Sot, 79 -vjetori i ndarjes nga jeta i ish-Kryegjyshit Botëror, Sali Niazi Dede, “Dëshmor i Atdheut”

392
Sigal

 Haxhi Dede Edmond Brahimaj:  Sali Dedei u vra më 28 nëntor 1941 pasi nuk firmosi dokumentin e pushtimin fashist të Shqipërisë. Ai është shembull i shkëlqyer i devizës bektashiane: “Pa atdhe s’ka fe!”

 

Nga Kujtim BORIÇI

Dita e sotme, 28 nëntori, dita e përkujtimit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për miliona bektashinj kudo në botë, është dhe një ditë e veçantë dinjiteti e krenarie, pasi po në këtë ditë, 79-vjet më parë, pushtuesit fashistë vranë ish-Kryegjyshin Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede, ‘Dëshmor i Atdheut’, për shkak se ai refuzoi të firmoste dokumentin e pushtimit fashist të vendit të tij.

“Pushtimi fashist u dënua rëndë dhe nga klerikët bektashinj, që në traditën e tyre tetë shekullore të këtij besimi të paqtë, kanë e mbajnë me besnikëri devizën e tyre “Pa atdhe, nuk ka fe!”. Në piedestalin e kësaj rezistence që u kurorëzua me lirinë në nëntorin e vitit 1944, ish-Kryegjyshi Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede, zë vend të veçantë. Historia e dëshmitarët flasin e do të flasin për këtë personalitet bektashian, si klerik e atdhetar.”

Gjurmë dinjiteti e krenarie në histori

Pushtimi fashist i Shqipërisë (7 prill 1939), irritoi pa masë popullin e thjeshtë dhe atdhetarët shqiptar, të cilët, të pa armatosur e të ndjerë të tradhtuar nga Ahmet Zogu që i braktisi dhe iku nga Shqipëria, nisën rezistencën masive që u formëzua me revoltën e armatosur. Ky pushtim u dënua rëndë dhe nga klerikët bektashinj, që në traditën e tyre tetë shekullore të këtij besimi të paqtë, kanë e mbajnë me besnikëri devizën e tyre “Pa atdhe, nuk ka fe!”. Në piedestalin e kësaj rezistence që u kurorëzua me lirinë në nëntorin e vitit 1944, ish-Kryegjyshi Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede, zë vend të veçantë. Historia e dëshmitarët flasin e do të flasin për këtë personalitet bektashian, si klerik e atdhetar. …Ishte 28 nëntori i vitit 1941. Pushtuesit i vendosin para Sali Niazi Dedeit, dokumentin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe, në cilësitë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, i kërkuan të firmosë këtë akt, ku pushtimi të quhej ‘ftesë nga vetë shqiptarët’. Kaq u duhej atyre, për t’a përdorur këtë fakt si ‘justifikim me peshë’ në opinion për të përligjur këtë pushtim. Por kleriku e atdhetari Sali Niazi Dedei, refuzon me indinjatë duke thënë: “Ky është pushtim dhe asgjë tjetër! Nuk mund të firmos për robërinë e shqiptarëve, për pushtimin e vendit tim!”. Në këto kushte, ata e vrasin në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane në Tiranë, duke bërë që ai të futet në histori dhe të reflektojë në brezat në vazhdimësi, si klerik e atdhetar. “Ish Kryegjyshi Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede, ishte dhe do të mbetet përjetësisht krenaria e bektashizmit dhe patriot i shquar i çështjes kombëtare shqiptare. Bektashinjtë dhe atdhetarët krenohen me aktin e këtij kleriku patriot sot në këtë përvjetor të 79-të e në vazhdimësi. Ai ishte shembull i shkëlqyer i misionit të klerikëve bektashinj që në rrugëtimin tonë shumë shekullor, besimin në Zot dhe çështjen kombëtare, i kanë

parë kurdoherë të lidhura ngushtë dhe të pa ndara nga njëra-tjetra. Ndaj sot që është një ditë krenarie kombëtare, të cilën ne e përkujtojmë me ritet e respektin tonë maksimal”- pohon mes të tjerave, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

“Referuar dokumenteve të kohës, konstatohet se Sali Niazi Dede, përveçse përfitimit të dijeve të shumta në fushën fetare, pajiset dhe me një kulturë të gjerë në fusha të ndryshme, ku përqafon ndërkohë edhe çelësat e diturisë mistike. Ai u bë studiues dhe njohës i veprave madhore të mistikëve të mëdhenj të lindjes si Gazakiu, Fazaliu, Suhreverdiu, Muhijdin Arabiu, Omer Ibni Faridhi, Ibni Sebini, Mevlana Xhelaledin Rumiu etj…  Hap pas hapi Saliu sipas rregullave kanonike të bektashizmit, ai mori dorë dhe hyri shpirtërisht në tarikatin bektashian.”

Kleriku e atdhetari Sali Niazi Dede

Sali Niazi Dede është Kryegjyshi Botëror Bektashian i 32-të në radhë, në listën e klerikëve bektashianë që kanë drejtuar në periudha të ndryshme Selinë e Shenjtë Botërore Bektashiane. Kjo listë nis me Haxhi Bektash Veliun që ka drejtuar këtë besim tetëshekullor në vitet 1282-1341 dhe shkon tek Kryegjyshi aktual Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili është zgjedhur në këtë post më 12.06. 2011.

…Sali Njazi Dede lindi më 1876 në fshatin Starje të Kolonjës, një trevë e njohur e këtij besimi, nga kanë dalë shumë klerikë bektashianë ndër dekada. Nga Kolonja, ai u largua me familjen në emigrim në Turqi, ku përfundoi dhe gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Pa mbushur ende 20 vjeç, ai pati fatin të fillojë studimet fetare në teqenë e Haxhi Bektash Veliut, duke plotësuar kështu një dëshirë të tij dhe të familjarëve. Më pas, ai iu përkushtua fesë, gjithmonë duke ndjekur e ndihmuar nga afër çështjen kombëtare shqiptare.

Referuar dokumenteve të kohës, konstatohet se Sali Niazi Dede, përveçse përfitimit të dijeve të shumta në fushën fetare, pajiset dhe me një kulturë të gjerë në fusha të ndryshme, ku përqafon ndërkohë edhe çelësat e diturisë mistike. Ai u bë studiues dhe njohës i veprave madhore të mistikëve të mëdhenj të lindjes si Gazakiu, Fazaliu, Suhreverdiu, Muhijdin Arabiu, Omer Ibni Faridhi, Ibni Sebini, Mevlana Xhelaledin Rumiu etj…  Hap pas hapi Saliu sipas rregullave kanonike të bektashizmit, ai mori dorë dhe hyri shpirtërisht në tarikatin bektashian. Së pari, në vitin 1897 bëhet myhib dhe dervish. Pas dy vjetësh, në vitin 1899, në një ceremoni të posaçme bëhet Myxheret (nuk martohej). Në vitin 1901 gradohet ‘baba’ dhe në vitin 1913 ‘gjysh’. Ish-Kryegjyshi i kohës, Fejzi Dede,  e dërgon në vitin 1908 me mision në Shqipëri për të mbledhur ndihma e nevojshme për Kryegjyshatën Botërore në Turqi. Këtë mision, Sali Niazi Dedei e kreu me sukses dhe u kthye në Haxhi Bektash. Për meritat e tij e punës në këto vite shërbimi si klerik, hyri në Këshillin e Lartë Klerikal Botëror. Në 15 vjet të një jete të pasur shpirtërore, klerikale si edhe adhurime të pafund ndaj Krijuesit, i dhanë rezultatet e veta të përgatitjes së tij, organizator, udhëheqës shpirtëror e ndihmues edhe në vende të tjera të botës. Me largimin nga kjo jetë e ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Fejzi Dedei, në vitin 1914, Këshilli i Lartë Gjyshnor, e cakton Sali Niazin në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror, udhëheqësit të këtij besimi.  Dijet dhe përkushtimi në Udhën e Hakut, bëri që ai të fitojë besimin e besimtarëve të shumtë

dhe t’i besohen detyra të rëndësishme. Falë nivelit intelektual e fetar, përkushtimit maksimal në udhën e Hakut, shumë shpejt u bë i njohur në rrethin klerikal të Turqisë, Sirisë, Iranit, Irakut, Egjiptit, Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë, Greqisë, Jugosllavisë, Shqipërisë etj. Misioni i ngarkuar i dha një përvojë të pasur si klerik, organizator dhe drejtues i aftë i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

Në krye të Selisë së Shenjtë Bektashiane

Por shumë shpejt, në vitin 1925, kur Ataturku me ligj, ndaloi dhe mbylli teqetë bektashiane në Turqi, sollën ditë të vështira për bektashizmin e Sali Niazi Dedein. Për këtë shkak, në vitin 1929, Kongresi i tretë bektashian në Korçë, pasi ishin bërë bisedimet disa vjeçare me Sali Niazi Dede e qeverinë shqiptare të Ahmet Zogut, vendosi që qendra e Kryegjyshatës Bektashiane të vendosej në Shqipëri.  U vendos gjithashtu që Kryegjysh të ishte sërish Sali Njazi Dede. Sali Njazi Dede ka vlera të veçanta, privilegjin dhe respektin e madh për atë që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke vendosur Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë. Ai bashkëpunoi me qeverinë e asaj kohe për ligjin mbi fenë. I dha dimension të ri bektashizmit në Shqipëri dhe marrëdhëniet e bashkëpunimin me teqetë në rajon dhe në botë. Ai ishte krijues i talentuar me mjaft shkrime. Më 28 nëntor të vitit 1941, Sali Njazi Dede për shkak të mosnënshkrimit prej tij të aktit të kapitullimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, e vranë mizorisht bashkë me dervishin e tij, Azizin. Ai mbetet një figurë e lartë e bektashizmit në Shqipëri dhe në botë. Duhet kujtuar se Sali Niazi Dede para se të vinte në Shqipëri si Kryegjysh Botëror, ka një aktivitet të madh si klerik e atdhetar në Turqi, Greqi, Egjipt e vende të tjera… Referuar arkivave të kohës, kryesisht atyre turke, shqiptari Sali Njazi Dede, si mik i Mustafa Qemal Ataturkut, ka kontribuar dukshëm dhe në pavarësinë e kombit turk. Sipas këtyre dokumenteve, “..më 17 dhjetor të vitit 1919, Mustafa Qemal Ataturku viziton teqenë e Haxhibektashit ku ishte Sali N. Dedej, ku merr mbështetjen morale dhe materiale të tij dhe Xhemaladin Çelebiut për luftën çlirimtare. Sali Dede u bë aq ndikues në përpjekjet e tij në pavarësinë e kombit turk, sa ishte dhe për prosperitetin e popullit të tij”.

Çfar ndodha natën e 28 nëntorit 1941

Mbështetur në dokumente arkivore, nata e 28 nëntorit e vitit 1941 kur u vra Sali Niazi Dede, është parapri me një ditë debatesh të ashpra mes tij dhe përfaqësuesit të mbretit italian në Shqipëri, për të pranuar pushtimin e italianëve si liri, nëpërmjet një shkrimi që ai ta botonte të nesërmen (ditën e 28 nëntorit) në gazetë. Ja si vjen kjo ngjarje në dokumentet e dëshmitë e kohës: “…Sali Niazi Dede ftohet nga përfaqësuesi i mbretit italian i cili i tha: ‘…Edhe drejtuesit e tjerë shpirtërorë kanë thurur lavde për italianët dhe mbretërinë, po ju nuk do të shkruani!’. Sali Niazi

Dede iu përgjigj: ‘Unë jam udhëheqës shpirtëror i bektashinjve, nuk jam drejtues i një partie politike, nuk merrem me punë politike’. Pas debatesh të ashpra, refuzimit të Sali Dede, funksionari i lartë italian i tha: ‘…Lëreni, mos flisni, do e shohësh këtë…!’. Po çfarë ndodhi pak orë më vonë? Pa u afruar mesnata, Sali Dede që banonte në Selinë e Kryegjyshatës, pasi ka qëndruar deri vonë me dervishët e punonjësit, ka shkuar si zakonisht të flejë gjumë në dhomën e tij. Ndërkohë, sipas një skenari të parapërgatitur, disa persona futen në dhomën e tij dhe e ekzekutojnë, bashkë dhe me një dervish që dëgjoi zhurmë e vajti në ndihmë. Pastaj largohen. Vrasja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, bëri bujë të madhe. Menjëherë u arrestuan 17 persona, e zyrtarisht u tha se ‘vrasja ndodhi nga një grup vjedhësish që donin të merrnin një orë shumë të shtrenjtë të Njazi Dede”. Por në fakt, kjo ishte alibi, pasi ora, më vonë u gjet. Atë e vranë pushtuesit dhe kuislingët vendas, pasi nuk pranoi të firmosë pushtimin italian si ‘liri’ për vendin.

“Ish Kryegjyshi Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede,ishte dhe do të mbetet përjetësisht krenaria e bektashizmit dhe patriot i shquar i çështjes kombëtare shqiptare. Bektashinjtë dhe atdhetarët krenohen me aktin e këtij kleriku patriot sot në këtë përvjetor të 79-të e në vazhdimësi. Ai ishte shembull i shkëlqyer i misionit të klerikëve bektashinj që në rrugëtimin tonë shumë shekullor, besimin në Zot dhe çështjen kombëtare, i kanë parë kurdoherë të lidhura ngushtë dhe të pa ndara nga njëra-tjetra

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian: Sali Niazi Dedei, klerik e atdhetar i shquar!

Ish- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede, ishte dhe do të mbetet përjetësisht krenaria e bektashizmit dhe patriot i shquar i çështjes kombëtare shqiptare. Bektashinjtë dhe atdhetarët krenohen me aktin e këtij kleriku patriot sot në këtë përvjetor të 79-të e në vazhdimësi. Ai ishte shembull i shkëlqyer i misionit të klerikëve bektashinj që në rrugëtimin tonë shumë shekullor, besimin në Zot dhe çështjen kombëtare, i kanë parë kurdoherë të lidhura ngushtë dhe të pa ndara nga njëra-tjetra. Ndaj sot që është një ditë krenaria kombëtare, ditë në të cilën ne përkujtojmë me respekt këtë klerik bektashi. Ai u vra pabesisht në Selinë e Shenjtë më 28 nëntor të vitit 1941 nga pushtuesit e kolaboracionistët vendas vetëm se nuk pranoi të firmoste dokumentin e pushtimit të vendit nga fashizmi italian…. Sali Niazi Dede erdhi në Shqipëri me vizion të qartë për Kryeqendrën Botërore të Bektashizmit, jo vetëm të jetonte në paqe e bashkëjetesë me besimet e tjerë fetarë, por dhe të kontribuonte në harmoninë midis feve. Si klerik e atdhetar, ai është shpallur dhe ‘Dëshmor i Atdheut’, duke mbetur një shembull i klerikut tolerant e atdhetar në kohëra.

Kryegjyshët  Botërorë të Bektashizmit në vite

 

1-  Haxhi Bektash Veli……………….               1282-1341

2-  Hidër Llalla……………….                            1341-1361

3-  Resul Balli……………….                              1361-1441

4-  Jusuf Balli –

5-  Myrsel Balli –

6-  Ballëm Sulltani……………….                       1509-1517

7-  Sersem Ali Dede Baba……………….           1551-1569

8-  Elhaxh Ahmed Dede Baba……………….     1569-1569

9-  Ak Abdullah Dede Baba ……………….        1569-1596

10-  Karahalil Dede Baba……………….             1596 1628

11-  Elhaxh Vahdeti Dede Baba……………….   1628-1649

12- Elhaxh Sejjd Mustafa Dede……………….    1649-1675

13-  Ibrahim Agjah Dede Baba……………….     1675-1689

14-  Halil Ibrahim Dede Baba……………….       1689-1714

15-  Haxhi Hasan Dede Baba……………….        1714-1736

16-  Hanzade Mehmed Kylhan Dede…………..1736-1759

17-  Sejjid Kara Ali Dede Baba……………….    1759-1783

18-  Sejjid Hasan Dede Baba……………….        1783-1790

19-  Haxhi Mehmed Nuri Dede Baba…………  1790-1799

20-  Haxhi Halil Haki Dede Baba……………… 1799-1813

21-  Mehmed Nebi Dede Baba……………….     1813-1834

22-  Haxhi Ibrahim Dede Baba……………….     1834 1835

23-  Sejjid Haxhi Mahmud Dede……………….  1835-1846

24-  Saatçi Ali Dede Baba……………….             1846 1848

25-  Sejjid Hasan Dede Baba…………….           1848-1849

26-  Elhaxh Ali Turabi Dede Baba…………….  1849-1868

27-  Haxhi Hasan Dede Baba……………….       1868-1874

28-  Perishan Hafizali Dede Baba……………..  1874-1879

29-  Elhaxh Mehmed Ali Dede Baba…………   1879 1907

30-  Haxhi Mehmed Ali Dede Baba…………    1907-1897

31-  Haxhi Fejzullah Dede Baba………………   1913

32-  Sali Niazi Dede……………….                     1913-1941

33-  Ali Riza Dede……………….                        1941-1944

34-  Kamber Ali Dede……………….                  1944-1945

35-  Xhafer Sadik Dede……………….                1945-1945

36-  Abaz Hilmi Dede……………….                  1945-1947

37-  Ahmed Myftar Dede……………….             1947-1980

38-  Haxhi Dede Reshat Bardhi……………….   1991-2011

39-  Haxhi Dede Edmond Brahimaj                11.06.2011