Urimet e artisitëve të mëdhej për Viti i Ri 2020 !

1341
Sigal

Viti I Ri që po lëmë pas pati një ditë të shënuar që përkoi me 75-vjetorin e cclirimit të Atdheut. Kjo ngjarje e lavdishme na lartësoi si Komb. Urojnë në Telegraf për mbarë trevat shqiptare: Margarita Xhepa, Luftar Paja, Bujar Asqeriu, Petrit Lulo, Luan Zhegu, Alida Hisku, Kastriot Tusha, Kozma Dushi dhe Ylli Baka

Flasin Luftar Paja, Margarita Xhepa, Luan Zhegu, Bujar Asqeriu, Ylli Baka,  Alida Hisku, Kastriot Tusha, Petrit Lulo

Ja urimet e artistëve të mëdhenj për vitin e ri 2020!

Viti  që po lemë pas pati një ditë të shënuar, që përkoi me 75-vjetorin e çlirimit. Kjo ditë ishte dita që na lartësoi si komb. Ja si shprehen artistët për vitin që lamë pas dhe urimet për vitin e ri 2020.

Albert Z. ZHOLI

Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë.[1] Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarë të shumta që mbeten në përdorim rajonal që e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit (në ditën e tetë nga lindja e tij), atëherë kur iu vu edhe emri (Lluka 2:21).Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Julian. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre për shembull në 1 mars (Viti i Ri në Romën Republikane) 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë. Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit. Deri në vitin 1751 në Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci [2]. Gjatë mesjetës disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shëmbull 1 marsi25 marsiPashkët1 shtatori25 dhjetori). Në shumë vende, të tilla si Republika ÇekeItalia dhe Britania e Madhe, 1 janari 1 është festë kombëtare. Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera në botë gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian është miratuar nga shumë vende të tjera si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është bërë globale, madje edhe në vende që kanë datën e tyre të fillimit të Vitit të Ri si Kina dhe India. U desh shumë kodë derisa data 1 janar të pranohej botërisht si standard i fillimi të Vitit të Ri.

Luan Zhegu

Viti që lamë pas ishte një vit i rrallë, një vit i veçantë, një vit që na gëzoi nuk do të përsëdytet, një vit që na mbushi me krenari dhe besim për të ardhmen pasi përkoi me 75-vjetorin e çlirimit. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri  2020. Suksese, begati, lumturi në familje. Ne meritojmë shumë si komb.

Margarita Xhepa

Ky vit që po lëmë pas ishte një vit i mbushur me ngjarje. Pati dhe moment të hidhura. Jeta kjo është. Por ne gjetëm forca dhe i kaluam situatat dhe pse me dhimbje. Do doja që shqiptarët kudo në botë të ishin të gëzuar, të ishin të bashkuar si këtë 75-vjetor të çlirimit. Ne meritojmë shumë, pasi jemi një popull punëtor, liridashës dhe me shumë kërkesa në jetë. U desh tërmeti i 26 nëntorit  që ne të zbulonim shumë cilësi të reja si bashkimi, vëllazërimi, solidariteti. Viti që vjen besoj se do ketë shumë të reja në jetën e popullit tonë. Besoj se ne do futemi shumë shpejt në Europë. Ne na takon shumë dhe Europa duhet të na marrë në gjirin e saj. Gëzuar vitin e ri 2020. Gëzuar të gjithë së bashku dhe ta ngremë një dolli për unitetin, për bashkimin. Vitit 2020 qoftë viti i shqiptarëve, viti i realizimit të ëndrrave shekullore.

Luftar Paja

Edhe sot e ndjej atmosferën paraprake të festës së 75-vjetorit të çlirimit. Por tërmeti  na e preu festën në mes. Nga tërmeti i 26 nëntorit na del një detyrë: Ta duam më shumë Shqipërinë. Ta duam më shumë njeri-tjetrin. Ta duam më shumë flamurin. Ndërgjegjja kombëtare tek ne për çdo ditë forcohet. Gëzuar vitin e ri 2020. Mbarësi në të gjitha aspektet e jetës.

 Ylli Baka

Jemi në pragndarjen e viteve. Dhe në këtë pragndarje bëhen shumë bilance. Po ti shohësh me syrin e një njeriu asnjanës themi me plot gojën se Shqipëria nga viti në vit po bën shumë përparime. Viti që po ikën na la një plagë por na bëri dhe më të fortë. Na bashkoi më shumë pas tërmetit. Gëzuar vitin e ri 2020. Gëzuar shqiptarë kudo që jeni dhe ky vit të rrisë begatinë në vatrat tuaja familjare.

 Alida Hisku

Ky vit që po lemë pas ishte për mua këtu në Gjermaninë e largët viti që atdheu më mungoi shumë. Shijuam suksese por dhe dhimbje siç ishte tërmeti i 26 nëntorit. Por largësia nuk na ndau, por na bashkoi më shumë. Të gjithë kishim nga një flamur të vogël në zemër. Të gjithë kishim fjalën Shqipëri në gojë. Të gjithë ne kudo në botë ju falëm zotit për njerëzit tanë, bashkëkombësit tanë. Bota na ndihmoi por edhe u habit nga solidariteti ynë, nga bashkimi ynë. Ne treguam se dimë të festojmë, se dimë të gëzojmë, se dimë të respektojmë dhe të ndajmë dhimbjen dhe të forcohemi. Gëzuar vitin e  ri 2020 bashkëkombësit e mi kudo në botë. Gëzuar në mënyrë të veçantë ju emigrantë pasi Ju aty ku punoni dhe jetoni jeni një Shqipëri e vogël. Gëzuar!

  Bujar Asqeriu

Ishte viti i vështirë 2019. Ishte vit me shumë situata. Ishte vit me suksese por edhe stanjacione. Ishte dhe vitit i tërmetit të madh. Por më i madh ishte bashkimi i shqiptarëve ku ne si komb treguam unitetin  aq më tepër  shqiptarët kudo në botë. Viti i ri 2020 vjen ende mes entuziazmit të këtij uniteti. Gëzuar vëllezërit e mi kudo në botë vitin e ri 2020. Lumturi paçi në familjet tuaja.

Kastriot Tusha

Viti që po lemë pas ka qenë për mua një vit mbushur me aktivitete. Shqipëria për çdo ditë po bëhet më e bukur, më  solide, dhe BE po na pret. Dita nuk do jetë e largët. Ndihem shumë entuziast pasi arritjet e vendit tim kanë qenë të mëdha. Fatkeqësia e 26 nëntorit na hapi një plagë, por dhe tregoi solidaritetin tonë, forcën tonë të bashkim –vëllazërimit. Viti që vjen mendoj dhe besoj se do të ketë më shumë ngjarje të tjera siç është marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Gëzuar vitin e ri 2020, gëzime paçi kurdoherë!

Petrit Lulo

Çdo vit ka të veçantat e tij, ka bukuritë e tij, ka ngjarjet e tij. Por viti 2019 ishte një vit që kishte shumë aktivitete. Për mua ka qenë vit i sukseseve. Kur mendonim se sukseset do vazhdonin tërmeti i 26 nëntorit na hapi një plagë të madhe, një plagë që na rëndoi psikologjikisht  Dëshiroj që gjithë shqiptarët të mos kenë dhimbje të tilla, fatkeqësi të tilla. Gëzuar vitin e ri 2020. Le të jetë ky vit i mbarësisë për shqiptarët kudo në botë.