20 pikante nga Kategoria Superiore

1064
Sigal

Të premten nisi rrugën e tij Kampionati i 74-t Kombëtar i Futbollit. “Telegraf” boton shifra dhe kuriozitete

 Të premten, me ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, startoi Kampionati i 74-t Kombëtar i Futbollit, i Kategorisë Superiore.  Edhe ky sezon ka 14 skuadra, kampionati do të luhet me dy faza, në 26 javë dhe 182 ndeshje në total. E veçanta e këtij sezoni është se do të bien direkt katër skuadra nga kategoria, pasi edicioni i ardhshëm 2012-2013 do të jetë me 12 skuadra. Në sezonin 2012-2013 mungojnë Dinamo dhe Partizani, që të së bashku kanë fituar 33 tituj kampionë, pra për herë të parë nga viti 1947 nuk do të kemi një derbi të kryeqytetit. Gazeta “Telegraf” boton një speciale me 20 pikante nga edicionin aktual dhe ata të kaluar.

SKËNDERBEU KAMPION

Skënderbeu është kampioni në fuqi i Shqipërisë. Korçarët kanë fituar tre kampionate në 59 pjesëmarrje të tyre në Kategorinë Superiore, pavarësisht se klubi është themeluar në vitin 1909 dhe ka marrë pjesë qysh në kampionatin e parë. Tre titujt kampion Skënderbeu i ka fituar në vitin 1933 (Kampionati i 4-t Kombëtar, trajner Qemal Omari), sezonin 2010-2011 (Kampionati i 72-të Kombëtar, me trajnerë Shkëlqim Muça dhe më pas Shpëtim Duro) dhe tani në sezonin 2011-2012 (Kampionati i 73-të Kombëtar, trajner Shpëtim Duro, i pasuar nga çeku Stanislav Levi). Skënderbeu e fitoi titullin kampion, duke regjistruar 17 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje.

SKUADRAT E RRETHEVE

Vetëm pesë skuadrash të rretheve, pra jo të kryeqytetit, kanë fituar të paktën një titull kampion, në 73 kampionatet e përfunduara deri tani: Vllaznia (9 tituj), Skënderbeu (3), Elbasani (2), Flamurtari (1) dhe Teuta (1). Nga këto, vetëm Elbasani tani luan një kategori më poshtë, pra në Kategorinë e Parë. Skënderbeu është skuadra e dytë nga rrethet, që ia ka dalë të mbrojë titullin, më parë këtë e kishte bërë Vllaznia. Shkodranët fituan kampionatin në vitin 1945 dhe 1946.

EKIPET KAMPIONE

73 kampionatet e zhvilluara deri tani të Kategorisë Superiore janë fituara nga tetë skuadra: Tirana (24 herë), Dinamo (17), Partizani (15).  Vllaznia me 9 tituj kampionë është “rekordmenia” e rretheve. Skënderbeu (3), Elbasani (2), Teuta (1) e Flamurtarit (1) janë skuadrat e tjera. Tirana është ekipi me më shumë kampionate të fituara: 24, 6 prej të cilave para Luftës së Dytë Botërore. Skuadrat e kryeqytetit kanë fituar 56 nga 73 kampionatet.

KUPAT E TIRANËS

Edhe pse i mungon titulli kampion prej tre sezonesh, Tirana e nisi edicionin si fituese e Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë, këtë të fundit të fituar vetëm një javë më parë. Të dyja trofetë, bardheblutë i fituan në finalet e luajtura kundër Skënderbeut: 1-0 në Kupë dhe 2-1 në Superkupë. Tirana ka fituar deri tani 15 kupa, po aq sa Partizani.

VERDIKTET E EUROPËS

Pas 26 javëve dhe 182 ndeshjeve, të nisura më 10 shtator 2011 dhe të përfunduara, më 12 maj 2012, Kategoria Superiore mbylli sezonin 2011-2012, ose Kampionatin e 73-të Kombëtar të Futbollit. Verdiktet e mëdha ishin : Skënderbeu, kampione dhe në Ligën e Kampioneve (turi i dytë eliminator). Në Ligën e Europës Teuta, Flamurtari dhe Tirana (që të tria në turin e parë eliminator). Skënderbeu u eliminua nga hungarezët e Debrecenit; Flamurtari nga hungarezët e Honvedit; Teuta nga gjeorgjianët e Metalurgi Rustavit. Tirana eliminoi në turin e parë luksemburgasit e Grevenmakerit dhe u eliminua nga norvegjezët e Alesundit.

TRAJNERËT E HUAJ

Trajneri i Tiranës, spanjolli Hulian Rubio, do të jetë i vetmi i huaj që do të drejtojë një skuadër shqiptare, ndërkohë që sezonin e kaluar pamë katër të tillë, përfshirë çekun e Skënderbeut, Stanislav Levi, italianin e Kamzës, Mauro De Vekis dhe kosovaro-turkun e Bylisit, Naxhi Shensoj. Ish-trajneri i Skënderbeut, Stanislav Levi, është çeku i parë që fiton një titull në Shqipëri, dhe i dyti i huaj në historinë e Kategorisë Superiore, pas malazezit Dervish Haxhiosmanoviç, që fitoi me Vllazninë në edicionin 2000-2001.

RËNIA E KRYEQYTETIT

Kryeqyteti ka dominuar skenën futbollistike, duke fituar 56 nga 73 titujt kampionë, ose 76.2 për qind të tyre: Tirana (24), Dinamo (18) dhe Partizani (15), por në sezonin aktual vetëm bardhblutë marrin pjezë, pasi si dinamasit ashtu dhe partizanasit janë një kategori më poshtë, në të Parën. Pra, nuk do të kemi më një derbi në Kategorinë Superiore, por në Kategorinë e Parë. Po në të Parën do të luajë edhe Kamza, që debutoi vjet në Superligë. Në Kategorinë e Parë do të luajnë tri skuadra që së bashku, jo pak por 35 kampionate: Dinamo (18), Partizani (15) dhe Elbasani (2).

121 AFRIME LOJTARËSH

Të 14 skuadrat e Kategorisë Superiore kanë kryer së bashku gjatë meraktos verore 121 afrimelojtarësh, ndërkohë që nga ekipet në raport me grupin e lojtarëve të sezonit të kaluar janë larguar 108 futbollistë. Kastrioti është dhe ekipi që ka afruar më shumë lojtarë, 16, i ndjekur nga Kukësi (15) dhe Besa (14). Më pak lojtarë të rinj kanë afruar: Skënderbeu (5), Tirana (5), Teuta (5) dhe Shkumbini (5).

459 GOLA TË SHËNUAR

Gjatë 182 ndeshjeve të këtij sezoni u shënuan në total 459 gola, kur tetë prej tyre ishin autogola. Ekipet vendase shënuan 280 gola, ndërsa ato mike 179 gola. U realizuan 51 penallti, 34 dygolësha, 2 tregolësha, 1 katërgolësh (Endri Bakiu i Tomorit) dhe 1 pesëgolësh (Roland Dervishi i Shkumbinit).

KLUBI “FAIR-PLAY”

Teuta e Durrësit nuk e fitoi dot kampionatin, duke lëshuar në dy ndeshje (ndaj Laçit dhe Kamzës), por ama mund të krenohet me faktin se ka qenë skuadra më “fair-play” në fushën e lojës. Referuar renditjes së skuadrave për çmimin e “fair-play”-t, Teuta kryeson me 193.607 pikë. Pas saj vjen Vllaznia me 189.071 dhe Skënderbeu me 182.143.

25 TRAJNERË NË 14 SKUADRA

Sezonin e kaluar nëntë bankina nga 14 skuadra ndryshuan trajnerët, ku vetëm pesë skuadra e nisën dhe e përfunduan më të njëjtët teknikë: Teuta (Hasan Lika), Tirana (Hulian Rubio), Bylis (Naxhi Shensoi), Shkumbini (Kristaq Mile) dhe Pogradeci (Ylli Çekiçi). Gjithsej në këtë edicion drejtuan 25 trajnerë zyrtarë dhe 2 trajnerë të komanduar (Elvis Plori të Vllaznia dhe Shaban Dollaku te Kastrioti).

PIKËT E HEQURA

Tri skuadra u ndëshkuan me heqje të pikëve gjatë sezonit të kaluar. Dinamos iu hoqën tri pikë nga FIFA për shkak të mospagesës së ish-lojtarit kroat, Dario Bodrusiç. Laçi u ndëshkua me heqjen e gjashte pikëve nga Komisioni i Disiplinës, për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini. Pogradecit iu hoqën dhe tri pikë nga renditja pas incidenteve të tifozëve dhe dhunës ndaj gjyqtarit kryesor Enea Jorgji në ndeshjen Pogradeci-Teuta 1-2 (java 12). Shkumbinit iu hoqën 3 pikë nga Disiplina, për shkak të dhunës psikologjike ndaj arbitrave në ndeshjen Shkumbini-Flamurtari, java e 25-të e sezonit 2011-2012.

STATISTIKAT E 2011-2012

Sezonin e kaluar, 101 nga 182 ndeshjet u fituan nga skuadrat vendase, 40 nga ato mike, dhe 41 të tjera u mbyllën në barazim. Nga 459 gola gjithsej, 280 gola u shënuan vendasit dhe 179 miqtë; u realizuan 51 gola me penallti, u realizuan 34 dygolësha, 2 tregolësha, 1 katërgolësh dhe 1 pesëgolësh (Roland Dervishi). Gjithashtu u realizuan 8 autogola. Në total u dhanë 693 kartonë të verdhë dhe 42 të kuq. Më shumë fitore regjistruan Skënderbeu dhe Teuta (nga 17); më shumë humbje Pogradeci dhe Dinamo, nga 16, këto dy të fundit ranë direkt nga Superliga.

REKORDI I TIRANËS

Tirana, jo vetëm është klubi më i titulluar në Shqipëri, 24 tituj kampionë, 15 Kupa të Shqipërisë dhe 10 Superkupa, por është skuadra e vetme në vendin tonë, që nuk ka munguar në asnjë nga kampionatet e deritanishme. Bardheblutë mbajnë dhe rekordin e mosrënies asnjëherë nga Kategoria Superiore. Tirana ka zhvilluar në total 1742 ndeshje, duke regjistruar 916 fitore, 445 barazime dhe 381 humbje.

TITUJ PA HUMBJE

Vetëm katër skuadra e kanë nisur dhe mbyllur një kampionat pa asnjë humbje: Partizani ka fituar 4 tituj kampionë të tillë, Tirana me 3, Dinamo 2 dhe Vllaznia 1. Më shumë fitore në një kampionat ka arritur Dinamo në vitin 1951, me 24 nga 26 takimet, si dhe Tirana në sezonin 2003-2004, me 24 nga 36 ndeshjet.

REKORDI I DINAMOS

Dinamo mban rekordin e titujve të fituar rresht, me katër të tillë: 1950, 1951, 1952 dhe 1953. Tirana e ka fituar pesë herë tre tituj rresht, dhe një herë e ka arritur dhe Partizani: 1957, 1958 dhe 1959. Partizani mban dhe rekordin e fitores më të thellë në një ndeshje kampionati 16-0 kundër Lushnjës, më 10 shkurt 1952.

EKIPET “PUNA”

Në kampionatin e vitit 1951, nga 14 skuadra që merrnin pjesë, 11 prej tyre quheshin “Puna’, përfshirë dhe Puna e Gjirokastrës, Puna e Kuçovës (ish-Qyteti Stalin), Puna e Fierit, Puna e Tiranës, Puna e Vlorës, Puna e Korçës, Puna e Durrësit, Puna e Kavajës, Puna e Shkodrës. Kampionati i vitit 1956, i fituar nga Dinamo, kishte në përbërje 9 skuadra, shtatë prej të cilave kishin të njëjtën emër. “Puna’, por që dalloheshin nga njëra-tjetra, nga qytetet qe u përkisnin.

REKORDI I GOLAVE

Rekordin për numri më të madh të golave në kampionat e mban Partizan, që në sezonin e vitit 1951 shënoi 136 gola, i ndjekur nga Dinamo me 108 gola. Kampionati ishte me 14 skuadra dhe zhvilloheshin 26 ndeshje. Më shumë gola në një kampionat ka pësuar Laçi, 124 gola në sezonin 2004-2005. Më shumë gola në kampionat janë regjistruar në sezonin 1997.1998, 778 gola (2.54 gola për ndeshje). Sezonin e kaluar u shënuan 459 gola, atë 2010-2011, 516 gola; 2003-2004, 543 gola. Në vitin 1951 u realizuan 668 gola, 59 prej tyre nga legjenda e Partizanit, Refik Resmja.

LIBRI I ARTË I KAMPIONËVE

1930 – SK Tirana

1931 – SK Tirana

1932 – SK Tirana

1933 – Skënderbeu

1934 – SK Tirana

1935 – S’u zhvillua

1936 – SK Tirana

1937 – SK Tirana

1945 – Vllaznia

1946 – Vllaznia

1947 – Partizani

1948 – Partizani

1949 – Partizani

1950 – Dinamo

1951 – Dinamo

1952 – Dinamo

1953 – Dinamo

1954 – Partizani

1955 – Dinamo

1956 – Dinamo

1957 – Partizani

1958 – Partizani

1959 – Partizani

1960 – Dinamo

1961 – Partizani

1962 – S’u zhvillua

1962/63 – Partizani

1963/64 – Partizani

1964/65 – 17 Nëntori

1965/66 – 17 Nëntori

1966/67 – Dinamo

1968 – 17 Nëntori

1968/69 – S’u zhvillua

1969/70 – 17 Nëntori

1970/71 – Partizani

1971/72 – Vllaznia

1972/73 – Dinamo

1973/74 – Vllaznia

1974/75 – Dinamo

1975/76 – Dinamo

1976/77 – Dinamo

1977/78 – Vllaznia

1978/79 – Partizani

1979/80 – Dinamo

1980/81 – Partizani

1981/82 – 17 Nëntori

1982/83 – Vllaznia

1983/84 – Labinoti

1984/85 – 17 Nëntori

1985/86 – Dinamo

1986/87 – Partizani

1987/88 – 17 Nëntori

1988/89 – 17 Nëntori

1989/90 – Dinamo

1990/91 – Flamurtari

1991/92 – Vllaznia

1992/93 – Partizani

1993/94 – KS Teuta

1994/95 – SK Tirana

1995/96 – SK Tirana

1996/97 – SK Tirana

1997/98 – Vllaznia

1998/99 – SK Tirana

1999/00 – SK Tirana

2000/01 – Vllaznia

2001/02 – Dinamo

2002/03 – SK Tirana

2003/04 – SK Tirana

2004/05 – SK Tirana

2005/06 – Elbasani

2006/07 – KF Tirana

2007/08 – Dinamo

2008/09 – KF Tirana

2009/10 – Dinamo

2010/11 – Skënderbeu

2011/12 – Skënderbeu

PJESëMARRJET NË KATEGORINË SUPERIORE

Tirana                          73        herë

Partizani                      60

Dinamo                       62

Vllaznia                       71

Teuta                           72

Elbasani                       63

Besa                            62

Skënderbeu                 59

Lushnja                       41

Tomori                         43

Luftëtari                      38

Apolonia                     34

Besëlidhja                   23

Shkumbini                   18

Naftëtari                      16

Laçi                             12

Shkëndija                    10

Bylisi                           10

Pogradeci                    10

Kastrioti                      9

Albpetroli                    7

Sopoti                          5

Erzeni                          7

Luftëtari T.                  4

Burreli                         4

Dinamo Shkodër         3

Dinamo Durrës            3

Tekstili Stalin              2

Spartaku Tiranë           3

Egnatia                        1

Gramozi                      1

Dinamo Vlorë             1

Iliria Fushë-Krujë        1

24 Maji Përmet            1

Ylli Shkodër                1

Liria Korçë                  1

Spartaku Korçë           1

Kukësi                         1