Shqiptarët “ ja mbathin” mjerimit, papunësisë dhe krimit. Jemi të parët në listën e azilkërkuese në Francë e Gjermani

297
Sigal

Shqiptarët po “ja mbathin”, vendi ynë i pari në listën e vendeve azilkërkuese në Francë

 

Emigracioni është shndërruar në problemin më të mprehtë të shoqërisë shqiptare, teksa numri i të larguarve, kryesisht të rinj po rritet, duke e vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në të ardhmen. Shqipëria po mplaket, fshatra dhe qytete të tëra po shpopullarizohen, sepse në Shqipëri nuk ka të ardhme, as për të mbijetuar, ka pllakosur mjerimi, papunësia.

“Franca është një nga vendet më të mira për të kërkuar azil në Evropë pas Gjermanisë, e cila pret të marrë vetëm 200,000 kërkesa për azil ne vit”, thuhet në një deklaratë të drejtorit të OFPRA (Zyra Qendrore për Mbrojtjen e Emigrantëve).

Vendi kryesor i origjinës për azilkërkuesit është Shqipëria sipas një liste të vendeve azilkërkuese të publikuar nga OFPRA.

Lista e vendeve:
Republika e Shqipërisë

Republika e Armenisë

Bosnjë dhe Hercegovinë

Republika e Kepit të Verdës

Gjeorgjia

Republika e Indisë

Maqedonia e Veriut

Republika e Mauritius

Republika e Moldavisë

Republika e Mongolisë

Republika e Malit të Zi

Republika e Serbisë

Republika e Kosovës

Gjermania parajsa e re

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Gjermania është shndërruar në parajsën e re të shqiptarëve, u dhanë rreth 30 mijë leje qëndrim në tre vjet. Punësimi i shpejt i qytetarëve të profilizuar gati në cilindo profesion, ka bërë që shqiptarët masivisht të shpërngulen drejt Gjermanisë.