Sigal

Massimo Moratti në rolin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit. Kjo është ideja që Andrea Agnelli, presidenti i Juventus, do t’i propozojë klubeve të Serisë A.

Numri një i bardhezinjve duhej të fliste për këtë në një takim që duhej të zhvillohej mesditën e sotme mes tij, ish-presidenti të Inter-it dhe presidentit aktual të Lega-s së Serisë A, Gaetano Micciche. Takim që është anuluar në orën 13:30. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të takohen diku tjetër larg syve të gazetarëve.

Kjo ide e Agnelli-t duket më shumë si një tentativë për t’u riafruar me Moratti-n, me të cilin ka patur disa mosmarrëveshje gjatë viteve për shkak të “Caliciopoli-t”. Zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Italiane të Futbollit do të zhvillohen në Romë, më 22 tetor. Klubet e Serisë A duhet të zgjedhin kandidatin e tyre dhe ta prezantojnë brenda të premtes.