Trajneri Ilir Daja luan në “tavolinë”: Kampionati para Europës!

512
Në deklarimin e tij të djeshëm para ndeshjes me Jang Bojs, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka bërë të qarët se Liga e Europës, pavarësisht prestigjit që ka, është kthyer që tani në objektiv dytësor për skuadrën e tij. Sipas teknikut, ndonëse skuadra nuk do të nënvlerësoje ndeshjet europiane, nuk do t’i japë aq shumë rëndësi sa kampionatit ku synohet titulli kampion. “Natyrisht që kemi një përballje të vështirë nesër (sot), pasi kemi një ekip me pretendime kalimin e grupit. 

Vështirësia qëndron te mungesat, por nuk do të thotë se do të dorëzohemi, sepse do të bëjmë gjithçka mirë. Nëse duam fitoren, ta menaxhojmë sa më mirë që të jetë e mundur”.
Sigal