Agron Kaja: “Derbi” im në dy dekada, në mikrofon dhe në gazetë. Flet Sulejman Mema: “Derbi”, interesant nga historia, i “ndezur” nga renditjet. Ja formacionet e mundshme në Derbi

123
Sigal

Intervista/ Flet për “Telegraf” ish-futbollisti e trajneri i Tiranës, Sulejman Mema

“Derbi”, interesant nga historia, i “ndezur” nga renditjet

 Këtë mesjavë luhen ndeshjet e javës së 33-të të Abissnet Superiore. E quajmë këtë si java e “derbit” Tirana-Partizani.

Patjetër që kështu është, sepse luajnë dy nga skuadrat më të mëdha në futbollin shqiptar. Derbin po e presim të gjithë me interes dhe emocion, sepse është bërë shumë interesante, nisur edhe nga renditja e skuadrave në 32 javë.

Ky është derbi i 168-të me bilanc më të mirë Partizani, mendoni se historia do të ketë ndikim në rezultat?

Historia është histori, ajo them se është një nga momentet psikologjike, që i motivon skuadrat. Por ky derbi është bërë interesant jo vetëm nga historia, por edhe se ato kanë përbërje me lojtarë që vlejnë e shpresoj të na dhurojnë spektakël.

Sa mund të ndikojë kjo sfidë te ndeshjet e mbetura në katër javët e fundit të Superiores?

Te Tirana do ndikojë shumë, sepse po e fitoi, merr fund kampionati për titullin kampion. Nëse e fiton Partizani, atëhere titulli kampion do të vihet në dyshim deri në fund të kampionatit. Shpresoj që Tirana t’i japë fund historisë së titullit kampion.

Mund të ndikojë në derbi kualifikimi i Tiranës si finalist e Kupës së Shqipërisë?

Varet shumë se si do ta marrin derbin Tirana dhe Partizani. Në Kupë, mendoj se Tirana shkon më e avantazhuar, si do që të dalë derbi me Partizanin. Tiranës i intereson të mos humbasë këtë sfidë, sepse kupën duket se e ka të fituar.

Nisur nga rezultatet që do të arrihen këtë javë, do të përcaktohet ndonjë pozicion përfundimtar në të gjitha kahjet e renditjes?

Gjithçka mendoj se është e fokusuar te ndeshja derbi Tirana-Partizani, por edhe të tjerat do të jenë interesante. Veç Kastriotit që duket i rënë nga kategoria, nisur nga renditjet dhe synimet e skuadrave, veçoj çiftet Vllaznia-Teuta dhe Kukësi-Laçi.

Veç derbit, në cilën sfidë mendoni se do të dalë një skuadër që synon Europën?

Ndoshta nga Vllaznia-Teuta. Do jetë një nga sfidat e tjera më interesante, sepse shkodranët luftojnë për një vend në Europë, ndërkohë që durrsakët kërkojnë të shpëtojnë nga pozicioni kritik që kanë në renditje.

Ku mendoni se do të ndryshojë renditja në katër javët e mbetura deri në mbylljen e kampionatit?

Unë i qëndroj edhe një herë mendimit tim, se renditja përfundimtare e Abissnet Superiore do të kushtëzohet shumë nga rezultati i këtij derbi. Sepse luftë do të ketë në të gjitha kahjet e renditjes, pasi janë nëntë skuadra në “ethet” e pikëve.

Kategoria e Parë mbyll të enjten sezonin 2022-2023, mund të ketë ndonjë lëvizje në renditje në këto 90 minutat e fundit?

Së pari unë e vlerësoj këtë herë Kategorinë e Parë, sepse u rikthyen në Superiore dy skuadra me histori të madhe në futbollin shqiptar, Dinamo e Skënderbeu. Ndoshta Flamurtari mund të ishte një nga kryesueset, por ka gabuar rrugës.

Historiku i përballjeve

 

Ndeshja e parë, viti 1947                  Rezultati më i thellë

Tirana-Partizani                       2-4                   Viti 1947/ Partizani-Tirana 8:0

Ndeshja e fundit, mars 2023                        Derbi me më shumë gola

Partizani-Tirana                       2-0                   Viti 1985/ Partizani-Tirana 3:7

Abisnet Superiore

Ndeshjet-Java e 33-të

Të mërkurën, datë 17 maj 2023

Erzeni-Bylis                            15:00

Vllaznia-Teuta             15:00

Kastrioti-Egnatia                     15:00

Kukësi-Laçi                             15:00

Tirana-Partizani                       18:30

Renditja

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Tirana                       32        59

2.Partizani                   32        57

3.Egnatia                     32        49

4.Laçi                          32        44

5.Vllaznia                    32        43

6.Teuta                        32        42

7.Erzeni                       32        39

8.Kukësi                      32        37

9.Bylis             32        33

10.Kastrioti                 32        32

Bilance në Derbin

Tirana-Partizani

 Ndeshje kampionati 169

F 47, B 52, H 70, G 183:228

Ndeshje në Kupë 28

F 13, B 7, H 8, G 28:25

Ndeshje në total 197

F 59, B 59, 78, G 211:253 

Historiku i përballjeve

Ndeshja e parë, viti 1947

Tirana-Partizani                       2-4

Ndeshja e fundit, mars 2023

Partizani-Tirana                       2-0

Rezultati më i thellë

Viti 1947/ Partizani-Tirana 8:0

Derbi me më shumë gola

Viti 1985/ Partizani-Tirana 3:7

Protagonistë në Derbi

Agustin Kola: Tirana nuk do ta humbasë derbin

Një ndër futbollistët më të shquar të Tiranës dhe Kombëtares, Agustin Kola, e quan derbin Tirana-Partizani si të vetmen sfidë që ka mbetur në futbollin shqiptar. “Në karrierën time mbi 20-vjeçare si futbollist, fillimisht me Shkëndijën dhe më pas me Tiranën, unë kam luajtur mbi 32 ndeshje derbi kundër Partizanit. Këtu futen edhe ndeshjet në Kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë. Me fanelën e Tiranës, kujtoj se kam shënuar 16-18 gola kundër Partizanit në derbi. Ndërsa sot shikoj që edhe pse është një ndeshje presioni, ku vetë situata e dy skuadrave në renditje e kushtëzon, them se Tirona nuk do ta humbasë. Ndryshe e humbet titullin! Ndërsa tifozët e Tironës të rinë të qetë, pavarësisht kush e fiton këtë ndeshje, apo barazohet, sepse ngjyra bardheblu do të jetë ajo e titullit kampion. Sot në futbollin shqiptar, vetëm kjo ndeshje ka mbetur”.

Ylli Shehu: Partizani është favorit për fitoren

 Ylli Shehu e nisi karrierën e tij si goleador me Partizanin, ku në një dekadë me “Demat” krijoi portretin e një “gjahtari” të golit. Për sfidën e së mërkurës në derbin Tirana-Partizani, Shehu mendon se ai do të “skuqet” në favorin e Partizanit. “Kam luajtur për një dekadë me fanelën e Partizanit dhe kjo skuadër e madhe më krijoi mundësitë më të mira të karrierës. Gjatë kësaj periudhe kam luajtur rreth 16 ndeshje derbi kundër Tiranës dhe kam shënuar 12-13 gola. Jam nostalgjik për atmosferën që krijohej kur Partizani ndeshej me 17 Nëntorin (Tirana sot). Ndërsa në këtë kampionat jemi në një situatë ku dy skuadrat rivalizojnë kreun e renditjes në Superiore. Duke ju referuar ecurisë së këtyre dy skuadrave, por edhe formës aktuale, unë mendoj se do të jetë një derbi i luftuar, që gjithsesi, Partizanin e shoh favorit të padiskutueshëm për fitoren”.

Formacionet e mundshme në Derbi

 Tirana 1-4-3-3

  Bekaj

 Toshevski Najdovski Lulaj Përgjoni

Aleksi Deliu Lushkja

 Gjumsi Abazaj Haxhiu

 

Partizani 1-5-3-2

  Rexhepi

 Telushi  Sota  Preka

Hadroj    Atanasoski

Rrapaj  Matondo  Murataj

  Mba  Da Silva

             KATEGORIA E PARË

 Luhet akti i fundit, Burreli e Lushnja në “ethe”

Të enjten luhen ndeshjet e javës së fundit të kampionatit të Kategorisë së Parë. Duke qenë se në 25 javë janë përcaktuar disa prej verdikteve, vëmendje kryesore do të kenë takimet Lushnja-Skënderbeu dhe Besa-Burreli për skuadrat e play-out. Dhe çfarë përcakton Rregullorja e kampionatit: Vendi i 9-të i Kategorisë së Parë  do të zhvillojë ndeshje “play off” me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë (Veleçiku-Valbona). Skuadra e renditur në vendin e 10-të do të luajë ndeshje të “play off”-it me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë (Pogradeci-Labëria). Ndërkohë, nga rezultatet e ndeshjeve të javës së 26-të nuk kanë problem. Skënderbeu e Dinamo janë ngjitur në Abissnet Superiore, ndërkohë që Oriku, Turbina, Tërbuni dhe Besëlidhja kanë zbritur në Kategorinë e Dytë.

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java e 26-të

Të enjten, datë 18 maj 2023

Luzi-Dinamo               16:00

Tërbuni-Oriku (Afr.)   0-3

Lushnja-Skënderbeu   16:00

Besa-Burreli                            16:00

Turbina-Tomori                       16:00

Korabi-Besëlidhja                   16:00

Flamurtari-Apolonia    16:00

Renditja

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Skënderbeu  25        48

2.Dinamo                    25        47

3.Flamurtari                 25        43

4.Tomori                      25        40

5.Apolonia                  25        38

6.Korabi                      25        36

7.Luzi 2008                 25        35

8.Besa             25        34

9.Burreli                      25        31

10.Lushnja                  25        31

11.Oriku                      25        27

12.Turbina                   25        26

13.Tërbuni                   25        24

14.Besëlidhja  25        17

Shënim: Tërbuni është

përjashtuar nga gara me

vendim të Komisionit

të Displinës në FSHF

SHËNIME/ Rifreskim i memories gazetareske për kryendeshjen e kryeqytetit Tirana-Partizani

“Derbi” im në dy dekada, në mikrofon dhe në gazetë

Nga Agron Kaja

Natyrisht që, të transmetosh në radio dhe në televizion, apo edhe të shkruash në gazetë sportive për përballjet Tirana-Partizani apo Partizani-Tirana, për mua si një gazetar sportiv ka qenë jo vetëm emocion, por edhe një detyrim për ta përgatitur gjithçka sa më profesionalisht. Dhe këtë besoj se po e sjell sot me gjithçka që më ndodhet në këto shënime, kryesisht të transmetimeve në Radio Tirana, në +2Radio dhe në Radio Sport, shkrimet në gazetat Shekulli, Metropol Sport, Panorama Sport, Telegraf dhe në Sport Ekspres. Dhe duke i hedhur këto shënime në gazetën “Telegraf”, ndoshta ky “Derbi” i kryeqytetit sot do të zbardhet edhe më shumë për historinë e tij në dy dekadat e fundit, dhe gjithë dashamirësit do ta kenë këtë dyfaqësh gazete edhe në ditën e derbit, më 17 maj 2023, ora 18:30.

Dhe çfarë thonë statistikat në këto dy dekada? Është Tirana ajo që e dominon Partizanin si kundërshtarin historik që nga viti 1947, kur janë ndeshur për herë të parë mes tyre dhe Partizani e ka fituar thellë ndeshjen me rezultatin 8-0. Ndërkohë që nisur nga Kampionati 2001-2002 e deri në këtë kampionat që po mbyllim (2022-2023), Tirana dhe Partizani janë ndeshur 54 herë mes tyre (në Kategorinë e Parë deri në vitin 2003; në Kategorinë Superiore deri në vitin 2021; dhe në Abissnet Superiore deri në vitin 2023). Në këto 54 përballje, vetëm në kampionat  Tirana ka fituar 19 herë, janë barazuar 18 sfida dhe Partizani ka fituar 17 herë këtë ndeshje derbi. Edhe golavarazhi flet për Tiranën, e cila ka shënuar 68 herë në portën e Partizanit dhe ka pësuar 57 gola në portën e saj. Në Kupën e Shqipërisë të dyja këto skuadra nuk janë ndeshur në këtë periudhë, ndërsa në Superkupën e Shqipërisë janë ndeshur vetëm një herë në 17 gusht 2004, ku Tirana vinte si Kampione në Kategorinë Superiore ndërsa Partizani si fitues i Kupës. Rezultati i sfidës ishte 2-0 për Partizanin.

Po, ku është luajtur ky derbi i kryeqyetit? Natyrisht që stadiumet kanë qenë në kryeqytet, ku nëse Tirana ishte pritëse, derbi më shumë luhej në stadiumin “Selman Stërmasi” si shtëpia e futbollit bardheblu. Por në tre raste është luajtur edhe në ish-stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, dhe në dy përballje është luajtur edhe në “AIR Albania Stadium”. Ndërsa kur ka qenë Partizani skuadër pritëse, më shumë i preferuar ka qenë stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” si “shtëpia” e këtij derbi. Në sezonin e kaluar e kryesisht në këtë sezon, derbi Tirana Partizani apo Partizani-Tirana është luajtur në “AIR Albania Stadium”. Rezultati më i thellë në këto 20 vite është ai 28 shkurtit 2020 ku Tirana fitoi thellë me rezultatin 5-1.

Në këto dy dekada kemi dominim bardheblu, ndërsa realiteti aktualisht duket më shumë se i barabartë, edhe pse Tirana kryeson kampionatin me +2 pikë nga Partizani dhe është finaliste e Kupës së Shqipërisë.

Ndeshje Tirana- Partizani

 Historia në 20 vitet e fundit (Sezonet 2001-2002 e deri 2022-2023)

Në kampionat/ Luajtur 54 ndeshje me 19 fitore Tirana/ 18 barazime dhe 17 fitore Partizani/ golat 68:57; Në Kupë/ Asnjë ndeshje; Në Superkupë/ 1 ndeshje, viti 2004, fiton Partizani 2-0

KF Tirana

Themelimi: 15.08.1920

Stadiumi: Selman Stërmasi

Kapaciteti: 9.600 vende

President: Refik Halili

Trajner: Orges Shehi

Tituj Kampion: 25

Kupa të Shqipërisë: 16

Superkupa: 12

FK PARTIZANI

Themelimi: 04.02.1946

Stadiumi: Arena e Demave

Kapaciteti: 4.500 vende

President: Gaz Demi

Trajner: Giovanni Kolela

Tituj Kampion: 16

Kupa të Shqipërisë: 15

Superkupa: 2