Universiteti Mesdhetar fillon nivelin e tretë të studimeve doktorale. Arritje në saj të përkushtimit për të qënëunë dije për studentët

358
Sigal

Kur pedagogët e Universiteteve shkojnë në gjimnaze për të bërë marketing të gjithë thonë: Universiteti ynë është më i miri: Askush nuk jep të dhëna, shifra dhe fakte, askush nuk thotë emra pedagogësh e tituj tekstesh mësimore. Është pikërisht e folura jo në përgjithësi që diferencon Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë me Universitetet e tjerë dhe konceptet e tij për të ardhmen e universiteteve në kushtet e epokës së dixhitalizimit.

Universiteti Mesdhetar pas një eksperience të gjatë në fushën e arsimit të lartë dhe një pune këmbëngulëse të stafit akademik ju akordua niveli i tretë i studimeve doktorale. Një vlerësim i tillë nuk ishte i rastësishëm, por një vendim që Universiteti Mesdhetar e meritonte. Mesdhetari funksionon në vorbullën e konkurencës së arsimit të lartë, në prezencën e dhjetra universiteteve që ka Shqipëria, privat dhe shtetëror, të vendit dhe të huaja, dhe pikërisht në këtë situatë të vlerësohesh me nivelin e tretë të studimeve doktorale është një arritje e madhe. Kjo arritje nuk u realizua vetëm në saj të një pune këmbëngulëse të stafit akademik, por edhe në saj të një sërë veçorive që ka Universiteti Mesdhetar në krahasim me universitetet e tjera.

1) Në çfarë këndvështrimesh e shikojnë rolin, synimet, përkufizimet, dhe të ardhmen e universiteteve të kohës së sotme drejtuesit e UMSH? Për këtë i jemi referuar librit “Drejt një krize të re”, si pjesë e trilogjisë të shkruar nga Akademikët Prof. Anastas Angjeli dhe Prof. Adrian Civici.

=Roli i universiteteve në zhvillimin ekonomiko-social

Në këto dy dekada të para të shek XXI, debatet për të ardhmen e universiteteve dhe kërkimit shkencor po fokusohen rreth impaktit të tyre direkt e indirekt në katër forcat e mëdha të ndryshimit të botës moderne : stimulimin e teknologjive të reja, përballimin dhe përfitimin nga efektet e globalizimit – përfshirë këtu dhe frenimet apo drejtimet e reja që po merr globalizimi i ndikuar fort nga pandemia e covid-19 të shprehur në forma të tilla si “deglobalizimi”,”glokalizimi”, “sloëbalizimi”, konfliktet gjeopolitike, ndryshimet klimaterike, tranzicioni energjitik, zhvillimi i qëndrueshëm, etj.,- formimin e kapitalit social cilësor dhe mirëqeverisjen në gjithë shkallët e saj.

Progresi teknologjik ka qenë për të gjitha vendet motori i industrializimit dhe zhvillimit të tyre. Që në kohën e revolucioneve industriale të shek XVIII – XIX- dhe deri te “revolucioni 4.0” i kohës sotme: mekanizimi, elektrifikimi dhe prodhimi masiv, elektronika dhe automatizimi, ciber-sistemet Smart Industry – është dëshmuar se zhvillimi i çdo vendi është vepër e njohurive shkencore më shumë sesa thjesht i bollëkut të burimeve natyrore.

=Cili është synimi dhe misioni i universiteteve?

Synimi i universiteteve të së ardhmes, është “t’i japin gjeneratave të reja, një vizion panoramik të botës së ardhme dixhitale, të bëhen auditorët dhe laboratorët e gjetjeve dhe debateve të këtyre zhvillimeve, të ndihmojnë në një perceptim më të qartë e real të së ardhmes, të krijojnë aftësitë e domosdoshme kreative e adoptuese, pedagogjike e profesionale, të evidentojnë oportunitetet e zhvillimit të ardhshëm, krijimin e vlerave të reja dhe punësimit. Në gjithë historinë njerëzore nuk ka ndodhur asnjëherë që njerëzimi të përballet me sfida kaq të mëdha, të cilat me një shpejtësi kozmike po e ndryshojnë “botën e vjetër” drejt një bote të re plot shkëlqim e rreziqe njëkohësisht. Zhvillimet e inteligjencës artificiale të shoqëruara me robotikën dhe gjenetikën po e transformojnë thellësisht njeriun dhe shoqërinë.

A mund të portretizohet “universiteti ideal”? A mund të thuhet se cila është mënyra më e mirë e organizimit të universiteteve apo modeli më i mirë i tyre? Këto janë pyetje e pikëpyetje të vështira, përgjigjet për të cilat kanë lidhje të ngushtë me zhvillimet historike të evolucionit të universiteteve në Shtete e shoqëri të ndryshme, me kontekstin në të cilin përcaktohet misioni universiteteve, ashtu dhe me “luftën” apo përballjen aktuale ndërmjet modeleve kryesore universitare. Nga një këndvështrim i gjerë historik e gjeografik, universitetet i gjejmë të përcaktuar apo aplikuar në katër mënyra të ndryshme:
“Universitetet e arteve liberale”, që ofrojnë kryesisht studime në ciklin e parë bachelor në sferën e arteve liberale dhe shkencave, që si synim kryesor kanë “dhënien e njohurive të përgjithshme kulturore, sociale e akademike në shkencat e natyrës dhe ato humane, njohjen e kulturës dhe dijeve të trashëgimisë humane, si dhe zhvillimin e kapaciteteve logjike e intelektuale te studentët, më shumë se sa formimi profesional apo teknik i tyre.

-“Universitetet shkencore”, që falë shkencës dhe metodologjisë pozitiviste kanë si mision kryesor “gjetjen e të vërtetës dhe kërkimin shkencor fondamental” si dhe “kërkimin e aplikuar”. Këto lloj universitetesh janë më të zhvilluara në ciklin e dytë Master dhe ciklin e tretë Doktoratura apo post doktoratura. Nëpërmjet kërkimit fondamental universitar synohet shpjegimi i ligjeve dhe ligjësive themelore në shkenca të ndryshme, ndërsa nëpërmjet kërkimit të aplikuar veprimet dhe projektet konkrete në sferat e këtyre shkencave.

-“Universitetet e shërbimit publik”, të lidhura me zhvillimet dhe shqetësimet sociale, ekonomike e politike të vendit, që formojnë ekspertë e menaxherë për nevojat e Shtetit, administratës, qeverisjes qendrore e lokale, pra, universitete në shërbim të shoqërisë dhe Shtetit.

-“Universitetet e biznesit” që janë tërësisht në funksion të nevojave të sipërmarrjes, nevojave të zhvillimeve ekonomike e financiare, cilësisë së ekspertëve dhe burimeve njerëzore, ose akoma më shumë, janë organizma universitare të krijuara nga shoqatat e bizneseve, korporatat, dhomat e industrisë dhe tregtisë, rrjetet kombëtare e ndërkombëtare të zhvillimit, transferimit dhe marketingut të inovacioneve, institutet e kërkim-zhvillimit, etj.

“Universitetet e të ardhmes 2050”, të cilat shihen si instrumenti kryesor i kuptimit të qartë dhe reflektimeve që kanë të bëjnë me big data, revolucionin dixhital, revolucionin 4.0, tashmë dhe fillimin e revolucionit 5.0, inteligjencën artificiale, të cilat kanë efekte e pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë, punësimin, shëndetin, mjedisin, bujqësinë, ushqimin, sigurinë dhe gjithë shoqërinë e sotme dhe të ardhme.

2) Çfarë të veçanta ka Universiteti Mesdhetar në raport me universitetet e tjera?

Përse studentët zgjedhin Mesdhetarin?

-Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, i akredituar në të gjitha programet e tij është një nga institucionet më elitare të arsimit të lartë në Shqipëri. Prej më shumë se një dekade, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka diplomuar qindra të rinj në fushën e: Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Psikosociale.

-Universiteti Mesdhetar ofron Programet e studimit: Bachelor, Master, Doktoraturë si dhe Programet profesionale dy vjeçare, duke plotësuar kështu gamën e plotë për të gjitha ciklet.

-Stafi akademik i Universitetit Mesdhetar është i specializuar në Universitetet më të njohura jashtë vendit. Ndërthurja mes ekspertëve të vjetër të fushave dhe të rinjve bën që pedagogët e Universitetit Mesdhetar, të përcjellin dije të qenësishme dhe një frymë bashkëkohore tek studentët.

-Kurrikulat e programeve të studimit, politika reale e bursave për studentët tanë, tarifat konkurruese për tregun e arsimit të lartë, infrastruktura moderne si dhe pozicionimi në qendër të Tiranës e bëjnë Universitetin Mesdhetar, mundësinë e shkëlqyer për çdo student.

 

Misioni dhe Filozofia. Misioni i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, është ndërtimi i një komuniteti, mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar. a) Dinamika e zhvillimit. Historiku. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë u themelua në vitin 2007 nga Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli me mbështetjen e një grupi intelektualësh dhe bashkëpunëtorësh, profesorësh dhe ekpertësh

2009- Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë u licensua nga Qeveria, si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor.

2010- Konsolidohet profili i UMSH duke rritur numrin e studentëve dhe stafit akademik. Organizon konferenca shkencore ndërkombëtare të suksesshme

2011- Universiteti Mesdhetar, fillon aktivitetin në godinën e re me standarte ndërkombëtare. UMSH zgjeron bashkëpunimet e tij me Universitete partnere dhe bëhet anëtar i rrjeteve në rajonin e Mesdheut, Europës dhe Azisë.

2012- UMSH diplomon brezin e parë të studentëve në programet Bachelor. Kalon me sukses procesin e akreditimit në të gjitha programet e tij.

2013- UMSH garanton cilësi në mësimdhënie. Rritet numri i studentëve duke zgjeruar gjithashtu edhe gamën e programeve të studimit.

2014- Universiteti Mesdhetar, i përshtatet reformave dhe sfidave të arsimit të Lartë në Shqipëri. Rritet cilësia e mësimdhënies në Fakultete.

2015- Forumet shkencore dhe konferencat ndërkombëtare rriten dhe paralel me to pati një kërkesë të shtuar të maturantëve kryesisht për Fakultetin e Ekonomisë si më i kërkuari ndër vite në UMSH.

2016- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë hap programet e reja të studimit të ciklit të dytë në fushën e teknologjisë së informacionit.

2017- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kalon me sukses akreditimin institucional si detyrim ligjor dhe garanci për cilësinë e mësimdhënies që ofron. Numri i studentëve vijon të rritet. Stafi akademik i përzgjedhur dhe infrastruktura diferencojnë UMSH në tregun e Arsimit të Lartë.

2018- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vjen me një imazh të ri, numër më të lartë leksionesh të hapura, konferencash shkencore, aktiviteteve të nivelit të lartë. Numri i studentëve në 3 fakultete arrin më shumë se 3000 studentë, duke e kthyer në një nga Universitetet më të kërkuara.

2019- Në 10 vjetorin e themelimit të tij, mes personaliteteve më të njohura të fushës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë rikonfirmon edhe njëherë objektivat e arritura dhe standarded e tij duke u pozicionuar si një nga shkollat e larta më elitare në vend.

2020- Viti i Pandemisë globale, nuk pengon përshtatjen me mësimdhënien online të studentëve të UMSH. Në vitin 2020 numëronte rreth 3500 studentë në fakultetet e tij.

2021- Në këtë vit u futën Programet profesionale dy vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit.

2022- UMSH hap programet e ciklit të tretë të studimeve “Doktoraturë” në “Shkenca Ekonomike”. Ndërkohë Grupi i parë i studentëve të UMSH, dërgohet jashtë vendit për një semestër me bursë të financuar nga BE në sajë të programit Erasmus +. Çelet Fakulteti i Informatikës.

  1. b) Stafin akademik. Një universitet dallohet nga universitetet e tjera pikësëpari nga përgatitja dhe struktura e stafit akademmik.
  2. Pegagogët janë me shkallë kualifikimi të lartë, një pjesë e tyre me emër në fushën e mësimdhënies brenda dhe jashtë vendit, si Prof. A.Civici, A Angjeli, a. Hoti, S.Hadëri, F.Premti, Dh.Tole, G.Angjeli, T.Xhindi, I.Gjika, N.Pano, N.Dumani, A. Spiru, A.Naqellari, etj.
  3. Raporti midis pedagogëve të vjetër dhe pedagogëve të rinj. Pikë e fortë e UMSH.
  4. Raporti midis pedagogëve me tituj dhe grada dhe atyre pa tituj e grada. Për vitin 2022, 40% e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Ekonomike mbanin titullin Profesor + Prof.as, 20% e tyre mbanin gradën Doktor dhe vetëm 40% ishin me Master.
  5. Raporti midis pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm. Raporti midis pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm është konform standarteve të përcaktuara nga MASH. Në vitin 2022 Fakulteti shkencave ekonomike ka pasur tri Departamente: Departamentin e Ekonomisë, Financë Bankë dhe Kontabilitet dhe Informatikë dhe Formimi Shkencor. Kanë dhënë mësim 69 pedagogë nga të cilët 52 të brendshëm ose 76% të totalit. Pedagogët e jashtëm përzgjidhen që të jenë me eksperiencë në fushat që ka interes universiteti, përgjithësisht nga UT, sistemi bankar dhe Ministria e Financave. Përmendim: I.Shuli, E.Kushi, L.Elmazi, E.Qirici, D.Teliti, L.Hoxha, O.Dhuci, E.Lici etj.
  6. Një pjesë e pedagogëve kanë përfunduar studimet dhe kanë mbrojtur doktoraturën në Itali, Francë, Austri, Rumani, Bullgari, Rusi etj. Përmendim: A. Civici, V. Hoxha, F. Bombaj, M. Shehu, M. Shehaj në Francë, në Itali A.Spiru, S.Nikolla, L.Saliaj, në Rusi, Rumani A.Hoti, M.Boja, F.Ozuni etj, etj.
  7. Një pjesë e pedagogëve nuk janë punësuar menjëherë pasi kanë përfunduar studimet, por janë edhe nga fusha e sipërmarrjes. 7. Një pjesë e pedagogëve janë autorë tekstesh universitare, monografive, broshurave, përkthimeve në fushën e ekonomisë dhe e dhjetra artikujve shkencore të botuar brenda dhe jashtë vendit. Për vitin 2021-2022 nga personeli i Fakultetit të Ekonomisë janë publikuar 79 punime, janë realizuar 4 projekte. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore është 60. Janë dhjetra publikime të teksteve e monografive të publikuara nga Profesorët A. Angjeli, A.Civici, G.Angjeli, A.Naqellari, V.Hoxha, F.Bombaj etj.
  8. Një pjesë e pedagogëve kanë qenë pjesë e legjislativit dhe e ekzekutivit, deputetë, ministra, zv.Ministra dhe këshilltarë si Angjeli, Dumani, Gajo, Milo, Civici etj.
  9. c) Programet e studimit. Janë të gjitha të mbështetura në universitetet më në zë të perëndimit.
  10. d) Tekstet universitare. Pedagogët përdorin tekste të huaja të ekonomistëve nobelistë apo të njohur në botë, tekste si botime ndërkombëtare si dhe literaturë aktuale e lidhur me fenomenet e viteve të fundit që kanë provokuar krizë financiare dhe recesion ekonomik. Përmendim, G.Menkiw, Abel/Bernanke, Vonacott,, Sloman, Samuelson, Baumol, Stiglic, Galbraith, Krugman, Colander, Pezullo, Bernier, Simon etj, etj. Krahas tyre përdoren tekstet dhe monografitë e hartuara nga pedagogët e Universitetit, A.Angjeli, A.Naqellari, A.Civici, Angjeli, A.Hoti, R.Qurku, E.Shehu, V. Mici, V.Hoxha, F.Bombaj, Y Aliçkaj etj. Në fushën e shkencave juridike e politike kontribuojnë Prof. K.Krisafi, P.Milo, Y. Aliçka, P.Kabo, A.Elezi, N. Xhindi, M.Ametaj, B.Prifti, R.Luli etj.Përdoren tekste të hartuara prej tyre në fushën e ekonomiksit, duke e mbuluar plotësisht këtë fushë, në fushën e financave dhe të kontabilitetit për lëndë të veçanta që zhvillohen në Mesdhetar si Marketing Bankar, Analiza dhe vlerësimi i projekteve, Ekonomiksi Konkurencial etj.
  11. e) Ambientet e universitetit. Universiteti Mesdhetar është Universitet me ambiente të gjera dhe moderne që plotëson çdo standart të përcaktuar nga MASH. Ka sipërfaqe për salla leksionesh 564 m2, për salla seminaresh rreth 600 m2, laboratore informatike 144m2, koridore e holle 680 m2 etj, duke kaluar normën në m2 për student që është 5.395.
  12. f) Biblioteka dhe sallat e praktikave. Ka katër salla për bibliotekë me sipërfaqe prej 157m2. Biblioteka e UMSH është shumë e pasur, ka mbi 10 mijë libra print dhe me dhjetra mijë në bibliotekat on-line. Funksionon Biblioteka digjitale, Edward Elgar Publishing, Cobias.
  13. g) Lidhja me institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet private. Universiteti Mesdhetar bashkëpunon me 29 Institucione dhe Organizata të ndryshme si Banka, Institucione Financiare, Bashki, etj. Përmendim: Raiffeisen Bank, Tirana Bank, San Paolo Bank etj, Bashkia Elbasan, Fier, Gramsh, Tiranë etj, me AMF, AMD, INSTAT, KLSH, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, Dhomën e Tregtisë, Industrisë etj.
  14. h) Lidhja me universitetet e huaja. UMSH ka marrëveshje bashkëpunimi me dhjetra Universitete. Përmendim: University of Tuscia – Itali, Panteion University of Athens – Greqi, Tallin University of Technology – Estoni, Sothwest Rilski University – Bullgari, University of Suceava – Rumani, University of Aquila – Itali, Cukurova University – Turqi, Instituto Politechnico di Braganca – Portugali, University of Valladolid – Spanjë, University of Salento – Itali, Hacettepe University – Turqi, me 5 universitete polake.
  15. i) Vendndodhja. UMSH ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm, thuajse në qendër të Tiranës,
  16. k) Aktivizimi i studentëve në fushën shkencore dhe në aktivitetet sportive. Mbi 25 studentë janë angazhuar në projekte shkencore në rang Fakulteti, në botime të artikujve shkencorë etj. Prej UMSH organizohen aktivitete sportive të vazhdueshme në futboll, volejboll e basketboll.

Ky është Universiteti Mesdhetar, prandaj edhe studentët e zgjedhin këtë Universitet.