​“Ronaldo është lojtari më i mirë në histori”

1356
Cristiano Ronaldo ka fituar edhe Topin e Artë të pestë në karrierë, duke u barazuar kështu me Leo Messin
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i pajtimit se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit.
Ai tha se asnjë lojtarë nuk ka arritur atë që ka bërë Ronalodo në Real dhe do ta bëjë në vitet e ardhshme.
Kur u pyet nëse pajtohet se Ronaldo është më i miri në histori, Zidane Tha: “Po. Ka shumë lojtarë që kanë qenë shumë të suksesshëm në këtë skuadër, por asnjëri nuk ka arritur atë që ai ka dhe atë që do ta arrijë”, tha Zidane gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme me Sevillan.
“Mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë. Është e lehtë të zgjedhës Ronaldon. Ju mund të shihni kontributin e tij në çdo ndeshje që luan. Ai është fenomenal”.
Zidane po ashtu tha se shpreson se Ronaldo do të pensionohet në Real Madrid.
Sigal