Arabia Saudite “peshkon” te Manchester City, sulmuesi mund të kalojë te Al-Ahli

35
Sigal

Arabia Saudite është realiteti i ri i futbollit botëror. Së fundmi, mediat bëjnë me dije se arabët janë shumë afër transferimit të një futbollisti që është shpallur kampion Europe.

Sipas mediumeve britanike, Al-Ahli dëshiron afrimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Riad Mahrez, me marrëveshjen me lojtarin që është arritur tashmë. Klubi nga Manchesteri dhe Al-Ahli synojnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët përpara zyrtarizimit të akordit mes palëve.

Algjeriani Mahrez është pjesë e kampionëve të Anglisë që nga viti 2017, periudhë në të cilën vinte nga “Dhelprat” e Leicester. 32-vjeçari ka luajtur edhe për Le Havre në Francë.