I dha fund jetës duke u hedhur në greminë, flet bashkëshorti i 48-vjeçares: Ja çfarë kishte shkruar në letrën që kishte lënë pas

160
Sigal

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Malësisë së Madhe gjatë fundjavës që lamë pas, ku një 48-vjeçare i dha fund jetës së saj duke u hedhur në një greminë.

Shtetësja Shpresë Hasramaj u largua nga banesa e saj mëngjesin e së premtes (24 dhjetor), për t’u gjetur më pas e pajetë mëngjesin e së dielës më 26 dhjetor.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur bashkëshorti i saj. Ai u shpreh se nuk e ka kuptuar në asnjë moment se e shoqja kishte shqetëime dhe mund të kryente një akt të tillë.

Më tej, ai thotë se ka pasur marrëdhënie të mirë me bashkëshorten dhe se nuk kanë pasur konflikte. Kur policia shkoi në vendngjarje, gjetën telefonin e 48-vjeçares dhe një letër të cilën e kishte lënë ajo.

Sipas bashkëshortit, në letër ishin të shkruar emrat e fëmijëve të tyre.

“Vendi është lokalizuar nga celulari dhe letra. Në letër ishte emrat e fëmijëve. Nuk kemi pasur probleme. Gjithçka ka qenë normal. Për herë të fundit e kam parë në 06:45 , kur edhe jam larguar nga shtëpia për të shkuar në punë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu thotë se fëmijët kanë qenë në gjumë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë pasur dijeni për largimin e saj.

“Ata nuk kanë mundur të dalin në katund. Kjo ishte hera e parë që ajo është larguar në këtë mënyrë”, është shprehur ai.