“Skënderbegasit ndër vite…” / Më datë 28 mars 2022, ora 11:00, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë zhvillohet promovimi i volumit të katërt i kolanës për skënderbegasit

476
Sigal

77-vjetori i shkollës “Skënderbej”. Ceremonia dhe promovimi i librit bëhen të hënën, datë 28 mars 2022, ora 11:00, në Muzeun Historki Kombëtar në Tiranë

Promovohet volumi i katërt i kolanës  “Skënderbegasit ndër vite…”, i autorëve Maksim Fejzulla e Kujtim Boriçi

 -Historik dhe kujtime. Kush janë personalitetet ish-skënderbegas të përfshirë në këtë libër-

Festa e 77-vjetorit të hapjes së Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, vatra e mësimit dhe edukimit për mbi 50 mijë ish-skënderbegasve, pedagogëve, komanduesve e punonjësve të tjerë të kësaj shkolle elitare, shoqëruar me promovimin e volumit të katërt të kolanës “Skënderbegasit ndër vite…”, konceptuar në formën e një spektakli, bëhet në orën 11:00 të datës 28 mars 2022, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Pak nga historiku i shkollës “Skënderbej”.

Ende pa mbaruar Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare, lindi e nevojshme që kthimi i ushtrisë partizane në ushtri të rregullt, të kërkonte masa urgjente për përgatitjen e oficerëve të rinj për të stërvitur, drejtua e komanduar këtë ushtri që tashmë, do të kishte mision tjetër, ruajtjen e lirisë dhe pavarësisë tokësore të Shqipërisë, përballë sulmeve të mundshme. Kuadrot që drejtuan luftën dhe ishin po ato në ditët e para të lirisë pas 29 nëntorit 1944, referuar dokumenteve në Arkivin Qendror të Shtetit dhe në Arkivin Qendror të Ushtrisë, ishin të tri kategori:

a-Oficerë të regjimit të kaluar, kryesisht të moshave të mëdha, që i ishin bashkëngjitur Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Ky numër ishte relativisht i vogël.

b-Oficerë dhe oficere komandues e të sektorit politik (në këtë të fundit dhe femra), që u bënë komandantë e komisarë nga nevoja në frontin e luftës. Këta ishin shumica e kuadrove.

c-Kuadro të emëruar provizorisht në ditët e para të pas-çlirimit të vendit. Pra, për nevoja kuadri oficer, u hap më 28 mars të vitit 1945, në Tiranë “Shkolla e Pionierëve të Luftës”, që më vonë do të merrte emrin shkolla “Skënderbej”. Duhet theksuar se kondigjenti i parë, (200 vetë) ishte i përbërë nga partizanë të ardhur direkt nga fronti i luftës dhe arsimimi i tyre ishte i ndryshëm: dikush kishte vetëm shkollim fillestar, dikush tjetër dinte shkrim e këndim dhe diçka, që kishin mësuar në kushtet e luftës, e pak, shumë pak, me arsim të mesëm. Kështu që, për shkak të arsimimit, por kryesisht edhe për nevojat që kishte ushtria e re për oficerë, në vitet e para të shkollës së kadetëve, bëheshin titullime ‘oficer aktiv’ në mënyrë selektive dhe i sapoemëruari në muaj apo dhe një vit apo dy vite, dërgohej në detyrë. Në arkivat zyrtare të cituar më sipër, është vështirë që të gjendet një fond i veçantë i kompletuar vetëm për shkollën “Skënderbej”, pasi nuk ka një të tillë dhe, dokumentet janë sistemuar në kohë, në vite e sipas problematikave. Ndër materialet që ndodhen në fondet e mësipërme, që janë shfrytëzuar për të sjellë në këtë volum disa të dhëna për historikun e këtij institucioni, janë siguruar në: Dosja sekrete Nr 29, viti 1999. Titulli:”Historiku i Repartit Ushtarak Nr. 2222 (Shkolla Ushtarake ‘Skënderbej’), 107 faqe; Dosja sekrete Nr 6, viti 1999: Informacion mbi përfundimin e vitit shkollor 1990-1991); Dosja sekrete Nr 5, viti 1991: Detyra për mbarëvajtjen e procesit mësimor…”; “Urdhri mbi mbylljen e aktivitetit të Shkollës Ushtarake ‘Skënderbej’; Regjistri Themeltar të Punonjësve të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” për vitet 1946-1993 (sekret). Sasia-218 fletë; Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë (dosje të viteve të ndryshëm); Urdhra e udhëzime të veçanta për arsimin ushtarak të mesëm, shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe arsimin e lartë (në vite të ndryshme); Dokumente të Drejtorisë Politike të Ushtrisë dhe Komitetit të Partisë së Shkollave ushtarake, etj…

Falënderim dhe mirënjohje!

Kur përfundon çdo libër, për më tepër kur janë voluminozë e me tematikë delikate, sikundër janë dhe volumet e kolanës “Skënderbegasit ndër vite”, më tepër se sa lodhja e stërmundimi shumë planesh deri në printimin e materialit, më stres e më merak për autorin, është cilësia e produktit, si do të pritet ai nga lexuesi. Kështu ndodh dhe me ne autorët e kësaj kolane. Tre volumet e parë, e kaluan me sukses këtë ‘provë’ e sigurisht ne e ndjemë dhe kënaqësinë që të jep kjo punë voluminoze edhe e lodhshme. Shpresojmë dhe jemi të sigurt, se kështu do të ndodhë dhe me pjesën e katërt që keni sot në duar. Dhe këtë garanci e bindje, e mbështesim kryesisht në faktin se këtë ‘barrë të rëndë’, na e kanë lehtësuar tej mase dhjetëra e qindra kolegë, miq e bashkëpunëtorë që kanë dhënë kontributin e tyre në përgatitjen e tij. Dhe për këtë kontribut tejet të çmuar, jo vetëm për ne, por sidomos për përgjegjësinë e tyre për të lënë të dokumentuar brezave historinë e shkollës së lavdishme “Skënderbej” e skënderbegasve që kanë qenë e mbeten shtresa vitale e shoqërisë sonë, ne i falënderojmë nga zemra. Sigurisht që numri i tyre është i madh, por ne po përmendim disa prej tyre:Thoma Kondurin, President i SHKURSH; historianin e njohur ushtarak, Prof. Dr. Bernard Zotaj; kolegun, ushtarakun dhe shkrimtarin e njohur Shpend Topallaj; prof. Dr. Zaho Golemin; shkrimtarin dhe publicistin ushtarak Ferit Fixha; Kryetarin e Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë, Rustem Peçin; ushtarakun madhor dhe kryetarin e Nderit të SHKURSH, kolonel Zyhdi Krojin; drejtorin e gazetës “Telegraf”, Engjëll Musai; Ushtarakun e njohur dhe shkrimtarin Gani Elezi; gazetarin dhe shkrimtarin e njohur ushtarak Pandeli Bardhi; poetin e publicistin e njohur në SHBA, Veri Talushllarin; pedagogun e palodhur, Prof. Agim Gjini; kolegen dhe poeten ushtarake Dava Lleshi; kolonel Viktor Përshqefën; Profesorin dhe ikonën e sportit tonë Et’hem Ibrahimi; kolonel Xhemal Imerin; gazetarin e njohur e kryeredaktorin e gazetës ‘Veterani’, Halil Rama; kolegen dhe pedagogen e njohur Liliana Konomi-Mero; kolegun, ushtarakun dhe aktivistin e palodhur në Greqi, Aqif Bozhiqi; gazetarin e njohur ushtarak dhe kryeredaktor i revistës “Pavdekësia”, Xheladin Çelmetën; ushtarakun dhe intelektualin e palodhur Subi Hida; publicistin e gazetarin Gëzim Loka; kolonel Ndue Markun; publicistin Petrit Gjoka; drejtuesit dhe punonjësit e Arkivit Qendror të Ushtrisë; kolegët në SHBA, Mihal Jano e Dirka Xhakolli; ushtaraken e poeten Vasilika Babo etj. Gjithashtu, mirënjohje e veçantë për drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ,që e mbështetën këtë projekt, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë gjeneral Bardhyl Kollçaku dhe Zëvendësshefen e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Manushaqe Shehu, që e mbështesin këtë projekt.

 

Maksi FEJZULLA

Kujtim BORIÇI

Për shkollën time të dashur…

 

Ruzhdi Dardha

Gjeneral Brigade

 

Si ish skënderbegas i viteve 1963-1967, matura 1967, sa dëshirë kam t’i kujtoj ato vite të mrekullueshme e të paharruara, shoqëri pa kushte, pa interes, shokë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Mësuam shumë nga njeri-tjetri e u miqësuam aq shpejt. Kjo ka qenë e mbetet shoqëria më e pastër e më e bukur. Nostalgji pa fund për shokët e mi të klasës. Sa të mirë ishin që të gjithë! Dua të kujtoj me respekt e dashuri edhe stafin komandues e pedagogjik, të asaj shkolle emblemë, me ata oficerë e mësues të talentuar, që na trajtonin si fëmijët e tyre. Kujtoj me respekt, komandantin e shkollës, kolonel Luto Haxhiun, emblemë e asaj shkolle; shefin e aparatit politik, nënkolonel Sotir Paluka; shefin e stërvitjes nënkolonel Islam Poçi, të dy burra të mrekullueshëm; komandantin e parë të kompanisë, toger Kiço Mustaqi; komandantin e parë të togës, toger Nazim Tafa; komandantin e kompanisë, Rami Sadushi; komandantin e togës, Mynyr Muça… Stafi pedagogjik, ishte i jashtëzakonshëm, me mësues nga më cilësorët, ku dua të përmend veçanërisht: Drejtorin Stavri Angjeli, njeriu më i mire e më i dashur për skënderbegasit. Na shoqëronte kudo, në stërvitje e fushime, interesohej për çdo gjë si prind. Mësuesit e matematikës Ali Neviri, Violeta Bylyku, Viron Cinxo, Viron Tare; mësuesin e gjuhës Adriatik Kallulli; mësuesit e historisë, Irakli Kasneci e Tasim Harxhi; mësuesit e rusishtes, i madhi Avdi Xhunglini e Hamide Daja; mësuesen e anlishtes, zonjën më të mirë e më të sjellëshme, Marie Nano; mësuesit e fizikës, Xhorxhi Papakostandini, Bajram Shamku e Jorgo Papingji. Në fund po lë mësuesit e papërtushëm, që në çdo kohë, gjendeshin pranë nesh; ata të fiskulturës, të gjithë sportistë të mëdhej: Bekush Birçe, Simon Deda, Kolec Kraja, Plorent Tahiri e Njazi Lleshi, që na qëndronin afër, e, si rezultat i punës së tyre, shkolla “Skënderbej” ishte fidanishte e të gjitha sporteve, ku spikatin futbollistë, basketbollistë, atletë, boksierë, qitës e mundës të kalibrit kombëtar. Në veçanti, po e lë për në fund, mësuesin e letërsisë, të madhin, të dashurin e të respektuarin, Perikli Jorgoni. O sa njeri i mirë e me zemër të madhe ishte! Në çdo marshim, në çdo stërvitje e në çdo fushim, ditën, natën, nuk ndahesh nga skënderbegasit… Sa shumë na donte, sa shumë interesohej për ne. I gjithë ky staf, ishte i jashtëzakonshëm për të gjithë skënderbegasit. Të paharruar do të ngelen në memorien tonë! Sa të përkushtuar ishin për detyrën që kishin! Mirënjohje të thellë e pafund për ‘ta!

Portrete dhe kujtime të Skënderbegasve, përfshirë në volumin e katërt “Skënder Begasit ndër vite”

Në volumin e katërt të Skënderbegasit ndër vite…”, jepen portrete apo kujtime nga: Mikado Shakohoxha, Shpend Topollaj, Dhimo Dhaskali, Gafurr Shyti, Petrit Murzaku, Petrit Caslli, Skënder Selimi, Minush Jero, Xhemil Didi, Ali Kuqo, Filip Marga, Eqerem Shakaj, Gjergj Aleksi, Petrit Kola e Mihallaq Prifti, Stavri Angjeli, komandanti i togës Agim Tepelena si dhe mësuesit: Pandeli Skrami, Hajrulla Uruçi, Nermine Keta, Kadrije Kopliku, Llazar Eftimadhi, Hamdi Basha, Pranvera Qosja, Dilaver Toptani, Zyber Konçi, Orhan Pojani, Kudrete Zeko, Pandi Dini, Arqile Papadhimitri, Bajram Tresova, Nasi Koroveshi, Kadri Mullaj, Jorgji Papagjini, Enver Miri, Miço Pikuli, Strati Vodica, Ferit Radovicka, Ali Rexha, Destan Hamiti, Hysen Dervishi, Shefki Gripshi, Xhezar Eftimkiadhi, Pandeli Skrami, Bari Kopliku, Hajrulla Uruçi, Luan Greva. Thimi Jorganxhi, Mihallaq Prifti, Robert Hajro, Gjergj Aleksi, Ali Kuqo, Petrit Vërlaci, Filip Marga, Petrit Kole, Kapllan Xhelili, Nasi Xhuveli, Kristaq Rroko, Enver Shehu, Firdus Çarçani, Nuri Jaho, Mersin Shqypi, Seit Shapllo, Irfan Bushati, Gani Bejo, Kristaq Bukli, Spiro Moisiu, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Arif Mema, Petrit Dume, Sami Meçollari, Veli Llakaj, Kiço Mustaqi, Halim Abazi, Kostaq Karoli, Ilia Vasho, Sheme Kosova, Adem Çopani, Aleks Andoni, Pëllumb Qazimi, Luan Hoxha, Maksim Malaj, Xhemal Gjunkshi, Jeronim Bazo, Bardhyl Kollçaku, Halim Abazi, Gjeneral Gjin Marku, Rrahman Latif Parllaku, Halim Ramohito, Hysen Repa, Halit Gjeçi, Aliko Laze, Ruzhdi Gjatoja (Ramadani), Perlat Sulaj, Ylli Dimraj, Bajram Malja, Mustafa Harizaj, Shkëlqim Nure, Vladimir Ismolli, Kudusi Lama, Bujar Namik Ramaj, Zija Bahja, Besnik Selami, Agim Lala, Perlat Binaj, Dilaver Haziz Laçi, Shpëtim Spahiu, Arian Zaimi, Ali Bajram Koçeku, Ndue Mjekaj, Kudret Eqerem Çela, Viktor Bërdaj, Hysen Arapi, Kristaq Gërveni, Bardhyl Hoxha, Dedë Prenga, Muhamet Hasan Buçpapa, Zyber Dushku, Vladimir Veip Avdiaj, Ylber Dogjani, Syrja Gjoka, Piro Ahmetaj, Dhori Spirollari, Vladimir Qiriazi, Abaz Lleshi, Qemal Shkurti, Sandër Lleshi, Frederik Beltoja, Manushaqe Shehu, Albert Mullai, Ndriçim Sallaku, Nazmi Cahani, Bajram Begaj, Adem Jaupi, Selim Shuli, Vladimir N. Traja, Namik Habazaj, Riza Ramadani, Lulo Musai, Llambi Tiko, Ymer Bejko, Shefqet-Myrto Dino, Estref Musabelliu, Goxho Kondi, Ibrahim Kondi, Qani Ismail Binaj, Ylber Sevrani, Luan Hakani, Qani Besim Xhebraj, Fein Besim Xhebraj, Luan Besim Xhebraj, Irfan Morava, Eqerem Shakaj, Dhiogjen Gjergji, Filip Marku, Çerçiz Lelaj, Hajdar Marku, Thoma Andrea Kromidha, Kristaq Jani Zhupani, Kostandin Vangjel Dhima, Gani Elezi, Luan Hakani, Qani Besim Xhebraj, Fein Besim Xhebraj, Luan Besim Xhebraj, Irfan Moravo, Dhiogjen Gjergji,Eqerem Shakaj, Filip Marku, Çerçiz Lelaj, Hajdar Marku, Thoma Andrea Kromidha, Kristaq Jani Zhupani, Kostandin Vangjel Dhima, Gani Elezi, Mëhill Mirashi (Ndrepepaj), Vangjel Koroveshi, Rezo C. Çulli, Behar Sabriu, Vlash Tanku, Platon Shehu, Tërpo Petro Tanaj, Gjin Preng Lleshi, Mark Shani (Fjerca), Thoma Kosta Kardhashi, Pelivan Qendro, Zyhdi Gjoni, Mehdi Verçani, Flamur Bulla, Thoma Pulo, Muharrem Sinani, Kastriot Foto Puka, Shahin Guraj, Sabedin Diko Alliaj, Aleksandër Kristo Koli, Sefedin Alla, Melsi Topollaj, Vangjel Dhori, Bardhosh Sinani, Ruse Marku, Lavdosh Idrizaj, Veli Jakup Përleka, Isa Rustemaj, Gjon Rica, Demir Metolli, Gëzim Avni Xhafka, Gjergji Qani Binaj, Gëzim Mehmeti, Nesim Ndreu, Novruz Çuko, Ndue Keqaj, Raif Islami, Agim CANI, Sabri Kotorri, Perlat Shehu, Bashkim Murati, Ramo Zylyftari, Sabri Kutelaj, Sofokli Pali Bushi, Ali Xhemal Dima, Agim Lleshi, Hilmi Shahini, Mehmet Bazaj, Mehmet Bardhoshi, Besnik Gjonbrataj, Eduard Demo, Novruz Halit Nuro, Dashamir Beja, Lulëzim Zuna, Mustafa Shehu, Fehmi Halit Nura, Qerim Forgali, Petraq Gjoka, Bedri Meçuli, Abdyl Tamizi, Kujtim Hasa, Agron Bukaçi, Gjuran Burnazi, Qemal Muço Nisllaj, Artur Loka, Migjen Zani, Halim Xhelo, Vangjo Monosopi, Petref Kalemaj, Elham Kondo, Novruz Demiri, Hesat Dragoi, Rrahman Kumbaro, Shahin Halilaj, Ibrahim Shametaj, Pandeli Martini, Hysen Repa, Skënder Idrizi, Arseni Stroka, Eduart Shehu, Koçi Koçollari, Ibrahim Lilaj, Luçi Stefa, Dalip Zhaboli, Vexhi Gjoni, Asim Pregja, Nikolla Tole, Kurt Gjika, Refat Gjyzeli, Novruz Buzi, Hiqmet Muça, Luan Hasanaj, Ylli Birçe, Muharrem Ibro, Bajram Hamzallari, Vladimir Dako, Veli Hasan Alliaj, Vuksan Pjetër Vukaj, Gëzim Laçi, Gjovalin Shyti, Abedin Shkurta, Shefqet Lata, Mustafa Harizaj, Beqir Preqja, Asqeri Lekaj, Zaim Kuçi, Kujtim Masupi, Fatmir Rama, Perlat Binaj, Ndue Cili, Alqi Nikolli, Besnik Daci, Trifon Llupo, Edmond Zhupani, Rifat Gjyzeli, Agron Sejati, Bujar Kadriu, Petrit Çuni, Qamil Xhika, Bashkim Qeli, Bashkim Dilaver Topçiu, Guri Shyti, Dhimitër Lala, Maku Pone, Pavllo Gjidede, Petrit Gjoka, Beshir Rroka, Avni Skënderi, Rrahman Kodhel Xhaferllari, Shefit Doksani, Muharrem Kamani, Veliçan Golemi, Përparim Mullai, Ramazan Zelija, Artan Xhemal Suli, Ismail Feta, Mihallaq Prifti, Kahreman Harxhi, Gjergji Aleksi, Nasi Xhuveli, Ali Hasan Kuqo, Mensur Hako, Kristaq Kole, Sulë Mena, Selami Sabri Hodo, Shezai Sulaj, Përparim Kolasi, Musta Gjinaj, Behar Beqiri, Fatos Myftari, Fatri Nesimi, Petref Sadikaj, Vasil Zoga, Ahmet Kataro, Lazër Leci, Hysni Meko, Xhelal Hasalla, Perikli Gjoka, Stavri Llusho, Andrea Nito, Kiço Shtika, Kadri Ibro, Dhimitër Liti, Llazar Nika, Ferit Murati, Arqile Gjoni, Koço Vangjel Pirali, Fuat Balili, Pëllumb Muho Alikaj, Sokrat Prifti, Kristaq Hysolli, Adem Kaceli, Fotaq Thanasi, Ilirjan Dhima, Hajro Hoxha, Vladimir Çunaj, Kastriot Naksi, Sulejman Abazi, Hilë Lushaku, Agron Bukaci, Abdyl Bakiu, Filip Ndocaj, Miço Kola, Nevruz (Turku) Sako, Skënder Shkupi, Flamur Skraparlliu, Shyqyri Lohja, Ndue Prenga (Gjeta), Xheladin Çelmeta, , Ver Talushllari, Mihal Ll. Jano, Aqif Bozhiqi, Miltiadh Papadhima, Petrit Zanaj, Bashkim Muhedini, Ruzhdi Baxhaku, Ruzhdi Dardha, Mark Marku…. etj…………..

(Vijon nesër)