Prof. Dr. Qemal Lame: Kombi shqiptar zhvillohet edhe me fuqinë e tij punëtore

484
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kombi dhe interesat kombëtare, trashëgimia, identiteti kombëtar, kultura shpirtërore dhe materiale, janë në themelet e qytetërimit dhe zhvillimit të tij perspektiv. Për këtë arësye, ato kanë merituar vëmendjen më të madhe në krijimin e ndërtimin e shteteve dhe sanksionuar në parime fondamentale në Kushtetutë. Mendoj se është me vend të ve në qendër të vëmendjes të elitës së politikës dhe sipërmarrësve këto probleme edhe për shqetësimet e krijuara në opinonin publik e në median, për migracionin masiv të shqiptarëve dhe të njoftimeve që bëhen, për ardhjen e punëtorëve nga Azia e Afrika, për të plotësuar kërkesat e bisnesit me fuqi të lirë punëtore dhe aq më keq, duke larguar nga puna shqiptarët, e zëvendësuar me emigrantë! Ky është një fenomen regresiv, kriminal dhe me përgjegjësi penale.

Problemet e shqetësimet e bisnesit për fuqinë punëtore, nuk mund të zgjidhen kaq thjesht, me metodën e lehtë të marrjes së punëtorëve nga shtetet me nivel më të ulët të mirëqenies.

Marrja e fuqisë punëtore dhe emigrimi nga shtetet e tjera, kërkon studime të thella shoqërore. Ato janë probleme politike, ekonomike e shoqërore të kohës që kërkojnë zgjidhje nga Qeveria dhe Kuvendi, duke u orientuar nga përvoja e suksesshme e shteteve të tjera. Nuk mjafton vetëm kënaqja e kërkesave dhe interesave të çastit të bisnesit për fuqi punëtore.

Migracioni është një fenomen i kohës së sotme me tendencë në rritje, sidomos në vendet e zhvilluara e më të pasura perëndimore. Por ky problem madhor, ka shqetësuar dhe mbetet me të drejtë kombëtar, në të gjithë perëndimin e zhvilluar. Për këtë qëllim, janë hartuar strategji të reja për migrimin, zhvillimin demografik dhe ruajtjen e ballancave kulturore në kushtet e multikulturave.

Mendoj se kjo përvojë i vlen edhe Qeverisë, bisnesit dhe opinionit shqiptar për t’u ndërgjegjësuar, orientuar, vepruar me përgjegjësi të lartë politike, ekonomike e shoqërore. Bashkimi Evropian përshembull, ka nevojë për tre milionë forca të reja pune, megjithëse erdhën afro dy milionë migrantë këto dy vitet e fundit. Të gjithë ata shqiptarë që duan të emigrojnë, kanë mundësitë e lëvizjes së lirë dhe një shpresë për vend pune dhe ndërtimin e një jete të re në vendet evropiane. Në Gjermani janë të privilegjuar për të shkuar. Programet e emigrimit kanë krijuar lehtësira edhe për në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Kanada, Australi, Zelandën e re, etj. Por kjo nuk është e nuk mund të jetë zgjidhja më e mirë për secilin dhe aq më shumë për kombin. Problemi është ekonomik, por edhe ndërgjegjësor, orientues, sidomos për të rinjtë, dhe plotësimin e ëndrrës për një jetë më të mirë në kushtet e zhvillimeve demokratike e dimensioneve të reja të globalizimit. Në këto probleme na ndihmon edhe përvoja historike e migrimit të shqiptarëve, periudha e rëndë e mbylljes së kufijve dhe izolimi nga bota perëndimore në kohën e diktaturës, migrimi masiv me eksodet në vitet 1990-1992, vazhdimi në forma ilegale dhe të ligjshme në kohën e sotme. Cilitdo që mendon për t’u larguar do t’i këshilloja të analizonte fillimisht gjendjen në familjen e tij dhe mundësitë që ka në vend. Të pyesi të afërm ose të njohur që kanë migruar. Të bëjë krahasimet se ku do të jetë më mirë, nga ana shpirtërore dhe pastaj financiare e materiale. Pastaj të vendosë me përgjegjësi e dhimbje. Migracioni është bërë i preferuar, si rruga më e lehtë për një zgjidhje, por ka në përmbajtje dramën e madhe shpirtërore të personit, familjes dhe pastaj të shoqërisë.

“Problemet e shqetësimet e biznesit për fuqinë punëtore nuk mund të zgjidhen kaq thjesht, me metodën e lehtë të marrjes së punëtorëve nga shtetet me nivel më të ulët të mirëqenies.” 

Marrja e fuqisë të re punëtore me emigracion është e domsodoshme të vlerësohet, në radhë të parë, si problem kombëtar për zhvillim ekonomik e shoqëror, ruajtjen e demografisë, kulturës dhe identietit. Integrimi i emigranëtve është shumë i vështirë për kushtet e vendit tonë që nuk ka përvojën dhe mundësitë potenciale për të realizuar ndryshime të thella në burimet e fuqisë punëtore, demografi, edukim, hapjen e prespektivave për të ardhmen e tyre e të kombit. Ndryshimet demografike me anë të marrjes së emigranëtve dhe krijimi i kulturave paralele është e domosdoshme të analizohet e të merret mendimi i popullit shqiptar dhe të vendost nga insitucionevet e larta shtetërore në përputhje me Kushtetutën.

Shqipëria dhe kombi shqiptar do të kenë probleme të mëdha ashtu si po ndodh me pasojat e emigracionit masiv dhe me politikën e dyerve të hapura e pa kritere në shtetet e Evropës Perëndimore për të plotësuar nevojat me fuqi punëtore për shkak të rënies së numurit të popullsisë e pakësimit të lindjeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një model i veçantë për vetë zhvillimet historike të krijimit e të përparimit të tyre me popullsinë e emigruar. Mendoj se përparësia për nevoja të fuqisë punëtore mund të realizohet me potencialin që ka vetë populli e kombi jonë që ka përqindje të lartë të migrimit. Punësimi i brezit të ri dhe rritja e nivelit të pagave është rruga më e mirë për të ndalur migrimin masiv dhe ruajtur kulturën e origjinalitetin e kombit. Mendoj se është parimore dhe udhërrëfyese kërkesa për hapjen e vendeve të reja të punës. Po ndërtohen rrugë e bëhen investime të mëdha në infrastrukturë. Këto hapin vende pune, por nuk garantojnë punësimin në vazhdimësi. Nuk po ndërtohen uzina e fabrika me investime shtetërore për zhvillim dhe punësim të garantuar. Të mësojmë nga Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe, etj., për investimet dhe mbështetjen shtetërore. Prandaj kërkohet të rishikohet me përgjegjësi strategjia e zhvillimit ekonomik e shoqëror, të arrihet të ndërtohen fabrika e uzina që grantojnë zhvillimin, punësimin e mirëqënien. Bujqësia, turizmi, nafta, gazi natyror, kromi, bakri, hekurnikeli, etj., janë burime dhe kushte për zhvillimin e industrisë sipas mundësive e nevojave. Kështu kërkohet të studiohet edhe strategjia e PPP, koncesioneve për biznesin e huaj dhe atë vendas në barazi dhe duke korigjuar gabimet që ka evidentuar zhvillimi spontan i ekonomisë. Programet strategjike dhe planifikimet janë kushte për zhvillim edhe në ekonominë  e bazuar në tregun e lirë të kapitalizmit.

Shqipëria ka përvojë pozitive që duhet njohur e përsosur. Në këto 30 vjetët e fundit, vendi ynë me shumë vështirësi është zhvilluar, është krijuar një infrastrukturë e re dhe populli jeton më mirë. Infrastruktura rrugove po barazohet me nivelet e larta evropiane. Shtëpitë e shqiptarëve janë me standarte bashkëkohore. Kur udhëton nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim apo kur vjen me avjon, shikon shtëpi të reja, vila njëra më e mirë se tjetra. Pothuajse të gjithë kanë shtëpitë e ytre. Në Perëndim duhet të jesh i pasur për të patur një apartament dhe është lluks kur ke në pronësi një vilë. Kemi të drejtën morale të theksojmë e të krenohemi me realitetin e ndryshuar nga vetë shqiptarët me punën e tyre, me sakrificat e kursimeve dhe dërgimit në vendlindje, në familje të ndihmave monetare. Janë afro 1,5 milionë shqiptarë të migruar dhe dërgojnë afro një miliard euro në Shqipëri. Këto janë shifra të larta domethënëse për mirëqënien dhe zhvillimet e realizuara në çdo familje dhe në shoqëri.

Ritheksoj këto probleme që njihen nga Qeveria, bisnesi dhe populli, duke u bashkuar me të gjithë ata që kërkojnë dhe janë përkushtuar në zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë dhe jetesës më të mirë për të gjithë popullin.

Edhe një herë vlerësoj mundësitë që ka vendi dhe shoqëria për zhvillim. Kujdes me emigrimin dhe marrjen e punëtorëve të huaj.

Në përparimin e Shqipërisë e të çdo shqiptari të ruajmë qytetërimin tonë dhe të orientohemi me mend në kokë e me dorë në zemër në për tu ruajtur  interesat kombëtare, identitetin e qytetërimin tonë edhe në botën e lirë dhe lëvizjen e lirë në kushtet e globalizimit.

Kam besim se shqiptarët do të dëshmojnë vitalitetin dhe ndërgjegjen kombëtare edhe në kushtet e zhvillimeve intensive ekonomike e teknike, të dixhitalizimit, horizonteve që krijon inteligjenca artificiale, ruajtjes së ekulibrit për të ecur me këmbë në tokë e me mend në kokë hapësirat e pafund të botës së lirë dhe të lirisë së lëvizjes.