A mund të infektohemi me Covid duke prekur sendet që na rrethojnë? OBSH thotë se njerëzit…

38

Nuk është vërtetuar ende nëse njerëzit mund të marrin koronavirusin duke prekur sende si dorezat e dyerve apo tastierat e kompjuterave, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH, studimet mbi aftësinë e koronavirusit për të mbijetuan tek sendet,  duhet të shihen me njëfarë skepticizmi, pasi ato kryhen në laboratorë me pak ndikim në kushtet e botës reale.

Sipas studimit të kryer, virusi mbijetoi në çelik, inoks dhe plastikë për katër ditë, te gotat dy dhe në pëlhurë dhe dru për një ditë.

Po ashtu, një studim tjetër ka treguar që mbijeton për katër orë në bakër, 24 orë në karton dhe 72 orë në plastikë dhe çelik dhe inoks.