Evdal Nuri: Mirënjohje për Prof. Dr. Hysen Kordha …!

Hyseni ka lindur me 6 Shkurt 1941. Arsimin e mesëm Pedagogjik e bëri në Berat. Fillon mësues në vendlidje në fshatin Slanicë. Pas një viti pune , emerohet drejtor i shkollës 7 vjeçare Kutalli. Pastaj në seksionin e arsimit Berat. Në vitet 1967-1971 kryen studimet në Universitetin e Tiranës në fakultetin filologjik për histori. Në nëntor angazhohet në një grup pune për historikun e Qarkut Berat, që kryesohej nga Kareman Ylli. Pas kësaj pune mbetet në Tiranë.

1-Të mbetemi borxhli Prof. Dr. Hysen Kordha!

Zakonisht kur vdesin njerëzit  flitet mirë, sido që të kenë qënë. Por kur bëhet fjalë për Hysen Kordhën, sado që të shkruash i mbetesh borxhlli, për kulturën e gjithanshme, intelektin e përsosut, pjekurinë, bagazhin e madh të dijeve, vullnetin e jashtëzakonshëm për të studjuar e vlerësuar situatat në të cilën ndodhemi e plotë e plotë të tjera!
Kam dëgjuar, që kushëriri i parë është“vëllai i dytë .”

Sigal

Kështu i kanë vlerësuar marrëdhëniet e tyre Ymer dhe Hysen Kordha.
Hyseni ka lindur me 6 shkurt 1941. Arsimin e mesëm Pedagogjike bëri  ne Berat. Fillon mësues në vendlidje në fshatin Slanicë. Pas një viti pune , emërohet drejtor i shkollës 7 vjeçare Kutalli. Pastaj në seksionin e arsimit Berat. Në vitet 1967-1971 kryen studimet në Universitetin e Tiranës në fakultetin filologjik për histori. Në nëntor angazhohet në një grup pune për historikun e Qarkut Berat, që kryesohej nga Kareman Ylli. Pas kësaj pune mbetet në Tiranë. Fillon punë në Institutin e historise. në vitet 1972-1974 ka punuar n/drejtor i arkivit të shtetit, pas kësaj kthehet në institutin e historisë. Në këto vite ka punuar si pedagog i jashtëm në disa fakultete. Ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Prishtinës në vitet 1972-1974. Kohën më të gjatë të punës e ka në Akademinë e Shkencave, në sektorin e Enciklopedisë. Në vitin 1972 merr titullin “Kandidat i Shkencave,,. Në fillim të viteve 80′ merr titullin “Profesor në shkencat historike. Pjesëmarrës në disa konferenca kombëtare dhe lokale. Autor i disa zërave në Enciklopedinë Kombëtare, në Fjalorin Enciklopedik. Ka lënë disa shkrime historike dhe botime.
2-Njohja me Hysenin.

Fillimisht nëShkollën Pedagogjike Berat. Vinte nga fshati Dronofrosë. Konviktor dhe s’i fillim i druajtur. Shumë shpejt ra në sy si nxënës i shkëlqyer dhe u zgjodh kujdestar klase. Më kujtohet, se kur vinin kontrolle, ne i thoshim Hysenit:‘bëhu gati”. Kështu ndodhi në 1959 kur në Berat erdhi për vizitë Enver Hoxha. Hyseni e nderoi mësuesin për grupin komunist të Korçës . Ishte i saktë në përgjigje dhe në pyetjet që bënë ‘mysafitët”!
S’i kujdestar klase na mbronte dhe justifikonte ne të përkëdhelurit  e qytetit.

Hysen Kordha kaloi nga jeta, miku, shoku jonë i ngushtë do mbetet i paharruar. La gjurmë në jetën e tij si historian, shkencëtar i historisë shqiptare. Njeri i thjeshtë, i ëmbël, komunikues me kolegët e shkencëtarët. Ai ishte mik i të gjithëve, i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, i pranishëm dhe ndihmues i kësaj Shoqate. I përkushtuar në çdo punë që kryente, një studues i zellshëm me kumtesat e shumta kombëtare dhe ndërkombëtare i suksesshëm.

3-Jeta në Tiranë

Pas disa vite pune në Berat , lidhjet tona u shkëputën. Ai ngjiti shkallët e karierës, kurse ne mbetëm në kuadrin e një drejtuesi apo mësuesi të mirë. U bashkuam përsëri pas viteve 2000 në Tiranë dhe për 24 vjet s’u shkëputëm deri ditët e fundit të jetës. Pra kemi kaluar rininë e pleqërinë së bashku  Ka qënë  shëmbullor në punë , familje, shoqëri e kudo .Ka lënë dy fëmijë të shkëlqyer Brikena Kordha që jeton në Itali dhe djalin Oltin në Tiranë. Të dy me arsim të lartë, të cilët kanë zbatuar thënien : “Bëmë Baba, të të ngjajë”.
Nuri Çunin e vlerësoj në maksimum Hysenin .,Nuriun e kam  njohur nga vëllai Hasan Çuni. Kemi qënë në të njëjtën klasë me Hysenin. U miqësuam në  “Shoqatën Tomorri” e në punën e palodhur  dhe me vlera në “Kryegjyshatën Bektashiane “ së bashku me Hysenin.

Me dëshpërim Nuriu shprehu konsideratën  e veçantë për Hysenin:”Hysen Kordha kaloi nga jeta, miku, shoku jonë i ngushta do mbetet i paharruar. La gjurmë në jetën e tij si historian, shkencëtar i historisë shqiptare. Njeri i thjeshtë, i ëmbël, komunikues me kolegët e shkencëtarët. Ai ishte mik i të gjithëve, i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, i pranishëm dhe ndihmues i kësaj Shoqate. I përkushtuar në çdo punë që kryente, një studiues i zellshëm me kumtesat e shumta kombëtare dhe ndërkombëtare i suksesshëm. Mik dhe studiues me ndihmesën e dhënë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, veçanërisht në kumtimet dhe studimet për kontributin e bektashinjve në Rilindjen Kombëtare, zgjimin kombëtar. Teqet u kthyen në vatra të gjuhës shqipe dhe streh e çetave të lirisë. Hyseni do e gjeje pranë Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në mendime e sugjerime, për enciklopedinë.”
Unë, Abazi dhe Miçua pinim kafe dy tre herë në javë. Ishte i qetë , i ditur , i matur, pa shumë fjalë , por kur  merrte fjalën të gjithë bindeshin dhe asnjë s’e kundërshtonte.
Fjala vjen , një herë  na sqaroi për rëndësinë e Kuvendit në Sinjë, që u mblodh në fshatin Sinjë të Beratit nga 10 deri më 23 korrik 1912. Ishte pjesë përbërëse e atij procesi historiko-politik. Momenti historiko-politik ishte i veçantë dhe i jepte Kuvendit të Sinjës vlerë të jashtëzakonshme, sepse me vendimet që mori i përgjigjej detyrave historike kombëtare, që shtroheshin para kombit shqiptar në ato momente. Pra në çdo takim  ne mësonim diçka .Një herë tjetër na sqaroi se kush ishte Aqif Pashë Elbasani. Libër me 466 faqe, pregatitur së bashku  me Mentar Belegun dhe Rudina Mita .
3-Konsideratat e shumta:

Profesor Emil Lafe , Akademiku që” unifikoi”  gjuhen shqipe.:”Me Hysenin kam pasur miqësi që herët. Kur në Akademinë e Shkencave u krijua Qendra e Enciklopedisë Shqiptare (QESH) dhe filloi puna për “Fjalorin enciklopedik shqiptar” (u botua më 1985), Hyseni u emërua redaktor shkencor në atë qendër. Ishte hera e parë që ndërmerrej hartimi i një fjalori enciklopedik shqiptar. Vështirësitë ishin të mëdha. Rreth pesë mijë zëra. Me urtësinë, qetësinë, durimin, mirëkuptimin ndaj kolegëve H. Kordha arriti të krijonte një bashkëpunim kolegjial të frytshëm me dhjetëra e dhjetëra bashkëpunëtor. Në vjeshtën e vitit 1998, kur u emërova drejtor i Qendrës së Enciklopedisë nga punonjësit shkencorë me përvojë që kishin realizuar “Fjalorin enciklopedik shqiptar” të vitit 1985, kishte mbetur vetëm Hysen Kordha. Ai u bë krahu im i djathtë dhe këshilltar i përhershëm për detyrën që na ishte ngarkuar. Puna pasditeve në shtëpi si edhe të shtunave e të dielave. Kështu u arrit që të kapërceheshim vështirësitë dhe të botohej kjo vepër, “Fjalor enciklopedik shqiptar” në tre vëllime (botim i ri, 2008–2009), me mbi 7500 zëra dhe mbi tri mijë faqe. Ajo është vlerësuar si një nga arritjet më të çmuara të Akademisë së Shkencave dhe po shërben si bazë shkencore për enciklopedinë shqiptare me rreth dhjetë mijë zëra.”
Ylli Polovina, kur mësoi lajmin përvdekjen e Hysenit në facebooc shkroi: Ndëroi jetë enciklopedisti i shquar kombëtar. Punonjës profesionist i Akademisë së shkencave. Beratas i ndritur.

Fadil Nasufi; Ngushëllime familjes dhe miqve. Një mik i mire, intelektual dhe Burrëzotni. Një beratas punëshumë dhe modest! Të prehet në paqe.
Nuri Plaku. Studjues serjoz. Kam mësuar shumë nga puna e tij, veçanërisht për Kuvendin e Sinjës. Ngushëllime familjes. U prehtë në paqe.
Dionis Papa. Historiani Prof.Dr.Hyseni ,iku duke na lënë pas veprën e tij, e cila e bënë të paharuar. Shpirti i tij qëndron mes të gjallëve . Hyseni ishte dhe një mik dhe shok i rrallë. Ngushëllime prekse kanë shprehur Çezar Koshi dhe shokët e klasësVirgjil Ikonomi, Engjëll Qafa, Sali Dardhae tjerë.
Pas tyre konsideratash prehin vlerësime dhe ngushëllime mbi140 dashamirës të tjerë, që vlerësojnë punën dhe kontributin e Hysen Kordhës në Enciklopedinë shqiptare.
Ashtu si jetoi i thjeshtë e pa pretendime dhe mburrje, i qetë, pa ankesa, vdiq i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.
Olti djali i mirë, që i shërbehu që në minutat e fundit, zbatoi hamanetin e tij për t’u varrosur në fshatin e lindjes Slanicë, atje ku kishte prindërit . Fotografinë e të ëmës e mbante në portofol. Çdo mëngjez e puthte, duke marrë uratat e saj!
Të qoftë dheui i lehtë Dr .Pr .Hysen Kordha …! Shpirti  në Parajsë. Vepra jote do t’na mësojë gjithë jetën. Këte e thonë të gjithë njerëzit që të kanë njohur.