Sot hapet Klik Ekspo Group

269
Sigal

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës do të qëndrojë i hapur nga1-4 dhjetor, dhe do të përforcojë praninë e bizneseve rajonave për optizimin e një rrjeti investimesh

Aktivitetet e Panairit Ndërkombëtar i Tiranës, “Klik Ekspo Group”, shkëmbim njohurish, zgjidhje praktike e inovative të zbatueshme në sektorë të ndryshëm

Në mbështetje të fuqizimit të një rrjeti ndërkombëtar biznezi dhe konsolidimit të bashkëpunimit rajonal, me qëllim maksimizimin e arritjeve dhe shkëmbimin e përvojave, u çel sot edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili do të mbahet në datat 1, 2 dhe 3 Dhjetor, 2022 në Pallatin e Kongreseve. Ky vit, afron më shumë se 250 kompani të vëmendshme ndaj tregjeve të njohura dhe të panjohura, të gatshme për të ndarë njohuri dhe zgjidhje praktike e inovative të zbatueshme në sektorë të ndryshëm, si ndërtimi, energjia e rinovueshme, bujqësia, industria ushqimore, tekstili dhe industria e lehtë, siguria dhe dixhitalizimi. Këto grupe sipërmarrësish shoqërohen nga delegacione shtetërore, duke i dhënë rendësi faktit që, për të kontribuar në zhvillimin e vendeve, sipërmarrja është ajo që ka më tepër nevojë se kurrë për inkurajim, mbështetje, entuziazëm.

“Panairi Ndërkombëtar i Tiranës lindi së bashku me lulëzimin e nismave sipërmarrëse në Shqipëri, të cilat sapo kishin dalë nga kufijtë e një ekonomie të centralizuar. Nuk u ndalëm ndër vite, as gjatë anarkisë civile të vitit 1997 dhe organizuam Panairin e Rilindjes më 26 nëntor 1997, ku sollëm shpresën, besimin dhe rilindjen e një ekonomie dhe biznesi të shëndoshë”, u shpreh Elona Agolli – CEO e Klik Ekspo Group. Duke vazhduar fjalën e saj përshëndetëse se pandemia Covid-19 vështirësoi vazhdimësinë e Panairit për një vit të tërë për shkak të shqetësimeve lidhur me shëndetin dhe sigurinë, si dhe kufizimeve legjislative në nëntor të 2020”. “Megjithatë, a duhet të propozojnë organizatorët e panairit zgjidhje virtuale, kabina virtuale, uebinarë, forume në internet, shkëmbime përshëndetëse në internet ose ceremoni inaugurimi? Siç thotë Jochen Witt, President i JWC: “Thelbi i çdo Panairi është prania fizike. Nuk mund të ketë ekspozim virtual si dhe panaire hibride. Ashtu siç nuk ka ushqim virtual apo kompeticione hibride”. Kështu, shumë kolegë dhe organizatorë të aktiviteteve besuan se një ‘shtrëngim duarsh në internet nuk mund të zëvendësojë kurrë Panairin Live’, vazhdon fjalën e saj Elona Agolli – CEO e Klik Ekspo Group.

E motivuar në vazhdimësinë e traditës, me të njëjtin pasion dhe përkushtim, ne së bashku hapëm edicionin e 27-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i pari panair në rajon që u mbajt në të njëjtin format të pandryshuar, shtoi Agolli në fjalën e saj.

Mbi 250 biznese të pranishme në panair

Ceremonia e Përurimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës do të zhvillohet në datën 1 Dhjetor, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve, në sallën «A» të konferencave, me praninë e personaliteteve publike shqiptare e ndërkombëtare, trupit diplomatik, përfaqësues të zgjedhur të komunitetit të sipërmarrjes, personazhe të artit e kulturës. Të pranishëm do të jenë: Dhoma e Tregtisë e Stambollit, në përvjetorin e saj të 140-të, e cila vjen me kompanitë e zgjedhura që përmes Shqipërisë, shohin përtej investimet, për zgjerim të aktiviteve në Rajon.

Edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në 5 vjeçarin e fundit, sipëmarrësit nga Serbia me mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë. Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti të spikatur. Kompanitë nga Kosova, janë po aq të pranishme me sektorët e industrisë së paketimit, tubave plastike, printimeve, agroushqimore etj.

Bizneset italiane janë të pranishme me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije, materiale ndërtimi, pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjitikë, stil dhe fashion. Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Hollanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, tek të cilat kanë investuar së fundmi në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, elektroshtëpiake etj.

Axhenda e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group”

Vendi: Pallati i Kongreseve, Salla e Konferencave A

Përshkrimi: Çelja e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës dhe vizita zyrtare në Pavijonet dhe Stendat e ekspozimit, në prani të personaliteteve shtetërore, përfaqësuesve të Trupit Diplomatik, komuniteti i sipëmarrësve dhe medias.

10.30: Pikëtakimi në hyrjen e Pallatit të Kongreseve me Kryetarët e Delegacioneve të Pavijoneve Shtetërore, Autoritetet dhe përfaqësuesit e Ekspozuesve.

11.00 Çelja nga Presidenti i Klik Ekspo Group & Tirana International Fair

  1. Luan Muhametaj
  • Fjala përshëndetëse e Z. Luel Muhametaj, Drejtues për Partneritetet Strategjike në Klik Ekspo Group, për të përcjellë mesazhet e këtij edicioni përmes këndvështrimit të një gjenerate të re të sipërmarrjes
  • Z. Andi Seferi

Nënkryetar i Bashkisë Tiranë

  • Z. Marko Cadez

President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë

  • Z. Lulzim Rafuna

President i Odës Ekonomike të Kosovës

  • Znj. Ines Muçostepa

Presidente e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

  • Përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Stambollit
  • On. Mirco Carloni

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Bujqësinë në Parlamentin Italian

  • Z. Eduard Shalsi

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat

  • Z. Agron Ibrahimi

Sekretar i Shtetit për Financën dhe President i MIA – Montenegro Investment Agency

  1. Igli Gjelishti

Përfaqësues i DEV.al, një prej kompanive kryesore të tregut ICT në Shqipëri