Agron Kaja: Ballkanasit kanë një mentalitet, në mirësjellje dhe në futboll

627
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, njeri nga tre trajnerët e Kategorisë Superiore që ka “mbijetuar” në bankinë, në 18 javët e luajtura
Si është gjendja e Luftëtarit sot, në këtë periudhë janari?
Mendoj se kemi punuar mirë, jo vetëm gjatë kohës që ishim në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, por edhe këto ditë këtu në Gjirokastër. Deri tani, e gjithë skuadra ka qenë aktive në starvitje, dhe mendoj se është arritur një përshtatje e mirë, në raport me disa dukuri jo fort të mira në dy fazat e tjera, por edhe me ardhjet e reja që kemi patur në këtë periudhë. Ishim gati që nesër (sot) të luanin me Partizanin.
Shtyrja me një javë, kësisoj ju ka prishur punë në aspektin fizik, por edhe teknik?
Jo, nuk mund të them se na ka prishur punë, sepse ne këtë ndeshje do ta zëvendësojmë me një miqësore që do të luajmë me Tiranën në Tiranë, nesër (sot). Pse jo, na jepet më shumë kohë që të provojmë edhe ndonjë prurje të re, por që gjithsesi, kjo javë më shumë do të jetë një periudhë relaksuese e 
Gjatë përgatitjeve në Antalia ju luajtët edhe dy ndeshje miqësore, çfarë tregoi skuadra e Luftëtarit në to?
Luajtëm me Oktapesh të Kazakistanit e fituam 4-3, luajtëm edhe me Rumunët e Potosan dhe fituam 3-0. Por, përveç rezultateve, aty e pamë se ku jemi, së pari në harmonizimin e vlerave të futbollistëve në grup. Unë si teknik mendoj se, skuadra tregoi shpirt gare, zhvilloi ndeshje të mira, por edhe me ndonjë mangësi që ndoshta si rezultat i ngarkesës gjatë përgatitjeve që ne bëmë. 
Mendoni se gjatë këtyre përgatitjeve, e realizuat tërësisht programin stërvitor?
Unë them se, ka qenë një periudhë stërvitore e mirë, me kushte optimale në të gjitha drejtimet. Sepse, kur akomodohesh mirë dhe ushqehesh mirë sportivisht edhe përgatitjen e përballon mirë. Kësisoj, duke marrë ngarkesën e duhur, e gjithë skuadra e ka realizuar programin, ndërsa për efektet, mendoj se në dy fazat e tjera të Kampionatit, do të presim një paraqitje të mirë të të gjithë skuadrës. 
Momentalisht ku po stërvitet skuadra e Luftëtarit?
Ne në Gjirokastër kemi një fushë stërvitore shumë të mirë, dhe aty kemi nisur përgatitjen me dy seanca stërvitore, pas kthimit nga faza përgatitore në Turqi. Ngarkesat stërvitore kanë qenë graduale dhe të gjithë futbollistët i kanë përballuar ato shumë mirë, si fizikisht, ashtu edhe në anën taktike e psikologjike.
Gjatë kësaj periudhe keni kryer edhe merkato, si i veçoni teknikisht afrimet që keni bërë?
Duke qenë se patëm edhe disa largime, që normalisht nuk ndikonin negativisht për skuadrën, ne menduam që të kemi edhe ndonjë përforcim, kryesisht për sulmin. Deri më tani kemi marrë dy futbollistë, Eri Lamçja dhe Vangjel Zguro, me të cilët në përgjithësi jam i kënaqur, pasi u paraqitën mirë në dy miqësoret që zhvilluam gjatë këtyre përgatitjeve. Me sa jam informuar, Presidenti ynë sot (dje) ka firmosur me një sulmues nga Angola, kur ta shoh mund të flas edhe për të, por besoj se do të jetë kualitet për ne.
Sot do të zhvilloni një miqësore me Tiranën, çfarë mendoni se do të sjellë për ju si teknik kjo ndeshje?
Na duhet ta shohim ekipin në një test të fortë, i cili mbetet të jetë i fundit, para rifillimit të Kampionatit më 28 janar. Me Tiranën besoj se do të na krijohet mundësia që të shohim më qartë ndonjë mangësi që mund të na bëhet pengesë për vazhdimësinë në dy fazat e tjera. Por, duke qenë se aktivizimet do të bëhen të alternuara, besoj se do të gjejmë ato problem që duhet ti zgjidhim sa të mundim deri në ditën e ndeshjes me Partizanin.
Në renditjen e dy fazave të para keni kapur “Mesin e Artë”, si e mendoni rivalitetin deri në fundin e Kampionatit?
Deri këtu, në vendin e pestë, mendoj se Luftëtari është me meritë. Madje do të thoja, se prisja më shumë, pasi kemi lënë disa pikë që mund të ishin fitore për ne. Gjithsesi, për 18 javët e shkuara jam i kënaqur, ndërkohë që për 18 javët e tjera do të kërkoja nga të gjithë më shumë përqendrim, sepse mundësitë i kemi për më shumë, dhe për një renditje më të mirë.
Pse, ju synoni ndonjë vend nga kreu i renditjes që të çon në Evropë?
Deri më tani, ky nuk është objektivi ynë. Ne kërkojmë të qëndrojmë në këto vende në renditje, por pas fazës së tretë, nëse do të jemi më mirë, natyrisht që edhe synimet përparojnë. Gjithçka do të varet nga sa do të japim në 9 ndeshjet e kësaj faze.
Deri në ndeshjen me Partizanin më 28 janar keni edhe një javë kohë, gjithsesi, cili është synimi për këtë përballje?
Çdo ndeshje luhet për fitore, e kështu do të bëjmë edhe në atë me Partizanin. Skuadra është e plotë dhe e gatshme që ta arrijë këtë synim, të cilin nuk e shohim të vështirë, por jo edhe të lehtë për tu arritur. Në fushë do të jemi vetëm për fitoren tonë dhe përgatitjet tona janë të orientura tek kjo ndeshje.
Në përgjithësi, si i shikoni teknikisht skuadrat e tjera të Superiores?
Ne jemi ndeshur nga dy herë me të gjitha skuadrat, dhe kam parë se kanë nivel të mirë. Por, ndryshojnë skuadra nga skuadra, ku do të veçoja ato të kreut, sepse janë shumë të forta, si në fushën e tyre, ashtu edhe kur luajnë në transfertë. Edhe skuadrat e tjera kanë vlera, nuk mund të them se, ndodhen në mes apo në fund të renditjes dhe të nënvleftësohen. Unë si trajner i druhem të tilla nënvleftësimeve dhe nuk i aplikoj në punën me skuadrën.
Folëm për përshtatjen e skuadrës, po ju si trajner, a jeni përshtatur mirë me skuadrën dhe me qytetin e Gjirokastrës?
Çdo trajner e gjen përshtatjen me skuadrën, e deri tani unë jam i kënaqur me të gjithë futbollistët. Të gjithë stërviten mirë dhe i zbatojnë të gjitha kërksat në stërvitje e në ndeshje, kjo ka shumë rëndësi për mua si trajner. Ndërsa për qytetin e Gjirokastrës, do të thoja se këtu kam gjetur një mikpritje shumë të mirë, nga klubi, lojtarët e qytetarët. Ne ballkanasit një mentalitet kemi, kështu që unë këtu ndjehem sikur jam në shtëpinë time.
Somario
Jemi ndeshur nga dy herë me të gjitha skuadrat dhe kam parë se kanë nivel të mirë. Por, ndryshojnë skuadra nga skuadra, ku do të veçoja ato të kreut, sepse janë shumë të forta, si në fushën e tyre, ashtu edhe kur luajnë në transfertë. Edhe skuadrat e tjera kanë vlera, nuk mund të them se, ndodhen në mes apo në fund të renditjes dhe të nënvleftësohen. Unë si trajner i druhem të tilla nënvleftësimeve
Mlladen Milinkoviç
Datëlindja: 14 maj 1968/ Vendlindja: Loznica, Serbi
Sporti që ka ushtruar: Futboll/ Roli në fushë; Mesfushor
Gjatësia: 1.82 m/ Aktualisht: Trajner te Luftëtari
Karriera si futbollist: 1984-1987, FK Guçevo, 1987-1988 FK Maçva Shabac, 1988-1991FK Drina Zvornik, 1991-1993 FK Loznica, 1993-1996 Omonia Aradippou F.C, 1996-1998 FK Loznica, 1998-2000 FF Jaro, 2000 Naoussa F.C, 2001 FF Jaro, 2002 Kastoria F.C, 2003 FK Radnički Stobex
Karriera si trajner: 1996-1998 FK Guçevo, 1998-2000 FF Jaro, 2003 FK Radniçki Stobex, 2003-2004 FK Jedinstvo, 2004-2006 FK Drina Zvornik, 2006-2007 FK Bane Rashka, 2007-2009 FK Drina Zvornik. 2010-2011 FK Radniçki Stobex, 2012 FK Loznica, 2013 FK BSK Borça, 2014 OFK Igalo, 2014-2015 FK Radnik Surdulica, 2016- Luftëtari Gjirokastër
Sekretari i Klubit, Gentian Nora: Luftëtari për “Mesin e Artë”
Për sekretarin e klubit të “Luftëtarit”, skuadra është në rrugë të mirë, e brenda synimeve që ajo ka në këtë sezon. Por, ai thekson se “Mesi i Artë” do të jetë objektivi final. “Skuadra jonë (Luftëtari) ka ardhur në rritje, në lojë e në nivel, dhe kjo e ka renditur në vendin e pestë në dy fazat e para.Gjatë përgatitjeve në këtë muaj, ka patur edhe lëvizje, apo edhe dukuri të tjera, më shumë pozitive, të cilat na bëjnë më të obliguar për të kërkuar më shumë në këtë pjesë të mbetur të Kampionatit. “Mesi i Artë” në tabelën e renditjes është synimi ynë kryesor, për të cilin jemi optimistë, ndërkohë që nuk mendojmë asnjëherë mbijetesën. Pse jo, ne nuk jemi skuadër për titull, ndërsa për një renditje më të mirë do të bëjmë gjithçka në dy fazat e mbetura”. 
MERKATO E JANARIT
LUFTËTARI
Të larguar: Emiliano Shehu, Baptiste Paje, Andres Montero, Julian Lluka, Ergys Mersini, Silas Daniel Satonho
Të afruar: Vangjel Zguro, Eri Lamçja, Pedro Benguin?
Trajnerët e Superiores
Sezoni 2016 – 2017
KUKËSI/ A. Gjoka 
PARTIZANI/ A. Sormani, S. Starova
SKËNDERBEU/ A. Agostineli, I. Daja
TIRANA/ I. Daja, M. Josa 
LUFTËTARI/ M. Milinkoviç
VLLAZNIA/ A. Cungu
FLAMURTARI/ G. Magani, G. Mezani
TEUTA/ Ç. Bexhi, G. Magani 
LAÇI/ M. Troisi, R. Ndreu
KORABI/ A. Mergjyshi, G. Haxhiu
Ndeshjet e Luftëtarit
Faza e parë
Luftëtari-Partizani 0-1
Flamurtari-Luftëtari 5-0
Luftëtari-Korabi 1-0
Skënderbeu-Luftëtari 1-0
Luftëtari- Laçi 1-0 
Vllaznia-Luftëtari 1-1
Teuta-Luftëtari 2-0
Luftëtari-Tirana 2-1 
Kukësi-Luftëtari 1-0
BILANCI
Nd 9, F 3, B 5, H 1, G 5-12
Faza e dytë
Partizani-Luftëtari 1-1
Luftëtari-Flamurtari 1-1
Korabi-Luftëtari 1-1
Luftëtari-Skënderbeu 0-0
Laçi-Luftëtari 2-2
Vllaznia-Luftëtari 2-3
Luftëtari-Teuta 1-0
Tirana-Luftëtari 2-0
Luftëtari-Kukësi 2-2
BILANCI
Nd 9, F 2, B 6, H 1, G 11-11
NË TOTAL/ DY FAZAT
Nd 18, F 5, B 7, H 6, G 16-23
MERKATO
Nga Athina, vjen firma e angolezit Benguin
Klubi i Luftëtarit ka realizuar dje goditjen e radhës në merkaton e janarit, pasi kanë firmosur në Athinë kontratën me sulmuesin 23-vjeçar nga Angola, Pedro Benguin. Këtë afrim e ka konfirmuar për mediat edhe presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, duke bërë të ditur se për këtë lojtar ka pritshmëri të mëdha. Futbollisti angolez është në pritje të marrjes së vizës për t’u vendosur më pas nën urdhrat e trajnerit Milinkoviç. Ende nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në kampionat, atë nga Partizanit. Lojtari në fjalë është pjesë e skuadrës qipriote AEL Limasol, ndërsa ka luajtur edhe një ndeshje miqësore me kombëtaren e Angolës. Ky përforcim do të shtojë forcën e gjirokastritëve në fazën sulmuese, ku pritet që dyshja Rexhianldo-Bengui të jetë shumë e rrezikshme për mbrojtjet kundërshtare.
Sigal