Harry Kane është martuar me Kate Goodland. Ylli i Tottenham konfirmoi lajmet në mediat sociale duke ndarë me fansat disa momente nga dasma.
Nusja dukej mahnitëse e veshur me një fustan të bardhë. Ndërsa 25-vjeçari zgjodhi një xhaketë të bardhë dhe pantallona të zeza.
“Në në fund u martova me shoqen time më të mirë. Të dua Kate,”-shkroi ai në foton e publikuar në Instagram.
Kate është dashuria e fëmijërisë së Harry. Çifti u fejua në korrik 2017, vetëm disa muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Ivy Jane. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku, Vivienne Jane, gushtin e kaluar.
Çifti e ka mbajtur marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së mediave.