Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar, në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj katalanasve, se kanë blerë arbitrat në të kaluarën.
Në reagimin e tij, Laporta thotë se Real Madrid që ndihet i dëmtuar nga kjo situatë, është klubi që është favorizuar më shumë nga arbitrat gjatë gjithë historisë.
Sipas tij, në krye të gjykimit kanë qenë gjithmonë pjesëtarë me një të kaluar te madrilenët.
Real Madrid, një klub që thotë se ndihet i dëmtuar. Një klub që është favorizuar gjithmonë nga vendimet e arbitrave. Është konsideruar si ekipi i regjimit, për shkak të afërsisë së tyre me pushtetin politik dhe ekonomik.
Për 7 dekada dhe deri më sot, presidentët e arbitrimit kanë qenë ish-pjesëtarë të Realit, ish-futbollistë ose ish-menaxherë.
Nuk kemi gabuar pasi nuk është e ndaluar të paguash për të marrë këshilla. Të gjitha pagesat që ne kemi bërë, janë nëpërmjet rrugëve bankare dhe të gjitha faturat janë të pasqyruara.