Sigal

LEZHE– Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë Lezhën mbrëmjen e sotme ka lënë pa energji elektrike gjithë qytetin dhe 80% të fshatrave në këtë zonë.

Energjia elektrike është ndërprerë prej dy orësh dhe ende nuk ka mbërritur.

Të gjithë punonjësit e OSHEE me në krye drejtorin e Lezhës Vinçens Tuku ndodhen në
terren për riparimin e defekteve pasi janë këputur linjat e transmetimit të energjisë.

Nuk dihet ende kur do riparohen defektet dhe rikthehet energjia elektrike.