8 janar 2006-2019, Tirona Fanatics mbush 13 vjet

972
Sigal

Festohet “ditëlindja” e të parit tifo-grup, gjirokastritëve iu largohet edhe një “luftëtar”, Vora jep shenja jete

“Tirona Fanatics”: Diçka ndryshe nga futbolli i shëmtuar dhe korruptuar që iu serviret kaherë

Data 8 janar e viti 2006 është dita kur është themeluar një nga tifo-grupet e para të tifozerisë në Shqipëri. Edhe pse kjo eksperiencë ekzistonte në mënyrë informale, kanë qenë “Tirona Fanatics”-at që e kanë aplikuar të parët këtë përvojë. Në faqen zyrtare ata urojnë anëtarësinë ‘bardhe e blu’ “Gëzuar të gjithë anëtarëve dhe tifozëve bardhë e blu, 13-vjetorin e “Tirona Fanatics”. 13-vjetorin e grupit që ishte, është dhe do të jetë gjithmonë ABC-ja e ultrasllikut në Shqipëri. 13 vite sakrifice e krenarie, si tifogrupi i parë dhe i vetëm në Shqipni. Gjithmonë në mbrojtje të kryeqytetit dhe ngjyrave tona të shenjta bardhë e blu. Me ulje-ngritjet e vështirësitë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj rruge të gjatë e unike, 8 janari i këtij viti na gjen 13 vjeç. 13 vite të bukura e me plot pengesa, histori, shokë të humbur rrugës, sakrifica, suksese e mbi të gjitha krenari. Gëzuar çdo anëtari që ka kënduar me ne qoftë një kongë, që ka udhëtuar me ne qoftë dhe një transfertë, apo që ka ecur me ne qoftë dhe në një kortezh… Gëzuar ekipit të Tironës, që si ekipi më i modh ne Shqipëri, gjithmonë e ka pasur fatin të ketë dhe tifozerinë më unike, ashtu siç ajo e meriton…E në fund, gëzuar Kampionatit Shqiptar dhe gjithë shqiptarëve, të cilët kanë pasur luksin të kenë në përbërjen e tyre “Tirona Fanatics”, diçka ndryshe nga futbolli i shëmtuar dhe korruptuar qe iu serviret kaherë…

13 vjet Fanatics
13 vjet Leksione!

Të parët, të vetmit…

Festa e këtij viti u organizua në një nga lokalet e kryeqytetit, tek lokali “Brauhaus” ku nuk mungoi edhe surpriza e radhës, siç ishte edhe kënga kushtuar 13-vjetorit të krijimit të grupit.

Nga ana tjetër edhe pse në “hasmëri” me klubin për shkak të mospranimit të kësaj situate, nuk ka munguar edhe një urim nga ana e klubit për Fanaticsat. “Urime bardheblu”. Sigurisht shoqëruar edhe me një foto ku paraqitet logo e Fanatics dhe shkrimi “13 vite Tirona Fanatics”.