Analiza e Pro.Asc.Dr Abdyl Kuriu: Kemi një Superiore me garë konkurruese, vlen për tu parë

89
Sigal

INTERVISTA/ Faza e parë mbyllet me një “Derbi” të kryeqytetit, ja analiza e Pro.Asc.Dr Abdyl Kuriu

 

Nga Agron KAJA

Futbolli shqiptar i ka ndëprerë ndeshjet zyrtare, si ndikon kjo te skuadrat, lojtarët e klubet e tyre?

Varet se si do e menaxhojnë këtë hapësirë pa ndeshje zyrtare, por kjo ndërprerje është në gjithë Europën si formulë. Programet i bëjnë trajnerët në përputhje me futbollistët që kanë, dhe ndihmon për rehabilitime. Është një detyrim e përcaktim.

Janë luajtur 8 javë në Superiore, cili është këndvështrimi juaj për rrugëtimin e skuadrave?

Unë gjykoj se kampionati ynë është në garë nga dita e parë e deri tek e teta.  Skuadrat janë shumë afër me njëra tjetrën, çka e ka bërë garën më konkurruese që  funskionon mirë. Në kushtet që kemi, kampionati vlen për t’u parë.

Në 720 minutat zyrtare, cila skuadër ka patur ecuri më pozitive, dhe të tjerat me mangësi?

Vllaznia, Partizani, Egantia dhe Dinamo në ndeshjet e fundit, kanë treguar progres. Për kreun, gara do jetë konkurruese deri në fund, por me strukturën e kampionatit, gara do jetë konkurruese për të gjitha skuadrat. Të gjitha kanë treguar nivel të mirë.

Shkarkimin e trajnerëve, ta quajmë një fenomen për interesat e drejtuesve, apo nga rezultatet e skuadrave?

Unë gjykoj se largimi i trajnerëve brenda një kampionati, nuk është pozitive. Ndoshta drejtuesit nisen nga rezultatet, pse jo edhe nga performanca që trajnerët  tregojnë me lojtarët dhe me tifozët. Në futboll, asnjëherë nuk janë lojtarët fajtorë, veç trajnerët.

Në kuptimin real, çfarë mungese i vendosni tifozerisë në këtë hapësirë: Me apo pa arsye?

Sigurisht që tifozeria është “Lojtari i 12-të” në ndeshje futbolli. Mungesa e tyre është një problem i madh, i cili me rritjen e nivelit e kualitetit të skuadrave, gradualisht do afrohen. Vlerësimi i tyre është në raport me nivelin e ndeshjeve.

Në javën e nëntë luhet një “Derbi” i kryeqytetit, Tirana-Dinamo, ju si e parashikoni?

Nga sa kam parë në këto tetë javë, skuadrat nuk kanë diferenca të mëdha me njëra-tjetrën. Janë rivalizuese, kjo e shprehur edhe te rezultatet e ngushta që janë fiksuar. Një “derbi” ku Dinamo duket më superiore nga Tirana, e cila nuk është në nivelin e duhur, në pritshmëritë e fanelës së saj. Cila skuadër do luajë më mirë, do fitojë.

Edhe Kategoria e Parë ka luajtur 7 javë, çfarë mendoni se ka shkuar mirë në këtë garë?

Edhe gara në Kategorinë e Parë është konkurruese. Në këto shtatë javë mendoj se ka shkuar shumë mirë, ku edhe vetë renditja në kreun e saj tregon se rivaliteti është prezent. Konkurrenca do vazhdojë edhe në pozicionet e tjera në renditje.

Kryesojnë Besa me Flamurtarin dhe mbyll renditjen Erzeni, cila ka qënë perfomanca e skuadrave?

Renditja flet qartë, por nisur nga 7 javët e luajtura, skuadrat nuk kanë treguar shumë diferenca mes tyre. Jemi shumë herët për të përcaktuar se çfarë do ndodhë deri në muajin maj, sepse gjërat do të lëvizin. Është edhe kjo një garë konkurruese.

 

“BALADA” ME TRAJNERËT NË SUPERIORE

Skuadrat        Larguar                      Afruar

Dinamo           Dritan Mehmeti           Ilir Daja

Partizani          Arbër Abilaliaj            Veselinoviç

Bylis                Emanuel Egbo Nevil Dede

Laçi                 Armando Cungu         F. Moriero

5 TË HUAJ

Me trajnerin e ri të Laçit, Françesko Moriero, shkon në 5 numri i trajnerëve të huaj në Abissnet Superiore 2024-2025

 

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 9

E shtunë, 19 tetor 2024

Egnatia-Teuta              14:00

Laçi-Vllaznia               14:00

Tirana-Dinamo C        17:00

E dielë, 20 tetor 2024

Bylis-Skënderbeu        14:00

Elbasani-Partizani       17:00

RENDITJA                   

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Partizani       8          15

2.Egnatia         8          14

3.Vllaznia        8          14

4.Dinamo C    8          14

5.AF Elbasa     8          13

6.Teuta            8          13

7.Tirana           8          9

8.Skënderbe    8          7

9.Bylis             8          5

10.Laçi            8          3

 

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 8

E dielë, 20 tetor 2024

Erzeni-Besa                 14:00

Valbona-Korabi          14:00

Kukësi-Kastrioti          14:00

Vora-Lushnja              14:00

E hënë, 21 tetor 2024

Flamurtari-Pograd       14:00

Apolonia-Burreli         14:00

RENDITJA   

Skuadrat        Nd       Pikë    

1.Besa             7          19

2.Flamurtari     7          18

3.Vora             7          18

4.Burreli          7          11

5.Kastrioti       7          10

6.Pogradeci     7          9

7.Lushnja        7          9

8.Kukësi          7          9

9.Apolonia      7          5

10.Korabi        7          5

11.Valbona      7          5

12.Erzeni         7          1

Moriero nis misionin e vështirë, përvoja e dytë shqiptare

Laçi më në fund është me trajner të ri, pas largimit të Armando Cungut pas javës së 7-të. Këtë kalim e bëjnë zyrtar në FK Laç, se ish-futbollisti i njohur italian, Françesko Moriero ka marrë drejtimin e skuadrës së Laçit. Moriero është një emër i njohur në futbollin italian dhe atë europian, por edhe në futbollin shqiptar, pasi ka drejtuar Dinamon në disa ndeshje të sezonit 2020-2021. Ndërkohë, pas 8 javëve të luajtura në Abissnet Superiore, Laçi renditet në vëndin e fundit (10) në renditje, me 3 barazime dhe 5 humbje, me 3 pikë të grumbulluara. Ndërsa tani, Moriero është gati të drejtojë Laçin në Superiore, por me një mision shumë të vështirë, sepse laçianët renditen në vendin e fundit. Njohjen e parë me skuadrën, Moriero do ta bëjë sot në miqësoren me Valbonën që do të luhet në Laç.