Alexis Sanchez firmos për 3 sezone me Interin, redukton ndjeshëm pagën

264
Sigal

Interi ka arritur një marrëveshje me Manchester United për të marrë me parametra zero Alexis Sanchez, i cili nga ana tjetër ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Sanchez, me një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Futbollisti është pjesë e zikaltërve që prej verës së kaluar, kur erdhi në huazim një vjeçar nga Manchester United, por fillimi në Milano ishte mjaft i vështirë, pasi qëndroi për disa muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi.

Ndërprerja për shkak të pandemisë ndikoi pozitivisht te Sanchez, i cili rigjeti formën më të mirë dhe që prej rifillimit të kampionatit ka luajtur shumë ndeshje si protagonist, duke bindur zikaltrit ta transferojnë përfundimisht.

Sulmuesi kilen kishte edhe dy vite kontratë me Manchester United, ku përfitonte një pagë vërtetë të majme, ndaj “Djajtë e Kuq” zgjodhën ta lënë të lirë t’i bashkohet Interit, për të kursyer rreth 60 milionë euro.