 22-të/ 28 shkurt 2018 
Partizani-Lushnja 6-0
Java e 23-të/ 4 mars 2018 
Teuta-Partizani 1-1
Java e 24-t/ 10 mars 2018 
Partizani-Luftëtari 3-0
Java e 25-të/ 14 mars 2018
Vllaznia-Partizani 0-0
Java e 26-të/ 19 mars 2018
Partizani-Flamurtari 1-0
Java e 27-të/ 1 prill 2018 
Kamza-Partizani 0-1
BILANCI
Nd 6, F 3, B 2, H 1, G 11:1
Sigal