Vizat studentore për në Australi, jepen nga autoritetet. Ja cilat janë procedurat dhe dokumentet

651
Sigal

Australi/ Viza  për  studime

Ku bëhet kontrolli mjekësor për vizë australiane
Lista e Panelit të Mjekëve
Siç e kemi theksuar në numrat e mëparshëm, vizitat e kualifikuara mjekësore janë të domosdoshme, gjata aplikimit të të interesuarve për vizë emigrimi në Australi. Këto vizita përfshijnë një sërë testesh nga të cilat aplikantët duhet të dalin me sukses. Që rezultatet e kontrollit mjekësor, të cilat i bashkëngjiten dosjes me dokumentat e tjera të aplikimit për vizë, të njihen zyrtarisht nga autoriteti australian i emigracionit, vizitat mjekësore duhen kryer tek një kategori e caktuar mjekësh, të akredituar në Panelin e Mjekëve, ose ndryshe lista e specialistëve të mjekësisë të njohur nga autoritetet australiane. Siç e kemi theksuar, në ekzaminimet mjekësore, përfshihen kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë, veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato sëmundje ku autoritetet mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nënkupton përjashtim automatik. Për më shumë informacione, aplikantët mund të drejtohen tek mjekët e akredituar. Për shqiptarët e interesuar për procedurat e vizës australiane, po japim sot listën e emrave dhe adresat e mjekëve nga Paneli i Mjekëve, në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi, ku ata mund të drejtohen në varësi të vendndodhjes së tyre. Kjo listë njihet nga ambasada australiane në Athinë.
Shqipëri

Greqi, Athinë
Dr. Ioanni Mastrokostas
17 Chremonidou Street
Pangrati 11633
Tel: 210 7517322
Dr. Tz. Nikolaidis
C/-L Seitanidis MD
18 Sina Street (5th Floor)
Athens 10672
Tel: 2103604278
Dr. Dimitrios Kalogeromitros
Cnr Michalakopoulou and Xenias 20
Athens 11528
Tel: 2107774293
Dr. Papageorgiou
Dr. Christos Kapouranis
115 Ymittou Street
Athens 11634
Tel: 2107515069
Selanik, Greqi
Dr. G. Vayionas
Agias Sofias 46

Ku duhet të adresohen shqiptarët
Aplikimet për viza të përhershme australiane, me përjashtim të disa kategorive që do t’i përmendim hollësisht më poshtë, bëhen në ambasadën australiane në Athinë. Në këtë mision diplomatik, përpunohen dokumentacionet e aplikimit për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ashtu si dhe për qytetarët e Greqisë, Bullgarisë, Italisë, San Marinos, Maltës dhe qytetit të Vatikanit. Pra dosja e aplikimit dorëzohet këtu, përpunohet dhe po prej kësaj zyre merret edhe përgjigja përfundimtare.
Ndërkaq, theksojmë se:

  • Aplikimet për vizat e emigracionit të kualifikuar, depozitohen me postë dhe procesohen në Adelaide Skilled Processing Centre, qendra e procesimit të kualifikuar në qytetin australian Adelaide.
  • Aplikimet për vizë biznesi depozitohen dhe procesohen në Perth Business Skills Processing Centre.
  • Aplikimet për vizat e kategorive “emigracioni i prindërve” dhe “emigracioni i prindërve kontribues”, të sqaruara edhe në numrat e kaluar, depozitohen dhe procesohen në Perth Offshore Parents Centre.
  • Aplikimet për vizë të përkohshmë nga Greqia, Shqipëria dhe për shqiptarët e Kosovës, si dhe Bullgaria, përpunohen në ambasadën australiane në Athinë
  • Aplikimet për Programin Special të vizave, (ku hyjnë edhe vizat për talentet e veccanta), dorëzohen në Hobart Special Program Processing Centre, pra qendra e procesimit të këtyre lloj vizave në qytetin australian Hobart.
    Si bëhet pagesa
    Ambasada australiane në Athinë njofton se për qytetarët shqiptarë, pagesa e taksës së aplikimit bëhet përmes llogarisë bamkare në euro. Shuma derdhet në bankë, për llogari të kësaj ambasade, (Australian Embassy, Athens, Greece), me kushtin që kjo bankë me degë në Shqipëri, të ketë selinë e saj kryesore në Athinë. Kujdes: Autoritetet australiane të emigracionit dhe zyrat e tyre nëpër ambasada, nuk pranojnë në asnjë mënyrë dërgimin e parave mes postës, kesh etj. Nga ana tjetër, tarifat e aplikimit për vizë mund të paguhen në ccdo zyrë të Departamentit të Emigracionit, Ccështjeve multikulturore dhe Indigjene në Australi, DIMIA, nga të afërmit e aplikantëve, ndërkohë që fatura e pagesës i bashkangjitet aplikimit të dorëzuar nga ambasadën e Athinës. Tarifat e aplikimit për vizë i shkojnë kostos së procesimit të dokumentacionit dhe nuk janë të kthyeshme, pavarësisht nga rezultati pozitiv apo negativ i aplikimit. Qeveria australiane ruan të drejtën të ndryshojë tarifën pa lajmëruar më parë.

 

Viza kur ke lidhje me qytetar australian
Ai person që ka lidhje familjare me një qytetar(e) australian, mund të përfitojë qëndrim të përhershëm në Australi, kur termi “lidhje” nënkupton marrëdhënie martesore, një lidhje “de fakto”, një martesë në perspektivë (fejesë) ose marrëdhënie “të ndërvarur”, që nënkupton lidhjes mes personave të të njëjtit seks. Edhe martesa me një qytetar(e) australian, nuk të garanton automatikisht të drejtën e qëndrimit në Australi. Për këtë, personi duhet të aplikojë për atë të quhet “viza partneriale”. Kjo e fundit ndahet në disa kategori, në varësi të lidhjes që qytetari i huaj ka me atë australian. Kështu, për lidhjen martesore dhe atë “de fakto” (lidhje martesore e pazyrtarizuar), i huaji aplikon veças për “vizën e martesës”; po kështu për vizën e fejesës dhe të lidhjes së ndërvarur. Kjo pasi ka procedura të veçanta për secilën nga këto kategori. Nuk mund të aplikojë për vizë, ai qytetar i huaj që ka borxhe apo precedentë penalë ndaj Komënuellthit australian apo Zelandës së Re. Nga ana tjetër, secili aplikant duhet të ketë një sponsor. Ky i fundit është normalisht, ai që ka lidhje me aplikantin, (bashkëshorti(ja), i fejuari (a) etj). Qytetari i huaj që kërkon vizë australiane, duhet të plotësojë formularin përkatës “Aplikimi për emigrim në Australi me partner”, i cili është formati 47SP, dhe gjendet në internet, ndërsa sponsori përkatës duhet të plotësojë formatin 40SP. Të dyja formatet, i interesuari duhet t’i printojë dhe t’i bashkojë në dosjen e tij të aplikimit.
Proceset
Emigracioni përmes partnerit është një proces me dy faza. Së pari, pasi plotësohen kriteret, autorietetet australiane japin një vizë të përkohshme. Pas dy vjetësh, autoritetetet vlerësojnë lidhejn në fjalë dhe konsiderojnë dhënien e vizës së përhershme. Personat që kanë aplikuar për “synim martese”, pra të fejuarit, kanë në dispozicion 9 muaj kohë për të hyrë në Australi pasi marrin vizën e përkohshme, dhe duhet të martohen para se të aplikojnë për kategorinë “viza martesore”. Në përgjithësi, vizat e përhershme jepen pasi është vlerësuar nga autoritetet lidhje në fjalë, ku aplikantët dhe çdo person i përfshirë në aplikim, duhet të plotësojnë edhe kriteret ligjore, kërkesat shëndetësore dhe ato të karakterit personal etj, para se të konsiderohen për këtë vizë.