Beqir Sina: Ja katër shqiptarët në SHBA që fituan zgjedhjet e përgjithshme speciale duke bërë histori

60
Sigal

Katër shqiptar tre gra dhe një burrë fitojnë në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju Jork, dhe Nju Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në Zgjedhjet e përgjithshme në Nju Jork dhe Nju Xhersi, të mbajtura më 7 nëntor 2023. Ka qenë Ish- Anëtarja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violeta Berisha, e cila u shpall fituese mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara. Violeta Berisha nga Puka prej sot do të jetë gruaja e parë në 129 vjetët të mini-bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, qytetit të 15 mijë banorëve, me një buxhet vjetor 22 miljon dollarë, kryebashkiake. Edit Shkreli edhe kjo nga Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe u bë gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut, Qarkut të 1-rë të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx. Të martën më 7 nëntor 2023, në Zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut të Qarkut të Parë të Gjykatës Komunale të Bronx konkuruan dy kandidate

Westchester County Legislature District 4

Candidate Total Votes

Vedat Gashi (D) (D)*

4,675

56.9%

Daniel J. Branda (R)

3,539

43%

Një ligjvënëse lokale në këto zgjedhje në të njëjtën konte Westchester, por zonë tjetër elektorale- nga Partia Demokratike të Shtetit të Nju Jorkut për Distriktin 9-të, ishte shqiptaro amerikania Emiljana Ulaj, e cila erdhi me familjen e saj pasi u larguan nga Shqipëria në vitin 1997 në mes të një lufte civile. Emiljana Ulaj nga Partia Demokrate mori 1,552, 65.2%, kundrejt Laurie Abbate-Ryan (R), e cila mori 827, 34.8%.