Studentët amerikanë nën gjurmët e Titos

562
Sigal

Fyerjet e serbeve ndaj Titos, nuk ndalojnë studentët të shkojnë drejt Marshallit, që çliroi vendin nga nazifashizmi

Nuk është më sekret, edhe pse serbët në Beograd gjithë zemërim e urrejtje bëjnë të kundërtën: Mohimin e së vërtetës që, Marshalli Tito edhe i vdekur ndihmon Kroacinë. Ka vite që Tito dhe komunistë të tjerë ish- jugosllavë shahen e denigrohen në Serbi, për komunizmin e tyre arkaik, që vërtetë çliroi Jugosllavinë, por u bë burg për mijëra të tjerë, ndërsa ne Kroaci dhe Bosnje ndodh e kundërta: Ata e duan dhe e evokojnë për vlera kombëtare dhe monetare Marshallin. Dhe, me nënqeshje, përse Tito nuk u shkëput që në fillim nga suaza e bolshevizmit rus dhe t’i bashkëngjitej perëndimit, u kujtojnë se “jo vetëm Jugosllavinë, por dhe vende të tjera ballkanike, askush nuk i pyeti në Jaltë ku Rusvelt, Çërçill dhe Stalin bënë ndarjen e tortës në dy blloqe..”.Tito, për tridhjetë vjet ka qenë padron i Jugosllavisë dhe fama e tij asnjëherë nuk është tronditur, edhe pse serbët nuk e kanë dashur edhe kur ka qenë gjallë, shkruan shtypi perëndimor, ndërsa sheh një rritje të popullaritetit të tij jo vetëm në Kroaci, Bosnje dhe Mal të Zi, por edhe në perëndim dhe më e çuditshmja edhe në SHBA. Janë të përvitshëm studentët amerikanë që të prirë nga profesorët e tyre, kalojnë oqeanin dhe vihen në ndjekje të gjurmëve të Marshallit komunist që çliroi vendin duke organizuar komunistët dhe luftën e tyre të drejtë. Imazhi i shkëlqyer i luftës partizane, por dhe tragjedia e shkaktuar prej tij ne Foibe,tanimë është bërë plot zgjuarsi politike, një biznes i vërtet fitimprurës për vendin që nga sukseset e arritura dhe largimi prej urrejtjes dhe nostalgjisë (nuk ndodh tek ballkaniket e tjerë) presin hyrjen e plotë në BE. Bluza me fytyrën e tij si Marshall, ora dore, suvenirë, medalje, stilolapsa, filxhanë kafeje, por dhe shoqata me emrin e tij, janë të pranishme në ish- Jugosllavinë e dikurshme, madje edhe në Beograd dhe Maqedoni, ku koeficienti i dashurisë është më i ulët. Në Shkup ka edhe një restorant me emrin “Kaj Marsalot” (Tek Marshalli) ku darkojnë jo vetëm turist perëndimorë, por flitet se janë bërë e bëhen takime të padeklaruara (të fshehta) midis kryeministrave të Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë e Kroacisë, pa folur për ministra dhe deputetë qeveritarë. Në këtë restorant të Marshallit mjafton të kërkosh një sallatë duke thënë: “Bratstvo i Jedinstvo” (Bashkim e vëllazërim) dhe menjëherë kuptohet se je i Titos dhe shërbimi përshpejtohet dhe bëhet njëlloj si për kryeministrat ballkanikë. Në të vërtetë dashuria për Titon dhe socializmin e tij me internime, burgje dhe spiunazh, për të ruajtur mosshkëputjet dhe shpërbërjen, dhe që e shtriu me agjentë të paguar mirë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup (shtypi flet për mbi 2000 agjentë të UDB, disa gjer në kupolat partiake të shteteve fqinjë, republikat dhe krahinat). Shtypi perëndimor flet për një mit që jeton akoma dhe që me vazhdimësitë që ka lënë pas, ka ulur shumë poshtë mitet e tjera ballkanike, në Bullgari Gjergj Dimitrovin e gjyqit të madh prej nazistëve. Në Rumani, Causheskun që përfundoi në “gijotinë”. Dhe jo vetëm kaq, Tito edhe i vdekur ka ditur të ul ndjeshëm kundërshtarin e tij të zgjuar në Shqipëri, Enver Hoxhën, pluralistin e parë komunist që në vitet ’60 poshtëroi Krushovin duke u larguar prej tij dhe lidhur me Kinën, të cilën sipas disa analistëve seriozë, ja larguan duket “jugosllavët” e Marshallit në Tiranë me politikë të hollë e të fshehtë, për Kosovën, e cila po kthente sytë nga Shqipëria që industrializohej nga Kina edhe ushtarakisht…

“Ringritja e Marshallit Tito”, shkruan këto ditë e përditshmja e madhe dhe e pavarur La Stampa, shikohet edhe tek automobilat që prodhohen me markën Yugo, parullat në protesta me figurën e Marshallit gjer dhe tek filmi “Good Bye Lenin”. Dhe nuk janë të rralla. Një opinion i gjerë në rritje është për të mos varrosur historinë dhe Marshalli Tito është vet historia.

Primari i Ballkanit, shkruan shtypi që shkatërroi edhe i vdekur kundërshtarët e tij që donin t’i merrnin Kosovën dhe shpërbënin, si e shpërbenë Jugosllavinë, vazhdon ngjitjen e projektuar me kohë. Është ndofta kjo arsyeja që edhe një docente në Harvard, Svetlana Boym i ka shkruar edhe një libër filozofik, Best Seller, me titull: “E ardhmja e nostalgjisë!”,  për të shpjeguar se si është e mundur që edhe gjenerata të lindur mbas vdekjes së tij dhe rënies së Murit të Berlinit janë kaq të dashuruar me të. Dhe jo vetëm ne ish- Jugosllavi e Shqipëri por Tito-mania, ka infektuar edhe SHBA. Dhe pak ditë më parë, erdhi njoftimi nga e përditshmja kroate “Jutarnji list” që, agjencia turistike ndërkombëtare “Net Travel Service”, ka kërkesa të shumta të organizojë udhëtime ad hoc mbi gjurmët e Marshallit Tito. “Në SHBA, një studente nuk mund të laureohet pa bërë një udhëtim jashtë vendit, – shpjegon për shtypin Mirela Susic Cevra, përgjegjëse e zyrës në Zagreb e turit operator. “Zyra jonë në Boston interesohet për këtë tip të ri turizmi duke nxitur më tej idenë e studentëve dhe profesorëve amerikanë të përshkojnë gjurmët e Marshallit Tito. Janë udhëtime edukativo-politike që frymëzojnë amerikanët. Dhe jo vetëm kaq, për udhëtimet në gjurmët e tij ata kërkojnë historianë tu flasin, muzeumet t’i shikojnë, vendet me pllakate ku ka ndenjur a drejtuar vendin gjatë luftës antifashiste dhe Luftës së ftohtë!”. Dhe vizitat zgjatin një javë. Vendnisja është fshati Kumrovec, në Kroaci, ku lindi Josif Broz Tito, më 1892, i shtati nga 15 vëllezërit që kishin lindur prindërit, ku çdo vit nisej dikur edhe stafeta e pionierëve të ish- Jugosllavisë, (beretë e këmishë blu, yll i kuq dhe shami e kuqe në qafë), për të përshkuar të gjitha shtetet e krahinat e federatës për të mbërritur më 25 maj, në ditën kur Presidenti kishte ditëlindjen para pallatit të tij në Beograd. Kjo po vazhdon me kërkesë të studentëve amerikanë duke përfunduar në sheshin Marshalli Tito në Zagreb, (kishte më parë disa që donin t’i ndryshonin emrin sheshit, por tanimë janë të bindur për vlerat që na sjell emri e tij). Edhe vila e pushimeve të tij Bled, në Slloveni, tani rezidencë verore e familjes mbretërore dhe ishujt Brioni, ku Marshalli ndërtoi shtëpitë për ëndrrat e tij. Ishujt, sot park kombëtar, prej dhjetëra vjetësh presin miqtë e Marshallit, Elizabeth Taylor, Richard Burton e Sofia Loren, por dhe drejtues shtetesh si Indira Ghandi që i dhuroi Titos dy elefantë indianë (njëri është akoma gjallë dhe është në zoo, bashkë me makinën Cadillak të Marshallit. Elefanti tjetër ka ngordhur nga një atak, më 2010, në moshën 45 vjeçare).

Studentët amerikanë kanë parë edhe fytyrën tjetër të Titos, turi duhet të bëjë përherë edhe një ndalesë në ishullin Goli Otok, kamp përqendrimi për disidentët inauguruar në vitin 1949, një vit më pas prishjes me Stalinin dhe Hoxhën, duke u përjashtuar nga Kominterni. Ky vend i skëterrshëm, ja ka kaluar të gjitha burgjeve komuniste në Ballkan sepse aty kaluan dënimet rreth 50 mijë njerëz. Dy qendrat e tjera, në Gjurmët e Titos, janë Lubiana dhe Beogradi. Lubiana është vendi ku Tito mbylli përjetë sytë, pasi i ishte gangrenizuar këmba, më 4 maj 1980, 21 ditë para se të mbushte 88 vjeç. Nga Lubiana trupi u soll në Beograd në bordin e një treni BLU. Erdhi Margaret Thecer, Sandro Pertini dhe dhjetëra kryetarë shtetesh. Udhëtimet në gjurmët e Titos, amerikanët studentë, por dhe të tjerë perëndimorë, i përfundojnë në Mauzoleumin “Shtëpia e Luleve” mbi kodrën Dedinje (Beograd) jo shumë larg apartamentit ku jeton Jovanka Broz, 88 vjeçe, gruaja e fundit e Marshallit që u ringrit me “projekt të veçantë” mbi të gjithë kundërshtarët e shteteve ballkanike…

Nga Italia, për Telegraf