Agron KAJA/Nisja e Kampionatit, “flirt” me të kaluarën

553
Sigal

KATEGORIA SUPERIORE/ Dukuritë e fillimsezonit, binjake me paraardhësit në financa e probleme

Ndeshjet e Skënderbeut dhe të Kukësit në Europa Ligë detyruan shtyrjen për një javë të startit të Kampionatit të 75-të Kombëtar (Kategoria Superiore), dhe dita e parë e do të trokasë sot vetëm me tre takime të javës së parë të saj, me ndeshje të cilat vetëm në letër duken si të thjeshta, pasi ende skuadrat nuk i dinë mirë forcat e njëra-tjetrës në fushën e lojës. Më në fund, topi do të nisë rrotullimin e tij dhe rrjetat e portave do të shkunden zyrtarisht nga pluhuri i stinës që i kishte zënë në këto tre muaj pushime verore. Superiorja shqiptare do të sfidojë kështu edhe motin e nxehtë të gushtit me 6 ndeshje, ku brenda tyre do të jenë fshehur të gjitha skenat dhe prapaskenat që një start pranon në lojën e futbollit. Gjithsesi, edhe pse Superiorja do të nisë sot, duket se brenda saj ka shumë e shumë probleme te skuadrat, financiarë e organizues, të bartur dhe të rinj mes të cilëve ajo do të “flirtojë” përsëri, duke e kthyer këtë model startimi në një traditë në çdo fillimsezoni. Kësisoj, edhe pse ky start është gati, ende ka futbollistë e trajnerë që nuk kanë marrë pagat e dy-tre muajve të fundit në sezonin e kaluar, ende ka skuadra që nuk e dinë se çfarë buxheti kanë për të përballuar sezonin, e për më shumë, ka ende presidentë klubesh të vetëshpallur apo të zgjedhur si të tillë, të cilët me ose pa dashje, nga dija apo nga injoranca para ligjeve të futbollit, nuk kanë të qarta detyrimet e tyre për skuadrat dhe luhaten në dilema personale e kërcënojnë “të rri apo të iki”. Qoftëlargut, por kështu ndonjë skuadër do të ngryset e pasur e do të zgjohet e varfër! Ndërkohë që më i pakuptimtë është fakti se edhe ky sezon futbollistik do të nisë me skuadra bashkiake, shpatullat financiare të të cilave janë shumë të dobëta për t’i mbajtur këto skuadra në një futboll normal, por veçse për mbijetesë. Të gjithë aktorët e futbollit do na nisin këtë sezon të ri, 2013-2014, edhe pse vetë ata (në pjesën më të madhe të skuadrave) nuk kanë siguri për të sotmen e klubit apo të skuadrës së tyre, ndërsa e ardhmja duket si një “gogol” që do t’i shoqërojë deri në mbylljen zyrtare të tij. Kjo situatë ka bërë që ende të ketë  skuadra të paformatuara plotësisht në përbërjen e tyre, por ka edhe ka trajnerë që po “ulërijnë” ditë për ditë për mangësi në organizim e përbërje në skuadrat e tyre, për financa të dobëta e të pa garantuara, për federime ende në ajër, për të mos folur pastaj për pagesat e para që asnjë president apo bashki nuk ka denjuar ta bëjnë. Dhe para këtyre fakteve, nuk dihet nëse FSHF-ja edhe këtë herë do ta bëjë “një sy qorr e një vesh shurdh” për hir të garës të cilën ajo zyrtarisht e drejton. E gjithë kjo problematikë e cekur në formën e dukurive negative në këtë fillimsezoni, natyrisht që nuk është për herë të parë. Ulje e ngritjet e tyre e kanë shoqëruar futbollin tonë në 20 vitet e fundit, në të cilët pretendohet se është transformuar shoqëria shqiptare nga një sistem i vjetër në një sistem të ri. Por, realiteti shqiptar është ndryshe, e këtu futet edhe futbolli. Kambanat që periodikisht bien mbi këtë futboll, nuk janë për veshët e shurdhër, por as edhe për ata që dëgjojnë nga njeri vesh dhe veshin tjetër e kanë të bllokuar nga interesa të ngushta personale, financiare, e pse jo edhe politike. Edhe pse ka kaq shumë probleme që nuk mbulohen dot si të tillë, ky start nuk ndryshon nga të kaluarit, ai sot do të nisë. Udhë të mbarë!

Somario

Kampionati po nis, por ende ka skuadra të paformatuara plotësisht në përbërjen e tyre, ka trajnerë që po “uturijnë” ditë për ditë për mangësi në organizim e përbërje, për financa të dobëta e të pa garantuara, dhe për të mos folur pastaj për pagesat e para që asnjë president apo bashki nuk u kanë dhënë asnjë kacidhe

Kategoria Superiore

Skuadrat e Sezonit 2013-2014

1.Skënderbeu

2.Kukësi

3.Teuta

4.Flamurtari

5.Tirana

6.Vllaznia

7.Laçi

8.Kastrioti

9.Besa

10.Bylis

11.Lushnja

12.Partizani

Ndeshjet, java e 1-rë

Datë 31 gusht 2013

Vllaznia-Flamurtari  17:00

Teuta-Bylisi         17:00

Kastrioti-Partizani  17:00

Datë 1 shtator 2013

Tirana-Laçi          17:00

Skënderbeu-Besa      17:00

Datë 4 shtator 2013

Lushnja-Kukësi       17:00

Rezultatet në javën e parë

Sezoni i kaluar 2012-2013

Kukësi-Luftëtari           0-0

Vllaznia-Skënderbeu  1-3

Apolonia-Kastrioti   1-1

Bylis-Flamurtari           1-1

Laçi-Besa            1-1

Tomori-Tirana        0-1

Shkumbini-Teuta      0-1

Gjoka: “Flamurtarin e shoh në mesin e artë”

Trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka, tha për gazetën “Telegraf” se, skuadra vlonjate edhe pse është modeste do të bëjë gjithçka për të qenë në mesin e artë të Kategorisë Superiore, pra midis gjashtë vendeve të para.

– Zoti Gjoka, Flamurtari e nis sezonin me transfertën e Vllaznisë në Shkodër. Cili është vlerësimi juaj?

– Flamurtari i këtij fillimsezoni është një ekip modest,por dhe me ambicie për të qenë një ekip i fortë. Vllaznia është një kundërshtar, të cilin e respektojmë. Do të bëjmë më të mirën tonë, për të marrë një rezultat pozitiv në “Loro Boriçi”. Ne do të bëjë gjithçka për të qenë në mesin e artë të Kategorisë Superiore.

– Skënderbeu dhe Kukësi dhanë një shembull të mirë në arenën ndërkombëtare, që mund të shërbejë jo pak për ekipet tona…

– Mendoj që, për pak më shumë fat sonte do të kishim një ekip shqiptar në arenën europiane, ishte një performacë fantastike nga të dyja ekipet tona si Kukësi e Skënderbeu, që na bëjnë të lumtur! Jam shumë i bindur që, dhe ekipet tona do të jenë shumë shpejt në elitën e futbollit europian, dhe këtë gjë e tregoi skuadra e Skënderbeut, e cila me më shumë fat te penalltitë do ta kishte bërë atë ëndërr realitet!

– Të enjten u nda nga jeta trajneri i njohur, Artan Bushati. Një prej miqve tuaj…

– Është një humbje e madhe, për të gjithë ne që e njihnim Tanin. Jam shumë i mërzitur dhe gjithmonë pyes veten pse Zoti merr gjithmonë para kohe ata njerëz që dinë të qeshin.

– Kombëtarja jonë do të luajë në Slloveni dhe Islandë. Si e parashikoni?

– Kombëtarja jonë është në një moment ku mund të bëjë historinë,  por dhe po nuk e arriti unë personalisht vlerësoj shume punën dhe sidomos organizimin e kësaj Kombëtareje. I uroj suksese ne ndeshjen e radhës.

Dinamo e nis kundër Veleçikut në Pukë. Elbasani pret Tërbunin. Në Lushnjë do të luhet Apolonia-Shkumbini

Starton sot Kategoria e Parë

Kategoria e Parë do të nis sot rrugën e gjatë të sezonit të ri. 16 skuadrat pjesëmarrëse kanë njohur kundërshtarët javë pas jave duke nisur që nga data 31 gusht kur do të zhvillohen edhe përballjet e para. 8 takimet e javës së parë do të luhen të gjitha në orën 17:00 ku Dinamo do të udhëtojë drejt Pukës për t’u ndeshur me debutuesit e Veleçikut. Një tjetër përballje interesante e kësaj jave është edhe ajo mes Kamzës e Luftëtarit, ndërsa dy skuadrat e rëna nga Superiorja, Apolonia dhe Shkumbini do të përplasen që në javën hapëse. Kategoria e Parë është një kampionat më shumë rivalitet dhe me kundërshtarë të fortë. Kampionati mbyllet me duelin Elbasani-Dinamo, dy skuadra që kanë bërë emër në futbollin shqiptar, por që tani janë në kategorinë inferiore. Dinamo ka fituar 18 tituj kampionë në Superligë, ndërsa Elbasani, dy.  Kampionati i Kategorisë së Parë starton, më 31 gusht dhe do të mbarojë më 10 maj të vitit të ardhshëm. Faza e parë përfundon më 21 dhjetor. E dyta nis në shkurtin e vitit tjetër. Sezonin e ardhshëm (2014-2015), kampionati i Kategorisë së Parë do të ndryshojë format pasi 20 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në dy grupe me nga dhjetë skuadra. Sipas kalendarit të hedhur, kampionati mbyllet me duelin Elbasani-Dinamo, dy skuadra që kanë bërë emër në futbollin shqiptar. Dinamo ka fituar 18 tituj kampionë në Superligë, ndërsa Elbasani, dy.

KATEGORIA E PARË/ GJASHTË JAVËT E PARA

FAZA E PARË

 

JAVA I

31.08.2013, 17:00

Veleçiku-Dinamo

Albpetrol-Butrinti

Himara-Tomori

Adriatiku-Burreli

Pogradeci-Ada

Apolonia-Shkumbini

Kamza-Luftëtari

Elbasani-Tërbuni

Java II

07.09.2013, 16:00

Dinamo-Tërbuni

Luftëtari-Elbasani

Shkumbini-Kamza

Ada-Velipoja

Burreli-Pogradeci

Tomori-Adriatiku

Butrinti-Himara

Veleçiku-Albpetrol

Java III

14.09.2013, 16:00

Albpetrol-Dinamo

Himara-Veleçiku

Adriatiku-Butrinti

Pogradeci-Tomori

Apolonia-Burreli

Kamza-Ada

Elbasani-Shkumbini

Tërbuni-Luftëtari

Java IV

21.09.2013, 16:00

Dinamo-Luftëtari

Shkumbini-Tërbuni

Ada-Elbasani

Burreli-Kamza

Tomori-Apolonia

Butrinti-Pogradeci

Veleçiku-Adriatiku

Albpetrol-Himara

Java V

28.09.2013, 16:00

Himara-Dinamo

Adriatiku-Albpetrol

Pogradeci-Veleçiku

Apolonia-Butrinti

Kamza-Tomori

Elbasani-Burreli

Tërbuni-Ada

Luftëtari-Shkumbini

Java VI

19.10.2013, 14:30

Dinamo-Shkumbini

Ada-Velipoja

Burreli-Tërbuni

Tomori-Elbasani

Butrinti-Kamza

Veleçiku-Apolonia

Albpetroli-Pogradeci

Himara-Adriatiku