Keqmenaxhimi i “Suning”, i rrezikon Interit heqje të pikëve nga renditja

218
Sigal

Në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me shitjen e Interit, “Suning” do të respektojë angazhimet e marra për sezonin 2020-2021.

Kjo do të thotë që klubi do të paguajë brenda afatit të fundit (16 shkurt) pagat e korrikut dhe gushtit, që u zhvendosën në 2021-shin falë një akordi me futbollistët. Për pagat e nëntor-dhjetorit, edhe ato të pashlyera, duhet një pakt i ri.

Në çdo rast, emergjenca COVID (që i ka shkaktuar Interit 80 milionë euro dëm) do i lejojë klubit të paguajë vetëm shpërblimet neto, ndërsa pjesa tjetër do të mund të paguhet në 24 këste, duke nisur nga maji. Pra, nga 30 milionët bruto të nëntorit dhe dhjetorit, Interi do paguajë menjëherë vetëm gjysmën.

Edhe pse pakënaqësia për mosmarrjen e rrogave nuk është e vogël në skuadër, është “Suning” që duhet të shpejtojë për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi brenda datës 16 shkurt 2021, për të shmangur ndonjë penalizim në pikë në renditjen aktuale.