Adriatik Riza Dosti: Ja kisha borxh kësaj Tirone…

Nga Adriatik Riza Dosti
Ja kisha borxh kesaj Tirone…
Fjalen e kam per ekipin e futbollit bardhe e blu ose sic e njohim edhe ndryshe SK apo FK Tirona …e specifikisht per ate skuader te viteve 1974- 84….apo me sakte akoma 74- 81…
Pasi mbajti mbi shpine barren e veshtire te tranzicionit te ekipit …ne nje moment delikat teksa Partizani, Dinamo apo edhe Vllaznia ishin ne kulmin e tyre…e sigurisht nuk ishte edhe aq e lehte te fitoje as ne Durres e Elbasan…por as edhe ne Vlore, Korce, Lezhe, Lushnje, Gjirokaster , Berat…Kavaje…Fier etj…
…Ishte koha kur Lym Alla i madh kish ikur dhe e kish mbyllur me nder epoken e tij….
…Ishte koha kur ca me hir e ca me pahir Tironen e modhe te tij e sakatuan dhe e pensionuan para kohe dhe me urdher nga lart…iken e u larguan radhazi legjendaret Ner Halili, F.Frasheri, G.Kasmi, Li Mema, L.Bytyci, O.Mema, N.Xhacka, B.Ishka, B.Bukoviku, J.Kazanxhi, N.Hyka etj…
Ndaj dhe s’ishte aspak e lehte per Tironen pasuese …per te ruajtur nderin, fanellen, historine e per te perligjur trofete e fituara nga ajo Tirone e pa perseritshme e mesviteve 60-70…sikurse s’ishte aspak e lehte te zevendesoje kaq kollaj emrat e medhenj te mesiperm qe bene histori te madhe ne futbollin shqiptar te atyre viteve te veshtira…
…Pas Alles ne pankinen e Tirones do te uleshin radhazi … te mirenjohurit E.Shehu…. Zyber Konci… B.Deliallisi e pas tyre dyshja e fameshme F.Frasheri e A.Mema e ne vijim prape Enver Shehu…e serisht Li Mema…
Tirona e asaj kohe nuk fitoj dot asnje titull kampion …por vetem 2 Kupa te Shqiperise ne edicionet 75/76 dhe 76/77 …
Sikurse rrezikoi edhe te dilte nga kategoria ku fale dy ndeshjeve te suksesshme Play -off me Apollonine e Fierit arriti te mbijetoi mes me te mirave te futbollit shqiptar…
…Ai ishte nje brez cunash te shkelqyer …futbolliste te mire e mes tyre edhe te mrekullueshem sic ishte fjala vjen Dhales e Tit Dibra…talente qe su eci fort fati sic qene Sengla, Gezdari e ndonje tjeter…
E mbi te gjitha ishin cunat e Tirones sone…brezi im e moshatare te mijte…te cilet i kisha e i kam ende edhe sot miq te shkelqyer e me te cilet per dekada me radhe respekti ka mbetur reciprok…nderkohe qe atyre te gjitheve per aq sa bene ne ate kohe qe luajten e mbajten veshur fanellen e shenjte bardhe e blu ne ato kohera vertet te veshtira per klubin e ekipin tone…ju takon publikisht nje Faleminderit i madh dhe nje Mirenjohje e sinqerte vecmas prej nesh dashamiresve te FK Tirones…e banoreve te qytetit tone …
Po i permend nje e nga nje me emra duke shpresuar te mos kem harruar asnjerin prej tyre …nderkohe qe shpreh edhe njehere ngushellimet e mija te sinqerta per ata qe s’jetojne me e u larguan dhimbshem nga kjo bote krejt para kohe …Perikli Dhales, Besim Vladi, ,Ben Minga, Seit Hyseni e Mustafa Rizvanolli…
Fanellen e Tirones se asaj kohe e veshen dhe e mbajten me nder …Gut Tafaj, Tit Nallboni e Jar Sharra…P.Dhales, A.Cela, T.Hyseni, C.Vladi, H.Frasheri, N.Naci, T.Brahja, Jashari, L.Sengla, T.Bekteshi, M.Rizvanolli, E.Gezdari, R.Hicka, R.Shehu, I.Muca, T.Dibra, F.Llambi, B.Kasmi, I.Metani…e pak me vone ne ekip erdhen edhe S.Mema e M.Baci, B.Minga e ndonje tjeter…
Faleminderit …sinqerisht une e tifozet e Tirones ju a kishim borxh kete lloj respekti, falenderimi e mirenjohje.
Uroj nga zemra qe te gjithe te jeni mire atje ku jeni …me shendet e me gjithcka …Ju e familjet tuaja .
Me konsiderate miku juaj i mire e shume i hershem …
Adriatik R.Dosti – Ann Arbor – Michigan – USA – Korrik 13 / 2024 .
Sigal