Zv. Ministri i Jashtëm i Greqisë për Diplomacinë Ekonomike, Kostas Fragkogiannis vizitë zyrtare në Tiranë dhe takime në UMSH
Takimet diplomatike dhe ekonomike Shqipëri-Greqi
Zv. Ministri i Jashtëm për Diplomacinë Ekonomike të Republikës së Greqisë z. Kostas Fragkogiannis zhvilloi në Shqipëri disa takime në nivel ministror me homologë në Ministrinë e Jashtme, lidhur me bashkëpunimin në fushat e Diplomacisë Ekonomike dhe Ekstraversionit, përfaqësues në Minstrinë e Energjitikës. Më tej me Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ku diskutuan për forcimin e klimës së biznesit dhe gjallërimin e interesit për investime nw Shqipwri dhe Greqi. Fragkogiannis takoi një delegacion të madh biznesmenësh grekë që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri e anasjelltas dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe industrisë. Gjithashtu mori pjesë në aktivitetin e Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë për forumin e biznesit Shqipëri-Greqi.
Zv Ministri i Jashtëm grek Kostas Fragkogiannis viziton Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe takohet me Presidentin e UMSH, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli
Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli priti në një vizitë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë Zv. Ministrin e Jashtëm për Diplomacinë Ekonomike të Republikës së Greqisë z. Kostas Fragkogiannis të shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Greqisë në Shqipëri znj. Konstantina Kamitsi.
Gjatë takimit u bënë vlerësimë dhe u shkembyen mendime për nivelin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ekonomik, tregtar, në fushën e arsimit dhe zhvillimeve teknollogjike dhe perspektivën e tyre në të ardhmen. Në vazhdim Z. Fragkogiannis mbajti një leksion të hapur ku merrnin pjesë profesorë dhe studentë të Universitetit Mesdhetar. Prof. Anastas Angjeli në fjalën e tij i uroi mirëseardhjen z. Fragkogianni dhe e falënderoi atë në lidhje me përpjekjet e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e biznesit, kërkimit shkencor, inovacionit, teknologjive të reja.
Gjatë leksionit të mbajtur z. Fragkogianni u ndal në themelet e forta kulturore të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke përdorur edhe dy shembuj që tregojnë afrimitetin kulturor ndërmjet dy popujve. Duke marrë si shembull mitin e Urës së Artës dhe atë të Kështjellës së Rozafës, të cilat përmbajnë aq shumë ngjashmëri mes tyre ai theksoi faktin se shoqëritë tona ndajnë një të kaluar të përbashkët ashtu sic ndajnë një të tashme dhe sigurisht edhe një të ardhme të përbashkët dhe është në interesin e të dy vendeve që të forcojnë akoma më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duke marrë si shembull iniciativën që Greqia dhe Turqia kanë pasur për vendosjen e një Agjende Pozitive ndërmjet dy vendeve. Kjo nënkupton detektimin e atyre fushave që janë në interes të përbashkët dhe mbajtjen gjithmonë hapur të rrugëve të komunikimit edhe gjatë periudhave ku tensionet politike mund të jenë të larta.
Duke marrë shembull nga funskionimi i mirë i kësaj Agjende Pozitive një gjë e tillë mund të jetë shumë me vlerë edhe për marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo ishte edhe arsyeja e vizitës së tij zyrtare në Shqipëri gjatë së cilës u zhvilluan takime në nivel ministror dhe filloi pikërisht procesi i detektimit të fushave konkrete të bashkëpunimit, fusha të cilat do të elaborohen nga komisionet repsektive të të dyja vendeve.
Z Fragkogiannis bëri një rezyme të masave të marra ndër vite nga qeveritë greke me qëllim kapërcimin e krizës ekonomike dhe vuri në dukje arritjet e ekonomisë greke, ku vitet e fundit po përjeton ritme të kënaqshme rritjeje jo vetëm në fushat tradicjonale siç është turizmi dhe sektori i anijeve por edhe në fushat e teknologjisë së informacionit, inovacionit dhe energjive të rinovueshme.
Fjala e tij ngjalli interesin e të pranishmëve të cilët i shtruan një sërë pyetjesh në lidhje me bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në fushat e kërkimit shkencor dhe inovacionit, procesin e intgrimit si dhe shembujt pozitivë që vijnë nga Greqia në lidhje me procesin e brain gain. Në fund të fjalës Profesor Anastas Angjeli i dorëzoi z. Fragkogianni një medalje mirënjohjeje në emër të Universitetit Mesdhetar.