Pas pesë ndeshjeve të luajtura në grupet e Champions League, 12 skuadra kanë siguruar kualifikimin më tej. Në xhiron e fundit do të luhet për katër bileta të mbetura në lojë, me disa skuadra që shpresojnë deri në fund. Vendin e tyre në fazën e 1/8 e kanë siguruar thuajse të gjithë emrat e mëdhenj.
Nga Reali te Bayern, për të vijuar me Liverpool, Manchester City, Chelsea apo Paris Saint Germain e Borussia Dortmund. Napoli dhe Interi mbrojtën nderin e Italisë në eventin më të rëndësishëm, Porto e Benfica konfirmohen si skuadra me peshë, teksa Club Brugge ishte surpriza e madhe e këtij edicioni.
Ato që i kanë dhënë lamtumirën turneut, përveç Juventusit janë edhe Barcelona, Atletico Madrid e Sevilla, teksa vetëm Real Madrid arriti të kalonte fazën e grupeve. Ky është një rekord negativ dhe një dështim historik. Asnjëherë më parë, prej sezonit 2003-2004 kur nisi të përdorej formula e re e Champions, nuk kishte ndodhur që nga katër ekipe të La Liga-s,tre të eliminoheshin prej fazës së grupeve.





















