Studentët shpalosin kërkesat e tyre, nisin me rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë

543
Sigal

Studentët protestues kanë shpalosur kërkesat e tyre me megafon përpara Ministrisë së Arsimit, duke filluar nga kërkesa për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë. Ata njoftuan 5 kërkesat bazë, për të cilat nuk do të bëjnë negociata me Ministrinë e Arsimit:

1.Rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë

2. Arsim cilësor për të gjithë të rinjë me mbështetje financiare ën dy cilekt

3. Rankim të programeve sipas peshës

4. Rritje të peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë.

5. Autonomi reale dhe jo të diktuar nga bordet qeveritare.

Në mikrofonin e Syri.net, studentët thanë se kërkesat e paplotësuara të Paktit për Universitetin po ia drejtojnë si fillim Ministrisë së Arsimit.