“Akt nul”, Fuga: Një televizion nuk mund të mbyllet si një restorant!

349
Sigal

Për akademikun Artan Fuga, vendimi i ISHSH për gjobitjen dhe mbylljen e RTV Ora, është nul. Sipas tij, ISHSH është në tejkalim të kompetencave të tij edhe sikur të kishte kryer inspektime në terren, pasi nuk mbyllet dot një televizion siç mund të mbyllet një restorant.

Deklarata e plotë

Punoj në këtë fushë se televizioni Ora është një media e njohur dhe me peshë dhe mendoj se e njoh dhe kuadrin ligjor dhe specifikat e bizneseve në media. E kam pritur pak duke buzëqeshur se është një keqkuptim i madh, një ngatërrim i tipologjisë së bizneseve. Tjetër është të shkojë inspektori shëndetësor dhe të mbyllë një restorant nëse e gjen me shkelje, ti vërë edhe gjobë dhe tjetër është një media televizive.

Nuk kuptohet akoma nga administrata shqiptare dallimi i specifikave të këtyre bizneseve. Nga njëra anë janë biznese, nga ana tjetër pasuri materiale dhe tjetër janë valët, sinjali dhe imazhi televiziv apo zëri që është virtual dhe dixhital. Këto tre nivele nëse nuk konsiderohen si duhet bëhen gabime qesharake si me Tv Ora.

Marr një shembull, prifti i një kishe doli pedofil, ti merresh me priftin dhe jo me kishën. Ekipi i Inspektoriatit që ka vajtur atje ka kapërcyer kompetencat se nuk është i instruktuar. Nuk e di nëse ka vajtur por edhe nëse e ka konstatuar përmes ekranit nga pikëpamja juridike gjithçka që shfaqet në ekran nuk është provë. Nëse nuk kanë ardhur vetë nuk ka trupë gjykuese që ta konsiderojë si fakt atë që sheh në ekran se mund të ketë montazhe, figura që vinë nga kohë të kaluara. Por edhe nëse kanë ardhur kanë kapërcyer kompetencat. Nuk mund të mbyll një biznes, që nëse vendos për ta mbyllur prek një nen kushtetues për lirinë e fjalës.

Nëse gjej një shkelje, pashë tre veta në kafene aty te televizioni dhe dakord. Por nuk mund të mbyll televizionin se kapërcej kompetencat. Një shkrimtar përparimtar i shekullit të XIX tregon për ato burokratët, i thanë këto idetë liberale për lirinë dhe i tha vartësi i vet nga Amerika. Ashtu tha, të mbyllet Amerika. Amerikën duan të mbyllin këta? Zonja Bërdëllima që i kam parë emrin të firmosur nuk mund të kapërcejë kompetencat. Akti nuk ka vlerë juridike.

Ka dhe një problem tjetër, shumë mirë e parashikon ligji kur gjen shkelje mbyll aktivitetin. Çfarë do të thotë, i ul qepenat një restoranti? Kur i mbyll një televizioni ndërtesën nuk i thua dot mbyll aktivitetin se ju mund të transmetoni nga shtëpia siç e bëjnë televizionet e gjithë botës. Mjafton antena dhe studiot të rrinë të ndezura, 5 njerëz brenda dhe në rregull. Prandaj qesha.Nganjëherë revoltohem por këtë radhë jo, qesha se më kujtohet ai burokrati që tha se do mbyll Amerikën.