Sejdo Harka: Libri “Pena e lirisë” ngre në pidestal heronjtëPena e Lirisë”

388
Sigal

Libri “Pena e lirisë”  libri që ngre në piedestal heronjtë e kombit

Vijnë trimat nëpër këngë…

Nga Sejdo Harka

“Vinë trimat nëpër këngë/gjallë mes të gjallëve”.Kështu u këndon populli ,edhe sot e kësaj dite  ,trimave që dhanë jetën për lirinë e Atdheut,për të mos vdekur kurrë. Shumë prej tyre,në ato vite të zjarrta lufte,u shquan jo vetëm si luftëtarë për çështjen e Atdheut,por edhe si krijues të spikatur e të talentuar. Të frymëzuar  nga Lufta  Çlirimtare, ata krijuan dhe lanë pas një krijimtari të bollshme dhe cilësore letraro-artistike. Që ky thesar, me vlera të mëdha  kulturore  e kombëtare, të ruhet dhe të transmetohet brez pas brezi, kohët e fundit është përmbledhur në një antologji  me titullin kuptimplotë”Penat e lirisë”,përgatitur nga shkrimtari Pandeli Koçi, botuar nga Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut dhe sponsorizuar nga Ministria e Kulturës. Ky libër ,që mban për ballinë ngjyrën e Flamurit shqiptar dhe të  gjakut të dëshmorëve të lirisë,është një homazh ,jo vetëm për luftëtarët që bënë sakrificën më sublime për Atdheun,por dhe për ata që i kënduan  lirisë dhe shpresës për ndërtimin e një Shqipërie pa shtypës dhe pushtues. Në këtë libër të bukur antologjik përmblidhet,jo vetëm krijimtaria letrare e dëshmorëve të Luftës  Antifashiste Çlirimtare ,por dhe e krijueseve letrarë, që kanë ranë për liri, pavarësi e prosperitet kombëtar,brenda dhe jashtë trojeve tona,deri në Luftën e fundit për çlirimin e Kosovës nga sundimi i Millosheviçit. Kushdo  që e lexon këtë krijimtari,të lëvruar  në të gjitha gjinitë, llojet dhe nënllojet e saj, kryesisht në llojin e poezisë së shkurtër,për shkak të dinamikës së  ngjarjeve,kupton qartë se Lufta  Antifashiste e populli shqiptar ka qenë dhe mbetet,jo vetëm një vlerë e madhe evropjane, por dhe një  urë e hershme e bashkimit të vendit tonë me Evropën. Dalja në qarkullim i një libri të tillë,në këto kushte,është jo vetëm  një vlerë e shtuar  për letërsinë shqipe,por dhe një sfidë ndaj zërave të papërgjegjshëm që mohojnë,apo zvogëlojnë kontributin  dhe vlerat e Luftës Antifashiste të popullit tonë,e cila,në të vërtetë, ka qenë dhe mbetet  pjesë e padiskutueshme e memories  sonë kombëtare. Letërsia e Luftës,duke qenë vazhduese  e vlerave të letërsisë së Rilindjes  dhe të asaj të viteve 30,në themel të brendisë së saj, vazhdoi të thellojë më tej temën e atdhedashurisë dhe të protestës ndaj varfërisë e pabarazisë shoqërore .Vend të dukshëm zë  thirrja e hapur  për të marrë pjesë në Luftën  për liri e çlirim kombëtar, pa kompromis, kundër pushtuesit Fashisto-Nazist, në një front të përbashkët me aleatët e mëdhenj të Luftës së Dytë  Botërore. Këtë letërsi e karakterizon pathosi patriotik dhe thirrja e fuqishme vetëmohuese :”Ja vdekje ,ja liri”,por dhe figuracioni  i pasur dhe gjuha e kthjellët shqipe. Krijuesit luftëtarë të kësaj antologjie,vinë nga të gjitha  viset e kombit tonë. Ata ishin njerëzit më romantikë dhe më idealistët e kohës. Krijimtaria e tyre spikat, jo vetëm për vlerat e frymëzuese ,por dhe ato edeo-artistike. Kjo krijimtari ,thekson shkrimtari Mojkom Zaqo:”është frymëzuar nga zjarri i brendshëm prometik, që do të ndriçojë shekujt” Një nga emrat më të spikatur të letërsisë së Luftës,është Qemal Stafa,i cili u vra më 5 Maj të vitit 1942. Edhe pse për mënyrën se si ai u vra ,sot vazhdon të ketë mendime shumë kontradiktore,i pandryshuar qëndron fakti ,se ai i shtenjë luftëtar i zgjuar e trim,tepër idealist,që ra për të mbrojtur idealet e larta për liri. Ndaj dita e vrasjes së tij ,ka qenë dhe mbetet simbol i Ditës së Dëshmorëve. Q.Stafa ,me krijimtarinë e tij artistike, spikati edhe si poet  e prozator i talentuar i atyre viteve. Me pseudonimin “Brutis”,ai la një krijimtari të pasur dhe cilësore. Poezitë dhe skicat e tij më të frymëzuara,sa atdhetare,aq dhe sarkastike, ai  ia kushtoi jo vetëm protestës kundër varfërisë ,shtypjes  dhe pabarazisë shoqërore,por dhe lufës kundër pushtuesit të huaj,si shkaktar kryesor të vuajtjeve të kombit tonë dhe gjithë botës.E gjithë krijimtaria e tij artistike,herë e drejtpërdrejtë dhe herë alegorike,është një kushtrim drejtuar gjithë shqiptarëve për liri  kombëtare dhe çlirim shoqëror. Qemali,duke qenë një i ri  revolucionar,që ëndërronte lirinë e vërtetë,që në moshën 15-vjeçare do të shkruante hartimin e tij më të bukur në formë skice:”E vjetra shembet,kohët po ndryshojnë :Nji jetë e re po lulëzon gërmadhash”,të cilin e mbyll me fjalët emocionale përbetuese:”Edhe na shqiptarët do ta rrënojmë të vjetrën. Mbi të do të ngrehim madhënisht flamurin e kuq të vllaznimit…”(160)Protagonistët kryesorë të skicave të tij,janë të syrgjynosurit nëpër burgje,vetëm sepse kërkonin lirinë. Ata  kanë një shpirt të munduem. Por,edhe pse janë mbyllur në një terr humnere, gandohen.(170)Në poezinë kushtuar vëllait të tij të vdekur, Qemali shpreh jo vetëm dhimbjen për vdekjen e tij,por dhe trishtimin, që” Luftën s’mundën  bashkë me vazhdue”,deri në  çlirimin e vendit. Pas vdekjes së dhimbshme të vëllait, ai betohet poetikisht me vargjet:”Flamurin,/që n’zi të bukës  me lot’ qëndisi nana/mos druj,pa krah ai kurrë s’do t’jesi,/bri  timit prorë , kryelartë ka me value”.(152)Edhe heroi Memo Meto, nga Kuçi i Kurveleshit,i cili ra heroikisht, në prill të vitit 1944,është një nga krijuesit e talentuar të letërsisë së Luftës. Poezitë e tij që dallohen për kolorit të thellë popullor,gjatë Luftës  Antifashiste u tjetërsuan në trumbeta frymëzuese për luftëtarët,ndërsa pas çlirimit,vjershat e tij , u bënë tekste të këngëve më të bukura labe. Motivet frymëzuese të vjershave të tij ishin të shumta,por ne po ndalemi vetëm tek disa prej tyre,si liria dhe pabarazia shoqërore. Ai e ndjen thellë shtypjen dhe mungesën e lirisë ndaj shkruan: ”Ne vuajmë’ dhe po heqim/ne punojmë/Edhe gjakun,djersën tonë/s’e gëzojmë”.Kurse në vargjet e poezisë së tij sarkastike”Për liri”:”Tradhtinë e ndyrë,këmishën e zezë/Me luftë,vëllezër,ta shporrim nga ne!”,janë një kushtrim i fuqishëm për liri. Luftëtari Kristo Isaku, nga Dardha e Korçës,i cili u vra në vitin 1942,është një tjetër penë e lirisë,që la pas një krijimtari të larmishme,në poezi,prozë dhe në fushën studimore shkencore. Në një nga poezitë e tij më të bukura, ai përshkruan amaneti n, që i lë shoku i tij,në çastin kur ai jep shpirt në fronin e luftës  për liri. Ja disa nga vargjet e kësaj poezie:”Kur lirinë ta fitoni/ejani më lajmëroni”! Dhe ,sapo të marr lajmin ,se vendi u çlirua/Trupi im, dhe pse i mpirë/prap, do ndjejë lumturi”.Një tjetër poet i talentuar,që me krijimtarinë e tij cilësore zë vend të dukshëm në këtë antologji është Dino  Kalenja, nga Mallakastra,i  cili ra në përpjekje me armikun në vitin 1944,në prag të çlirimit. Ai është njohur dhe ka pasur lidhje shoqërore dhe me Nobelistin italian Salvadore Kuazinodo. Sistemi i vjershërimit të tij është produkt i një ndërthurjeje mes poezisë popullore dhe asaj moderne. Për Dino Kalenjën, njeriun nuk duhet ta mposhtë dhimbja e trishtimi,sepse “brengat,shkojnë e vinë”.Në brendinë e poezisë”Dashuri mbi vdekje”,poeti përfytyron dy zogj të ulur mbi ballin e shokut të tij të vrarë,të cilët,”qafën e tyre dridhshëm përkulin/për ta çokitur në plagë”.(61)Ky poet,nëpërmjet vargjeve të tillë satiriko -sarkastikë:”Fajin,e kanë veç  ata/që  armë e bëjnë njerinë”, stigmatizon pushtuesit dhe tradhtarët ,që me propagandë shoviniste, njeriun e tjetërsojnë në një armë të verbër vrastare. Dëshmori i lirisë, Kristaq Tutulani,i cili la studimet në Itali për t’iu bashkuar Luftës Antifashiste,në frontin e së cilës ra heroikisht, bashkë me motrën e tij ,Margaritën, në  korrik të vitit 1943,la pas, veç heroizmit, edhe një krijimtari të pasur letrare,në poezi dhe në prozë,kushtuar Flamurit dhe Shqipërisë së lirë. Për të Flamuri dhe Atdheu janë:”himn e këngë e rrallë”,janë shpresë e forcë e burrërisë,para të cilëve shqiptarët  kanë lidhur besën:”Ja vdekje,ja liri”!Për Kristaqin,ku shkel këmba e pushtuesit, “edhe gjethet zverdhen e thahen,edhe kënga e zugjve hesht,edhe natyra nxin”.Shpirt  të bukur poetik kishte  edhe motra e tij Margarita Tutulani,e cila penën e saj e ngjeu tek ëndrra për liri dhe sakrifica sublime e popullit shqiptar në Luftën Antifashiste Çirimtare. Shpresën për fitoren e kësaj Lufte ,ajo e shpreh nëpërmjet vargjeve alegorike të poezisë”Pranvera”.Ja si e përshkruan ajo metaforikisht  simbolikën e ksaj stine të bukur:”Je e ëmbël,moj pranverë/gëzona,pra si çdo herë”,sepse për ne ,përfundon Margria,je shpesa,je lumuria.(223)Në Luftën Antifashiste morën pjesë me armë në dorë dhe rreth 7 mijë femra shqiptare Njera prej tyre ishte dhe Nimete Progonati,e cila u vra nga forcat mercenare,në prag të çlirimit.Ajo, si hob të veçantë kishte edhe poezinë.Thirrjes për të marë pjesë në Luftë, ajo i përgjigjet me vargjet kushtruese:”Me ju, o trima/po vij dhe unë/me pushkë’ e gjerdan/pushtuesi do dhunë”. Në antologjinë”Pena e lirisë”,një vend të dukshëm zë krijimtaria e letrarëve që i kënduan edhe Luftës për çlirimin e Kosovës nga sundimi dragonian i Millosheviçit dhe që dhanë jetën për ta parë atë të lirë e të pavarur. Njerëzit e letrave,njëkohësisht dhe luftëtarët e lirisë së Kosovës, ishin të shumtë si:Rexhep Elmazi,Jusuf Gërvalla,Ymer Elshai, Agim Ramadani,Yllka Domi…Por ne do të ndalemi tek disa prej tyre. Protagonistët kryesorë të kësaj krijimtarie janë luftëtarë dhe ideatorë të kësaj lufte si Ibrahim Rugova,Adem Jashari,Anton Çeta,etj. Poeti dhe pedagogu Latif Berisha,që u masakrua barbarisht në pragun e shtëpisë së tij nga ushtria serbe, në vitin 1999,spikati edhe me poezitë e tij të bukura, kushtuar Kosovës dhe herojve të luftës së saj për liri e pavarësi. Kur ai sheh me sytë e tij, se Kosovës po i vijnë ditët e bardha shkruan:”Kosova kreshnike,po vjen prapë në jetë/Po del nga terri, në dritë’ të vërtetë”(255)Një vend të dukshëm në këtë libër zë figura poliedrike e veprimtarit të shquar të çështjes kosovare, Ukshin Hoti,i cili, më 16 Maj të vitit1999, u zhduk në mënyrë misterioze nga policia serbe. Ai e frymëzoi Luftën e Kosovës,jo vetëm me qëndresën e tij heroike, por dhe me shkrimtarinë e tij publicistiko-filozofike,mbushur me sentenca dhe aforizma, thirrje apostrofike e motivuese të tilla:”Bëje ose vdis, për ta vrarë vdekjen”! Këtë inrodukt të bukur  ,drejtuar kosovarëve dhe gjithë shqiptarëve,kudo që punojnë e jetojnë, Ukshin Hoti  e mbyll me thirrjen apostrofike: “Besëtohuni në vendin ku u derdh gjaku i trimave me Zotin dhe me ndërgjegjen tuaj si dëshmitarë,se nuk do të ndaleni para asnjë vështirësie dhe nuk do t’i frikësoheni vdekjes që do ta vriste vdekjen!