3 klube të mëdha duan Sergej Milinkovic-Savic, Tare në stres

196
Sigal

Presidentin e Lazios, Claudio Lotito dhe drejtorin sportiv, Igli Tare, i ka kapur stresi dhe ankthi për të ardhmen e Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori serb vazhdon të jetë i shumëkërkuar në merkato dhe sipas asaj që raporton Gazzetta Dello Sport, janë 3 klube të mëdha që duan tia shkëputin Lazios futbollistin ballkanas.

Manchester United, Reali i Madridit dhe Paris Saint Germain, janë 3 klubet e mëdha që interesohen për shërbimet e Milinkovic-Savic.

Nga ana tjetër, ekziston edhe mundësia që lojtari të rinovojë me Lazion me Igli Taren që i ka ofruar një marrëveshje të re me një pagë më të lartë dhe me një kohëzgjatje edhe për 3 vite të tjera.