Moti i keq pushton vendin, Nora Malaj: Situata e ftohtë dhe shkolla me batanije

481
Sigal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj me anë të një postimi në “facebook” ka reaguar në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhen shkollat në Shqipëri përgjatë kësaj periudhe që temperaturat janë ulur shumë.

Statusi i Plotë: 

Situata e ftohtë dhe shkolla me batanije! Dimri është muaji më i ftohtë i vitit, që vazhdon përreth 3-muaj. Sa herë që stina e ftohtë e dimrit dhe dëbora mbulon qytetet tona, kemi bllokim rrugësh, paralizim qytetesh dhe pezullim mësimesh! Situata që po përballemi sot, tregon që një pjesë e mirë e nxënësve e kanë zhvilluar mësimin me batanie për mungesë ngrohje dhe menaxhimi. Nuk e di si mundet që në këtë situatë askush të mos reagojë! Dimri është një stinë që të gjithë e presim, si cikën i stinëve dhe askush nuk mund të thotë që nuk e presim kaq të ftohtë. A duhet ndonjëherë të mendojmë seriozisht për këto nevoja bazike të vendit tonë, si pushteti qendrore dhe ai lokal dhe të menaxhojmë situatat, që mos të kalojmë në gjendje emergjencash? Kur do të ndodhi kjo dhe kush do marri përsipër që punojë për këtë vend? Nga njëra anë shkolla pa ngrohje, fëmijë me batanie në krahë, nga ana tjetër bagëti të bllokuara nga bora dhe pamundësi për të lëvizur e së fundi gruaja që fatmirësisht lind në qendrën shëndetësore fëmijën për arsye se bora bllokon rrugët është një thirrje për të mobilizuar shoqërinë dhe institucionet që të ndihmojmë njëri- tjetrin në këto situata të vështira per femijet, grate shtatezena, te braktisurit e te moshuarit. Sot cdo jete njeriu eshte shume e vlefshme per cilindo prej nesh!