-Në gjurmët e Abdylit, Samiut e Naim Frashërit, Kristoforidhit, Petro Nini Luarasit, Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit
– Ismail Qemali përgëzon rreth 4000 luftëtar të Skraparit duke i cilësuar “fatosa” e “kreshnik”, që për një vit e gjysëm nuk i lanë shovinistet grek të shkelnin Skraparin

Për figurat popullore që kanë dhënë kontribut për çështjen kombëtare në luftë për liri dhe çlirim kombëtar, meritojnë nderime dhe vlerësime të veçantë. Janë ata, që pas thirrjes që iu bënë Rilindasit tanë të mëdhenjë, krijuan ushtrinë e madhe patriotike me armë në dorë me në krye “gjeneralët” dhe strategët Abdyl, Sami e Naim Frashëri, Kristoforidhi, Petro Nini Luarasi, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, etj. Pra, pa mbështetjen e kësaj ushtrie patriotësh e trima, të etur për liri e pavarësi, vështirë se do të hidheshin themelet e Pavarësisë. (Pasi siç shohim të shkruhet rëndomë, se çdo fitore iu dedikohet dy, tre, pesë apo dhjetë personave, duke lënë pas dore qindra e mijra të tjerë që pasuan thirrjet e udheheqësve, duke luftuar me armë në dorë kundër pushtuesit turk apo ushtrive invadore të imperializmit italian, koforillakëve grek, të Serbisë, Malit të Zi e më pas të Italisë fashiste e gjermanisë naziste, etj. Në të gjitha këto revolucione, padyshim kanë dalë trima e udhëheqës popullor me reputacion në fshat e krahinë. Dhe këta nuk kanë qënë të pakët, të cilët luftuan me heroizëm të pashoq e dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Disa të tjerë me modesti, pas fitoreve qëndruan të thjeshtë. Me thjeshtësine e tyre, kurrë nuk folën për vete. Të tillë kam njohur shumë, të cilët shpreheshin “se ne bëmë detyrën karshi atdheut”. Ndër këta për të cilën do të flas më poshtë, është edhe Mehmet bej Korita (Hatellari) ose Radëshi, siç njihej në Skrapar.
Mehmeti, ishte midis atyre dhjetra burrave me zë të Skraparit, të periudhës 1867-1942.

U lind rreth vitit 1867 në Koritë nga prindër Beshir e Esma, bijë kjo nga Prrënjasi, vajza e Orhan Prrenjasit të parë. Mehmet kishte vëlla Çecon (1875-1917) dhe tre motra, të cilat u martuan në Trebel, Kapinovë dhe Turbuhovë. I ati Beshiri, ishte vëllai i pestë dhe i një motre, Neslikos, e cila u martua në Ujanik me Zybo bej Ujanikun, një familje mjaft e pasur dhe që ishte stërgjyshe e Mestan Ujanikut të famshëm. Si familje kishin prirje arsimin. Kështu nga xhaxhai i tij, Rushiti (1860-1887) përfundoi studimet në Turqi, emërohet nëpunes në Janine, i cili pas një viti pune (ishte 27 vjeç), gjendet i vdekur (viti 1887). Një djal i xhaxhait të tij, Xhelalit, Pashua (1885-1910) pasi përfundoi një shkolle turke, shkoi në Turqi e nuk u kthye pa adresë. Mehmeti zotronte dy gjuhe të huaja, turqisht dhe greqisht. Familja e tij, si gjithë familjet e Skraparit, jetesën e mbështesnin në prodhimet blegtorale dhe atë pakë bujqësi, pasi ajo ishte mjaft primitive dhe e prapambetur. Megjithë këto kushte, familja mundi t’i përballoi me sukses krizave të kohës dhe vdekshmerisë së madhe të viteve 1892-1903; 1917-1923, 1933, etj.
Rinia në Koritë
Në këto kushte, Mehmeti u rrit e kaloi rininë e tij në Koritë, në një familje të madhe prej më se 25 frymë. Ai u ushqye me ndjenjat patriotike dhe urrejtjen antiosmane. Ishte djal i shkathët dhe inteligjent, cilësi të cilën e shfaqi gjatë gjithë jetës së tij. Ai diti të orientohej drejt, duke qënë në krahë të forcave kryengritese dhe vegjëlise. Nga i ati dëgjonte biseda për veprimtarinë e trimave të Skraparit, kundër shtypjes së administrates ushtarako-turke, ku Skrapari dhe Tomorrica ishin dy Kaza, nën qeverisjen e Sanxhakut të Beratit e më pas të Vlorës e Kaninës. Aty mësoi të dëgjonte për stërgjyshin e tij, Pashon (1780-1832), i cili ishte Suvari ne ushtrine e Ali Pashes dhe pas rënies së Aliut(24 janar 1822), Pashua së bashku me shumë trima të Skraparit, Labërisë, Mallakastrës, Tepelenës, ishin kundërshtar të hapur të pushtetit dhe administrates turke. Ata u rebeluan kundër xhizdjes së lartë, kundër shkuarjes (syrgjynosjes së djëmve) nizam, të cilët shumica nuk ktheheshin ose vdisnin nga kushtet e vështira, ose vriteshin në luftëra që zhvillonte turqia në vise të pushtuara prej saj. Kështu, Pashua ishte midis atyre 400 burrave, të cilët u tradhëtuan nga Mytesarifi i Beratit dhe nga vëllezërit vrionas, Hysen e Kahreman, se për nder të tyre do t’u japin ofiqe e pensione, por se pari do të shkonin në Manastir, ku do të merrnin pjesë në një “parade” ushtarake. Kështu në “besë” të tyre shkuan rreth 400 trima, të cilët sapo mbrritën u gjetën të tradhëtuar, ku serasqeri Reshit Pasha i kishte porositur ushtarët dhe iu dha urdhër të qëllonin mbi ta në të gjitha drejtimet, duke i vrarë të 400 trimat e jugut, ku midis tyre ishte dhe Pashua. (Masakra e Manastirit 1832 njihet ne histori si një genocid i ushtrisë turke ndaj kryengritësve.
Për pabesitë ndaj këtyre trimave, Sulltani i gradoi “Pasha” dhe iu dha sipërfaqe të mëdha toke në Myzeqe. (Shih librin Eqerem bej Vlora – Nga Berati ne Tomorr e kthim – fq 69-70). Ndërsa populli i qortoi me vargjet:-Si s’i njohët osmanllinjtë / Këta turq bes’këqinjtë!
Pra me këto tregime rrënqethëse, të dëmeve që po iu sillte turqia dhe veglat e sajë, popullsise së Shqipërisë dhe Skraparit, rriti urrejtjen tek djali i ri që po rritej e hidhte shtat. Sipas të moshuarëve kujtonin se Mehmeti shkonte në Vërzhezhë tek Jashar Hysi i parë, bija e të cilit ishte gruaja e xhaxhai të Mehmetit, Nures, ku ishte një shkollë turke, i cili merrte mësime në gjuhën turke, por ai asnjeherë nuk u ndikua nga propoganda e tyre.
Në Skrapar kishte filluar një lëvizje antiturke, të cilët në mënyrë të hapur sabotonin shkuarjen e djemëve nizam, kundërshtonin taksën dhe xhizdjen. Kleriku bektashi i Backës, baba Abedini në teqen e tij, me ndihmën e Petro Luarasit hapi kurse të gjuhes shqipe. Ustallarët panaritas në shtëpitë që ndërtonin skalitnin në derë apo mure shqiponjën, simbolin e flamurit të Skënderbeut. Në ato ditë të vështira u bënë bashkë përpjekjet e iluministëve e luftëtareve për të gjitha trevat shqiptare. Në atë kohë, rreth viteve 1890-1900, Mehmet Korita (Radëshi) ishte lidhur me element patriot në Stamboll e Selanik. Kishte kryer shërbimin e gjatë ushtarak (nizamllekun 1890-1898) ku për aftësitë dhe inteligjencën që zotronte dhe shërbimet e shquara, i dhanë titullin “bej”, ofiq që ishte thirrur dhe vite më pas, ku emri i tij gjendet në arkivin e kohës përkrah patriotëve skraprallinj në krijimin e çetave, në mobilizimin e popullit për mbrojtjen e Kongresit të Lushnjes (janar 1921-31 janar) në mobilizimin e popullit në luftën e Vlorës, etj. Në këto klube shpërndaheshin fshehur pjesë nga libra të Sami Frashërit, vargje të Naimit, të cilat bënë që të ngrinin peshë zëmrat e këtyre mëmëdhetarëve.
Pas vitit 1900
Pas vitit 1900, Mehmeti 35 vjeçar e shohim të kthehet në fshatin e tij të lindjes, por tashmë me një vizion më të qartë për çështjen kombëtare. Emigrimi e kishte pjekur e formuar si një njeri i gatshëm për çdo sakrificë për çështjen kombëtare. Në Skrapar ai kishte mjaft miq e shok, me të cilët mori takim e bisedoi me ta për detyrat imediate që i shtronte koha. Midis tyre Mehmeti u lidh e bashkëpunoi me Ali bej Hysin, Mehmet bej Dusharin, Sali Butkën, Mehmet Pavarin, Muço Kapinovën, Hazbi Satka, Sabri Sulçen, Riza Vërzhezha, Dervish Iljazin, Servet bej Zaloshnjen, ku shtëpia e tij u bë bazë për patriotët e disa krahinave.
Fillimi i shekullit të ri e gjeti Skraparin tepër të prapambetur. Zi e tmerrëshme e bukës. Njerëzit vdisnin nga uria. Bujqësia ishte primitive. Prodhimet bujqësore ishin vetëm për tre muaj. Po ashtu dhe mënyra e jetesës. Mjeksia as që ekzistonte. Jeta e njerzëve varej në fije te perit. Me këto polarizime të mëdha, Mehmeti i sapokthyer nga Turqia nuk u pajtua kurrë. Ai edhe pse kishte një ekonomi të mirë, mbajti gjithmone krahun e vegjëlisë. Aty nga fundi i vitit 1903, në vjeshtën e pasme (dhjetor), Mehmeti martohet me Meton, të bijën e Myftar Qamos nga fshati Novaj, një familje e madhe dhe e kamur. Aty në Koritë lindën, u rritën e u edukuan tre djemë, Rexhepin, Abazin e Kadriun dhe një vajzë Esman. Por krahas punëve për një mirëqenie e mirërritjen e fëmijeve Mehmeti u angazhua me problemet e mprehta që ndodhdej vëndi ato çaste të vështira.
Kështu me kërkesën e Bajo Topullit në teqenë e Frashërit, u bë takim me përfaqësues të krahinave të jugut për të përcjellë udhëzimet e komitetit të Manastirit. Nga Skrapari ishin 30 përfaqësues si; Servet Zaloshnja, Lace Backa, Sulejman Spathara, Tajar e Tofik Vëndresha, Hysen Radëshi (Hysenbelliu). Pas mbledhjes së Frashërit, nën drejtimin e përfaqësuesve të mësipërm,Mehmeti mori kontakte ,dhe mbështeti udhëzimet e Komitetit, ku filloi nga puna për riorganizimin e çetave të mëparshme dhe krijimin e çetave të reja. Për një periudhë të shkurtë në Skrapar u krijuan 7 çeta me luftëtarë.
Nuk kishte tubim e kuvënd në shkallë krahine e më gjerë pa pjesemarrjen e Mehmet Koritës. Nga pjesmarrësit pritej me vëmendje mendimi i tij. Si një njeri plotë energji, trimëri e zgjuarësi, i fjalës e i nderit për çështjen kombëtare, Mehmeti mori pjesë në dy kuvëndet e Frashërit(1906-1908) dhe të Çorrovodës më 1911, ku u zgjodh Komiteti i Skraparit për çlirimin nga Turqia. (Hetem Bakiasi, Kapinova. Gazeta Kombi, 19 janar 1996). I ndezur me shpirtin e atdhetarit dhe patriotit, Mehmeti theksonte se:- “Tashmë ishte ndezur zjarri i kryengritjes kundër xhonturqëve, të cilëve po iu rrëshqiste pushteti dhe po shkonin drejt shpërbërjes së perandorisë”. Pra në frymen e vendimeve të Frashërit, Mehmeti së bashku me Dervish Iljazin (Qafoku), ishin ideatoret për krijimin e një çete në zonën e Qëndrës, dhe në bashkëpunim me Ali e Pasho Hysin, Riza Shahinin, Azbi Satkën e Sabri Sulçen ngritën çetën patriotike me komandant trimin Sakoll Satkën ose Radëshin, në përbërje të së cilës ishin luftëtarë nga Vërzhezha, Mollasi, Radëshi, Korita, Gradeci, Vëseshta.Në të ishin edhe Gjolek dhe Ferhat Korita, kushëri i parë i Mehmetit. Menjeherë kjo çetë bashkëveproi veprimet luftarake me çetat e tjera të Skraparit, që komandoheshin nga Servet Zaloshnja, Lace e Zoto Backa, Sulejman Spathara, Avni e Muço Kapinova, Ali Çepani (Farmaqi) u angazhuan në goditjen e forcave turke në krahinen e Skraparit, Përmetit, Kolonjës, etj. Në verën e vitit 1911, në Skrapar vepronte komiteti për çlirimin nga Turqia, të përbërë nga Hasan Koprëncka, Muço Kapinova, Dule Koprëncka, Asllan Guda, Sinan Leshja, Jaçe Gjergjova, Asllan Vëseshta,Shemsi Hajro,Sabro Kallajnxhiu,ndër ta dhe Mehmet bej Korita (Radëshi). – Në këtë komitet , shkruante Hetem Kapinova me 19 janar 1996 në gazetën “Kombi” – Mehmeti ka thënë fjalën e tij të mënçur e të fuqishme për mobilizimin e përgjithshëm të krahinës së Skraparit dhe çilirimin nga halldupi 500 vjeçar turk”. Të rëndësishme për patriotët e Skraparit dhe për Mehmetin qënë vendimet e Kuvëndit të Sinjës, që u zhvilluan me 23 korrik 1912 me udhëheqës të Shqipërisë si jugut. (Shih vendimet e kuvëndit të Sinjës).
Në gushtin e vitit 1912, çetat përbëheshin me rreth 400 luftëtar, të cilët ashpërsonin luftimet kundër postave turke në gjithë Skraparin, dhe më 12 gusht sulmuan e asgjësuan garnizonin turk në Çorovodë, duke çliruar përgjithmon Skraparin nga zgjedha turke, katër muaj para shpalljes së Pavarësisë. Në godinën e administratës u vendos flamuri i çetës së Lace Backës, një fitore e madhe në prag të Pavarsisë. Në të njëjtën kohë, punoi për angazhimin e forcave patriotike për të marrë pjesë e mbrojtur kuvëndin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Po ashtu, u organizua një forcë për të mbrojtur krahët nga mundësia e ndonjë sulmi nga jugu, prej forcave të andartëve kriminale greke.
Në vitin 1912-1914 forcat shoviniste greke përbenin rrezik imediat kundër popullsisë së krahinave Korçë, Kolonjë, Skrapar, Permet, Tepelenë, Gjirokastër etj. Ata nëpërmjet njësive, në të cilën kishte terroristë e kriminele të pashpirt, jo vetëm kërkonin të mbanin me forcën e armëve këto krahina, por kryenin genocide të pashoq ndaj banoreve, duke vrarë e masakruar fëmije, gra, pleq e plaka, duke djegur e plaçkitur gjithçka mbi tokë.
Ndërkohë kryetari i qeverisë së parë të shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali përgëzon rreth 4000 luftëtar të Skraparit duke i cilësuar “fatosa” e “kreshnik”, që për një vit e gjysëm nuk i lanë shovinistet grek të shkelnin Skraparin. Kujtojmë luftën e ashpër që bënë çetat e Skraparit e Kolonjës me në krye Sali Butkën e Lace Backën në qafën e Martës më 20-25 korrik 1914, ku greket u thyen e u tërhoqën me turp, duke lënë qindra të vrarë e robër. Aty u vranë rreth 19 trima, midis tyre legjendari Lace Backa, Nase Çobani, etj. Kjo ngjarje u përjetua në këngë.
Laceja në qaf’ të Martës / Thirri ku janë djemtë e Backës/Qaf’ e Matës në një breg,
Kërcet pushka bëhet dyfek/ Sa tundet foshja në djep!





















