Studiues, Gëzim Prengzi: “Veç për ty i shtrenjtë Atdhe, Plaku i Maleve ka ba bè”

78
Sigal

Me rastin e 100 vjetorit të rënies së Heroit të Popullit, Bajram Curri, 29 mars 1925

Ndër shekuj kombi shqiptar është cilësuar si komb i qëndrueshëm e i dashuruar në liri dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Atdheut të vet.Kjo dukuri do të rritej e zhvillohej e të kthehej në traditë kombëtare,falë edhe luftëtarëve trima e udhëheqësve historikë  popullorë që u kthyen në lavdi të trojeve tona etnike dhe krenari kombëtare me të cilët krenohet sot e gjithmonë çdo shqiptar.Kësaj plejade i përket edhe Heroi i Popullit,Bajram Curri. Ai mbeti i pavdekshëm ne kujtesën e brezave, imazhi i një figure legjendare, si rralle bashkëkohës i tij, shok e bashkëluftëtar. Heroi i Popullit, Bajram Curri, me veprimtarinë e gjate prej atdhetari konsekuent, ku krahas luftës per çlirimin e bashkimin kombëtar, spikat edhe përpjekja për konsolidimin dhe demokratizimin e Shqipërisë së pavarur. Ka lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme në ndërrgjegjen e kombit dhe konsiderohet si nje “figurë e ndritur” e historisë sonë. I lindur në Krushë të Madhe, rrugës ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit i qarkuar nga bajonetat e trupave osmane qe asokohe i përcillnin ne internim familjen. Asokohe, lëvizja kombëtare shqiptare po ngjitej drejt kulmeve të veta dhe Kosova i ngjante nje vullkani aktiv. Në zjarrin e luftës popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrërua. Pushka e tij u zbraz herë mbi batalionet e ekspeditave ndëshkimore, të cilat me zjarr e hekur kërkonin nënshtrimin dhe taksa e ushtarë për sulltanin, herë mbi elemente vendas që dilnin kundër rrymës së përgjithshme të kohës,duke bërë kauzë të përbashkët për pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft shqetësuese edhe për shtetet shoviniste fqinje dhe aleatet e tyre të mëdhenj,që lakmonin ose bënin pazarllëqe në kurriz të trojeve shqiptare. Levizja e pareshtur popullore, deri në atë shpërthim të fuqishëm, që çoi në Shpalljen e Pavarësisë me 28 nëntor 1912, janë të lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit.

Ai ishte jo vetëm luftëtar i shquar, por edhe një ndër udhëheqësit kryesorë më të dashur për popullin e Malësisë së Gjakovës e Kosovës. Ne 1899 kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejës,vazhduese e veprës së Lidhjes së Prizrenit, Bajram Curri u bë përkrahësi më  besnik i Haxhi Zekës dhe sëbashku formuluan platformën programatike të Lidhjes.Pastaj ndonëse i pashkollë,ai do të bëhej ndër përkrahësit më të fortë të arsimit shqip. Ashtu si atdhetarë të tjerë të urtë,ai kuptoi drejt se lufta për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës shqiptare ishte pjesë përbërëse e Lëvizjes Kombëtare, pjesë e luftës për ruajtjen e individualitetit kombëtar të popullit, kundër perpjekjeve asimiluese te autoriteteve osmane dhe qarqeve shoviniste që qeverisnin monarkitë fqinje. Edhe në këtë fushë, kontributi i Bajram Currit qe mjaft i rëndësishëm.Në vitin 1912, atdhetari i vjetër u bë ndër drejtuesit kryesorë të kryengritjes së përgjithshme antiosmane. Kjo kryengritje, më e madhja, më e organizuara dhe më e pjekura politikisht ndër kryengritjet e periudhës së fundit të Rilindjes, i dha atij mundësinë si prijës popullor ndër më  karizmatikët, që të shfaqë më së miri aftësitë organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri në çlirimin e Shkupit dëshmuan vlerat e gjithanshme te “tribunit të vegjëlise”,Bajram Currit. Emri dhe fjala e tij qysh nga kjo kohë u bënë kushtrim për popullin,për çdo veprim në të mirë të lirisë, bashkimit kombëtar dhe demokratik. Kjo u vu re serishmi në situatën e vështirë gjatë viteve të Luftës Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore,kur Bajram Curri u rreshtua përkrah mbrojtësve më të flaktë të pavarësisë dhe kundërshtarëve të papajtueshëm te copëtimit të trojeve shqiptare. Në këtë kuadër,gjithnjë në krye të forcave popullore, u përlesh me ushtritë pushtuese serbo-malazeze, ne Plavë e në Guci,në Krasniqe e në Gash. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më pas e pati nder ta zgjidhte atë anëtar të vetin dhe t’i ngarkonte detyrën e përfaqësuesit në Konferencën e Paqes për mbrojtjen e çështjes shqiptare.

Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me forcë edhe në jetën politiko-shoqërore shqiptare të viteve 1920-1924. Ai dha një ndihmesë të dorës së parë si në luftën për konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe në konfrontimet që i hapnin rrugë demokratizimit të jetës politike në Shqipëri. Edhe kësaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai i një mbështetje të fuqishme dhe prijësin që i duhej për të shpartalluar çdo pengesë në rrugën e sigurimit dhe konsolidimit të pavarësisë së vendit. E thërrisnin të ishte aty ku situata ishte më kritike,dhe ai me atdhetarizmin dhe aftësitë e tij e normalizonte.Goditi e shpartalloi esadistët në Shqipërinë e Mesme në prag të fillimit të Luftës së Vlorëss, mandej pa u çlodhur ende,vrapoi në Koplik për të sprapsur intervencionin jugosllav. Një vit më vonë,asgjësoi në Mirditë komplotin e agjenturës së Pashiçit, të kryesuar nga kapedani separatist i krahinës.Me pas, i pakënaqur nga politika e diktatit të qeverisë mori pjesë në lëvizjen e marsit 1922,kurse në 24 maj shpërtheu në Krumë kryengritjen e armatosur në favor të opozitës liberale, e cila u kurorëzua me fitoren e Qershorit. “Plaku i Maleve” që pushka e parë dhe e prapme e Revolucionit. Nuk mori rrugën e mërgimit,kur Ahmet Zogu pasi kishte siguruar përkrahje ndërkombëtare me ndihmënn e trupave të huaja,përmbysi qeverinë e Fan Nolit. Me armë në dorë iu ngjit përsëri bjeshkëve të Krasniqes,kreu aksione në Gash e Bytyç,por edhe në Has udhëzoi luftëtarët kosovarë t’i qëndronin dhunës dhe politikës serbe të spastrimit etnik të Kosovës dhe përgatitej për të rifilluar në pranverën e vitit 1925 një kryengritje të re,që do t’i sillte vendit një regjim liberal demokratik, kurse Kosovës,shpresën për t’u çliruar e bashkuar me Shqipërinë.

Figura e Bajram Currit nuk mund të skicohet pa përmendur veçanërisht këtë synim final të tij,realizimi i të cilit do t’i krijonte kombit shqiptar hapësirat e nevojshme të merituara për zhvillimin normal e prosperitet. Jeta dhe vepra e shquar dhe masivisht e vlerësuar, padyshim e vendosin Bajram Currin në radhën e personaliteteve më të spikatur shqiptarë të historisë sonë të re. Ne interes te clirimit kombetar, Bajram Curri hyri ne kontakt edhe me perfaqesues te levizjes clirimtare te kombeve te tjere te Ballkanit, duke kontribuar keshtu ne ngritjen e urave te mirekuptimit, te miqesise e bashkepunimit nderballkanik. Bindja se popujt e vegjel e te roberuar duhet te clirohen e te vellazerohen, e shoqeroi ate pergjate gjithe jetes. I pafrikshem dhe i pakorruptueshem, gjithnje besnik ndaj popullit dhe idealit qe i kushtoi tere jeten Bajram Curri, nuk mund te mos behej i dashur per popullin, por edhe tmerr e njeheresh i respektuar per armiqte, te vendit ose te huaj. Osmanet i bene atentate, austriaket e internuan, qarqet shoviniste serbe i premtuan nje pasuri te tere vetem te hiqte dore me cdo kusht ta shtinin ne dore, “gjalle ose vdekur”, sepse ekzistenca e tij donte te thoshte qendresen kryengritje, shperthim per liri, pavaresi e bashkim kombetar, per emancipimin politik e demokraci. Me ardhjen në pushtet të Ahmet Zogut pozita e Bajram Currit ishte e rrezikuar dhe e kërcënuar bashkë me bashkëidealistët e tij.Në këtë kontekst nga Ahmet Zogu u hap një fond i quajtur “Fondi i hjeksave” për të bërë vrasje enigmatike por edhe të drejtpërdrejta.Ahmet Zogu për të eleminuar kundërshtarët e tij formon një strukturë të posaçme si Operacioni i Veriut komandant të të cilit emëron kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun.Me 9 janar 1925 Ceno Begut i dërgohet telegram urgjent nga A.Zogu ku urdhëronte:”Currin gjallë a vdekë duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt tue marrë të gjitha masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet ma…”.Ndërsa me telegramin rezervat nr.19 datë 8 janar 1925 urdhërohet Komanda e Operacionit të Veriut,që,”…kundër Currit të përdoren masat më të rrepta e definitive,që kështu të mos ketë nevojë ma me ba operacione në ato vise…”.

Një telegram tjetër urdhëronte Komandën e Operacionit të Veriut që “një kompani prej 110 vetash të zanë të gjitha vanat e Drinit që të mos ikin në Pukë komitat e fuqisë së Currit”.Në mbështetje të Bajram Currit shkojnë Bajraktari i Krasniqes Sali Mani me 60 veta.Pas luftimesh të ashpra në Shpellën e Dragobisë bie heroikisht Heroi i Popullit,Bajram Curri.Ai u varros në Krumë me ceremoni zyrtare organizuar nga prefekti Hadan Kryeziu.Në fjalën e tij një kapiten aktiv i Xhandarmërisë Shqiptare ndër të tjera tha:”Ndigjoni kosovarë e dukagjinas!Na sot po varrosim lirinë e Kosovës sonë”! Heroi i Popullit, Bajram Curri mbetet i pavdekshëm në kujtesën e brezave, imazhi i një figure legjendare, si rrallë ndonjë bashkekohës i tij.Figura e tij do të jetë përherë simbol i përpjekjeve të pakursyera në shërbim të Çlirimit e Bashkimit Kombëtar.