Policia Rrugore ka vijuar monitorimet dhe patrullimet me përzgjedhje, ndërsa ka publikuar një video nga rrugët në Tiranë, ku janë evindentuar raste kur drejtuesit e mjeteve shkelin rregullat e qarkullimit.
Policia bën me dije se patrullimet me mjete të uniformuara dhe jo vetëm, do vazhdojnë pa ndërprerje me qëllimin e vetëm, rritjen e sigurisë së përbashkët në rrugët e kryeqytetit.